Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Shi dhe rrufe në disa zona, por temperatura të larta

    June 24, 2026

    Yllin gjerman bën premtimin e pazakontë: Do të bëj modelin e flokëve të Ronaldos

    June 24, 2026

    Kolumbia vazhdon me fitore, mposht edhe Kongon dhe kalon në fazën tjetër

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Shi dhe rrufe në disa zona, por temperatura të larta
    • Yllin gjerman bën premtimin e pazakontë: Do të bëj modelin e flokëve të Ronaldos
    • Kolumbia vazhdon me fitore, mposht edhe Kongon dhe kalon në fazën tjetër
    • FIFA propozon ndryshim të madh në penallti para fazës eliminatore të Kupës së Botës
    • Bellingham nuk ndalet, një tjetër rekord me fanellën e Anglisë
    • Carragher tregon lojtarin që po i mungon Anglisë në Kupën e Botës: Rice dhe Bellingham nuk janë “magjistarë”
    • Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore
    • Pas polemikave dhe kërcënimit me ankesë në FIFA, SHBA ndryshon vendimin për Iranin
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, June 24
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-në

    Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-në

    korrektpressBy korrektpressJanuary 27, 2026 Ballkani perëndimor 3 Mins Read
    Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-në
    Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-në
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shoferët e kompanive transportuese nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina po e vazhdojnë edhe më 27 janar bllokadën e tyre nëpër pikat kufitare për trafikun e mallrave.

    Pas bllokimit të daljeve një ditë më parë, tani transportuesit i kanë bllokuar edhe hyrjet nëpër pikat kufitare të Ballkanit Perëndimor.

    Shoferët janë duke bllokuar terminalet për mallra për shkak të ashpërsimit të procedurave për të hyrë në Zonën Schengen. Ata thonë se procedurat tani janë më të komplikuara dhe mund t’ua shkurtojnë kohën e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian, shkruan Evropa e Lirë.

    Ata po kërkojnë që qëndrimi i tyre në Bashkimin Evropian të rritet në katër muaj, në krahasim me tre që është tani, brenda gjashtë muajve.

    Kompanitë transportuese kanë paralajmëruar që bllokadat do të zgjasin për shtatë ditë, përveç nëse gjendet një zgjidhje.

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lammert, ka thënë më 26 janar se institucionet evropiane po punojnë në gjetjen e mundësive që t’ua lejojnë punëtorëve të disa profesioneve, përfshirë shoferët e kamionëve, që të qëndrojnë në Zonën Schengen më gjatë sesa e përcaktojnë rregullat aktuale.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se një numër i punëtorëve prej shteteve të treta, që nuk janë punëtorë ndërkufitarë, mund të kenë nevojë të qëndrojnë në Zonën Schengen për më shumë se 90 ditë brenda periudhës 180-ditore. Kjo përfshin profesionet me mobilitet të lartë, sikurse shoferët e kamionëve, por edhe atletët dhe artistët”, ka thënë mes tjerash Lammert.

    Sipas tij, Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga operatorët e transportit në rajon dhe është duke vëzhguar nga afër situatën, si dhe është në kontakt me partnerë të Ballkanit Perëndimor.

    Ndikimi i bllokadave në tregun e Kosovës

    Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kosova pritet të ndjejë pasojat e protestave në qarkullimin e mjeteve të transportit.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, njëherësh udhëheqës i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, thotë se Kosova nuk merr pjesë në protestë, pasi vendi nuk ka ende kompani logjistike që realizojnë transport të rregullt me vendet e BE-së.

    Por, paralajmëron se efektet e saj do të ndihen edhe në Kosovë.

    “Për shkak të bllokadës së kufijve, Kosova nuk do të mund as të eksportojë dhe as të importojë mallra”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej mbi 7 miliardë eurosh në total, ose rreth 20 milionë euro në ditë – një sasi të madhe të tyre përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Vlera e eksporteve, ndërkaq, ishte rreth 942 milionë euro vitin e kaluar, apo rreth 2.6 milionë euro në ditë.

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës u bëri thirrje institucioneve të vendit që të vihen në kontakt me BE-në për gjetjen e një zgjidhjeje.

    Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë në detyrë të Kosovës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.

    Nënkryetari i Shoqatës së Transportuesve të Mallrave nga Kosova, Besnik Aliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se transportuesit në Kosovë përballen me sfida të ngjashme me kolegët e tyre në rajon, për shkak të sistemit EES.

    Sipas tij, edhe pse në Kosovë janë të licencuar rreth 2.000 kamionë për transport mallrash, sektori mbetet i dobët në transportin ndërkombëtar, pasi shumica e importeve dhe eksporteve realizohen nga kompani të rajonit dhe BE-së.

    “Nuk është e lehtë të gjesh shoferë për tregun e BE-së, sikurse gjenden për transportin brenda Kosovës apo në rajon”, thotë ai.

    TË TJERA

    Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

    Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia

    Pa qasje të veçantë, Kosova mbetet ‘e bllokuar’ në integrimet evropiane

    Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

    Andonovski: Korniza ligjore është gati, vendimi për roamingun varet nga BE-ja

    Si u bë Ballkani Perëndimor “fabrika” e Europës… çfarë vjen më pas?

    Pse 1 miliard dollarë në kontrata energjetike në Ballkan po i shkojnë një kompanie të lidhur me familjen Trump?

    LEXO GJITHASHTU

    Shi dhe rrufe në disa zona, por temperatura të larta

    June 24, 2026

    Yllin gjerman bën premtimin e pazakontë: Do të bëj modelin e flokëve të Ronaldos

    June 24, 2026

    Kolumbia vazhdon me fitore, mposht edhe Kongon dhe kalon në fazën tjetër

    June 24, 2026

    FIFA propozon ndryshim të madh në penallti para fazës eliminatore të Kupës së Botës

    June 24, 2026
    TË TJERA

    Bellingham nuk ndalet, një tjetër rekord me fanellën e Anglisë

    June 24, 2026

    Carragher tregon lojtarin që po i mungon Anglisë në Kupën e Botës: Rice dhe Bellingham nuk janë “magjistarë”

    June 24, 2026

    Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.