- Detaji në banjon e Jennifer Aniston që po rikthen modën e viteve ’70
- Ministri gjerman heq dorë nga makina elektrike dhe kthehet te një me naftë
- Piloti i akrobacive ajrore kryen manovrën “ulje dhe ngritje” mbi një tren në lëvizje
- Gjyqtari Federico La Penna përballet me pezullim dhe kërcënime pas Derby d’Italia
- Prishet miqësia? Dolce qan me dënesë – shfaqet e prekur nga Londrimi
- Filipçe: Nikolloski gënjeu se ka gjetur zgjidhje për transportuesit, a do të ketë përgjegjësi?
- Studimi gjerman zbulon se qindra mijëra fëmijë kanë varësi nga mediat sociale
- Mes tensioneve në rritje me SHBA-në, Garda Revolucionare e Iranit nis stërvitjet në Ngushticën e Hormuzit
Author: korrektpress
Ekipi shëndetësor i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës është forcuar sot me shtatë mjekë të rinj specialistë, të cilët do të kontribuojnë në zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët.Specialistët e rinj që iu bashkuan spitalit janë: Dr. Lorena Rruka – Specialiste e Dermatologjisë Dr. Fahruk Iljazi – Specialist i Endokrinologjisë Dr. Arton Hoti – Specialist i Pulmologjisë Dr. Halit Delija – Specialist i Pulmologjisë Dr. Durim Nuza – Specialist i Pulmologjisë Dr. Lisa Qurdina – Specialiste e Oftalmologjisë Dr. Fatbardh Kadrija – Specialist i Gastroenterologjisë Spitali i Gjakovës thekson se angazhimi i këtyre profesionistëve do të rrisë ndjeshëm…
Shoferët e kompanive transportuese nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina po e vazhdojnë edhe më 27 janar bllokadën e tyre nëpër pikat kufitare për trafikun e mallrave.Pas bllokimit të daljeve një ditë më parë, tani transportuesit i kanë bllokuar edhe hyrjet nëpër pikat kufitare të Ballkanit Perëndimor.Shoferët janë duke bllokuar terminalet për mallra për shkak të ashpërsimit të procedurave për të hyrë në Zonën Schengen. Ata thonë se procedurat tani janë më të komplikuara dhe mund t’ua shkurtojnë kohën e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian, shkruan Evropa e Lirë.Ata po kërkojnë që qëndrimi i tyre…
Gjatë mbrëmjes së kaluar, Benita Zena, ka folur gjerë e gjatë me Klodian Mihajn rreth pëlqimit të saj ndaj tij.Ajo i tha haptazi se pavarësisht se e di që ai ka të dashur jashtë, pëlqimin nuk mund ta fshehë më.”Nuk mund ta mohoj pëlqimin tim. Unë e di që ke femër jashtë ishalla martohesh me të, por unë pëlqimin tim nuk mund ta fsheh”, tha ajo. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Tutje theksoi: “Jam femër e rritur, kur kam pëlqim për dikë kam. I di gjërat e mia. Nuk e mohoj një…
Policia e Shtetit ka zbuluar armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara në një ndërtesë në Lezhë. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se policia ka finalizuar operacioni i koduar “Second floor”.”Zbulohen në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë, 4 ambiente të përshtatura për kultvimin e bimëve narkotike dhe tharjen e tyre, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Sekuestrohen 8.8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike,…
MPB njofton se tre këmbësorë u lënduan rëndë në tre aksidente trafiku në Shkup, Kumanovë dhe Manastir.”Më 26.01.2026 rreth orës 17:20, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Vasil Gjorgov” dhe “Sharski Odredi” në Shkup, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Fox” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.A. (60) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin B.K. (59) nga Shkupi. 59-vjeçari B.K. ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” në Shkup. Një ekip inspektimi nga SPB Shkupi ka kryer një inspektim.Më 26.01.2026 rreth…
India dhe BE kanë finalizuar një marrëveshje historike të tregtisë së lirë, të cilën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cilësoi si “nëna e të gjitha marrëveshjeve”.Marrëveshja vjen pas pothuajse dy dekadash negociatash me ndërprerje midis Indisë dhe BE-së, të cilat u përshpejtuan shumë në gjashtë muajt e fundit dhe më në fund u përfunduan vonë të hënën në mbrëmje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Marrëveshja pritet të hapë tregun e gjerë dhe tradicionalisht të ruajtur fort të Indisë për 27 vendet në bllok, me fokus në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve. Ajo pritet të lehtësojë qasjen…
Tregu i veturave të reja në Kosovë gjatë vitit 2025 ka konfirmuar një trend të qartë – blerësit po zgjedhin gjithnjë e më shumë modele që kombinojnë çmim të arsyeshëm, kosto të ulëta mirëmbajtjeje dhe funksionalitet për përdorim të përditshëm. Të dhënat zyrtare tregojnë se SUV-të kompakte dhe hatchback-ët ekonomikë kanë pasur kërkesën më të madhe.Sipas të dhënave nga Qendra e Automjeteve të Kosovës, këto janë Top 5 veturat e reja më të shitura në Kosovë për vitin 2025:1. Dacia Sandero Stepway – 413 vetura Modeli më i shitur i vitit. Sandero Stepway vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për shkak…
Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta nga katër persona në fshatin Dermjak të Hanit të Elezit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.“Dy meshkuj kosovarë, zyrtarë të Ekonomisë Pyjore, kanë raportuar në stacionin policor në Hani të Elezit se ishin sulmuar me mjete të forta nga katër persona të dyshuar”, tha Veseli për Telegrafin, duke shtuar se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt.“Të dy zyrtarët janë trajtuar nga ekipi mjekësor, ndërsa gjendja e tyre po monitorohet”, ka…
Sezoni i gjuetisë për vitin kalendarik 2025–2026 është mbyllur zyrtarisht në Han të Elezit, duke filluar nga data 27 janar 2026.Vendimi është marrë nga Shoqata e Gjahtarëve “Syri i Shqiponjës” në Han të Elezit dhe është bërë publik më 27 janar 2026. Sipas këtij vendimi, nga data e lartpërmendur ndalohet ushtrimi i gjuetisë për sezonin aktual.Me këtë vendim janë njoftuar Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Policia e Kosovës në Han të Elezit, si dhe seksionet dhe shoqatat përkatëse të gjuetisë.Nga Shoqata e Gjahtarëve “Syri i Shqiponjës” bëhet e ditur se mbyllja e sezonit të gjuetisë është në përputhje me…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vjedhjes së veturës në fshatin Komoran të Drenasit.Rasti ka ndodhur, më 23 janar 2026.“Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.01.2026 ka njoftuar se persona të panjohur i kishin vjedh veturën e tij nga servisi ku e kishte lënë për ta rregulluar”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari