Author: korrektpress

Shakira ka mahnitur fansat duke rikrijuar një fotografi ikonike të vitit 1997, e cila me kalimin e viteve është kthyer në një nga memet më të njohura në internet.Këngëtarja publikoi në Instagram një imazh të ri pothuajse identik me fotografinë e vjetër, ku ajo shfaqej në fillimet e karrierës së saj, ulur përpara një kompjuteri të vjetër. Përkrah fotos së re, Shakira shkroi: “Kam ndjesinë se e kam parë këtë më parë”. View this post on Instagram A post shared by Shakira (@shakira)Fotografia origjinale u realizua në vitin 1997 në redaksinë e gazetës kolumbiane “El Heraldo”, në periudhën kur Shakira…

Read More

Gjatë ditës, ju mblidhni informacione për mjedisin përreth përmes shijes, dëgjimit, nuhatjes, prekjes dhe shikimit. Truri, i cili është pjesë e sistemit nervor qendror, i kombinon të gjitha këto informacione dhe vendos se si duhet të veprojë më tej.Truri vazhdimisht vlerëson se cili duhet të jetë detyra e tij kryesore – detyra kryesore ku përqendrohet vëmendja – dhe cila është detyra dytësore, pra një aktivitet paralel që merr më pak fokus. Truri ynë është në gjendje të kalojë nga një detyrë në tjetrën aq shpejt, saqë na krijohet përshtypja se po kryejmë disa detyra njëkohësisht, por në të vërtetë kjo…

Read More

Prezantues televiziv, Noel Edmonds dhe bashkëshortja e tij, Liz Davies vendosën të blinin disa karavidhe të gjallë dhe t’i lironin sërish në det, në vend që të përfundonin si ushqim. Veprimi i tyre u prit pozitivisht nga shumë njerëz në rrjetet sociale, por biologët detarë paralajmëruan se një ndërhyrje e tillë mund të ketë pasoja të padëshiruara.Sipas ekspertëve, kthimi i kafshëve detare të blera nga tregu ose nga peshkimi në det nuk është gjithmonë një akt shpëtimi. See on Instagram Karavidhet që mbahen në kushte tregtare mund të jenë të dobësuar, të stresuar ose të kenë humbur aftësinë për t’u…

Read More

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani njofton se gjuha shqipe është hequr nga tabela zyrtare e mirëseardhjes në kufirin e Maqedonisë së Veriut”Gjuha shqipe është hequr nga tabela zyrtare e mirëseardhjes në kufirin e Maqedonisë së Veriut.Regjistrimi i fundit i popullsisë regjistroi 29.5% të popullsisë si shqiptarë. Kushtetuta dhe ligji garantojnë përdorimin e gjuhës shqipe.Heqja e saj nga një tabelë zyrtare shtetërore përfaqëson mungesë ligji institucional, diskriminim dhe provokim të qëllimshëm”, shkruan Osmani në “X”./Telegrafi/The Albanian language has been removed from the official welcome sign at North Macedonia’s border.The latest census recorded Albanians at 29.5% of the population. The Constitution and…

Read More

Nga: Hannah Betts / The Telegraph [titulli: Finally, an advantage to having big breasts] Përkthimi: Telegrafi.comNë një histori që bashkon sportin, fizikën dhe një dozë humori të kartolinave bregdetare, pak para Tour de France-it ka shpërthyer një polemikë pasi çiklistet janë akuzuar se zmadhojnë artificialisht gjoksin për të fituar përparësi aerodinamike.Para provave të së martës, zyrtarët kontrolluan fizikisht garueset për mbushëse gjoksi, pasi u paralajmëruan se disa “pafytyrësi” përpara trupit nuk po shkonin aq shumë poshtë sa shkonin lart, lart e më lart.Zmadhimi i reçipetave, ose “mbulesave të gjoksit”, nuk ka të bëjë me përparësinë psikologjike që sjell pamja me…

Read More

Një vit pas reagimit publik për dëmtimin e paneleve informuese në Lokalitetin Arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren, gjendja në këtë hapësirë vazhdon të mbetet e pandryshuar.Organizata EC Ma Ndryshe ka bërë të ditur se panelet e dëmtuara ende nuk janë riparuar, duke cenuar funksionin informues dhe edukativ të këtij lokaliteti, si dhe përvojën e qytetarëve dhe vizitorëve.Lokaliteti Arkeologjik në Sheshin e Lidhjes konsiderohet pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Prizrenit dhe paraqet një hapësirë me vlera historike e arkeologjike. Sipas EC Ma Ndryshe, mirëmbajtja e elementeve përcjellëse, përfshirë panelet informuese, është e domosdoshme për prezantimin dhe interpretimin…

Read More

Jeton Zeneli ka bërë të ditur se është emëruar drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zeneli njoftoi se emërimin e ka bërë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.“Sot, nga Kryetari Faton Peci jam emëruar drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës. Zotohem se do t’iu shërbej gjithë qytetarëve me përkushtim e profesionalizëm”, ka shkruar ai.Zeneli ka shtuar se, së bashku me kryetarin Peci, synon ta kthejë Mitrovicën në model të qeverisjes së mirë dhe transparente.Ndryshe, po të njëjtën ditë ai njoftoi se ka marrë zyrtarisht mandatin e tretë…

Read More

KRU “Drini i Bardhë” ka njoftuar fermerët se furnizimi me ujë për ujitjen e tokave bujqësore po vazhdon sipas planit dhe orarit të përcaktuar, pavarësisht temperaturave të larta që po mbizotërojnë.Kompania u ka bërë thirrje fermerëve që ujin ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale dhe të respektojnë orarin e ujitjes, në mënyrë që të sigurohet furnizim i barabartë për të gjithë.Po ashtu, KRU “Drini i Bardhë” ka rikujtuar se kyçjet ilegale në rrjetin e ujitjes janë të ndaluara dhe ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit.Nga kompania kanë falënderuar fermerët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Read More

NPL “Kastrioti” ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen dhe lyerjen e objekteve shkollore në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.Sipas njoftimit, punimet aktualisht po zhvillohen në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri” në Plemetin, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.Komuna ka bërë të ditur se ndërhyrjet synojnë krijimin e një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.Nga Komuna e Obiliqit është theksuar se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera, në funksion të përgatitjes së tyre…

Read More

Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe me mbështetjen e Caritas Zvicër, do të organizojë takime biznesore B2B ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të diasporës.Takimi do të mbahet të premten, më 7 gusht 2026, nga ora 10:00, në restorantin “Ariu” në Jezerc të Ferizajt.Sipas Komunës, aktiviteti synon të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe diasporës, përmes krijimit të partneriteteve dhe zgjerimit të kontakteve profesionale.Në kuadër të takimeve, bizneset pjesëmarrëse do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe ide, si dhe të identifikojnë mundësi për investime…

Read More