KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Shtatë mjekë të rinj i bashkohen stafit të Spitalit të Gjakovës

Shtatë mjekë të rinj i bashkohen stafit të Spitalit të Gjakovës

Ekipi shëndetësor i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës është forcuar sot me shtatë mjekë të rinj specialistë, të cilët do të kontribuojnë në zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët.

Specialistët e rinj që iu bashkuan spitalit janë:

  • Dr. Lorena Rruka – Specialiste e Dermatologjisë
  • Dr. Fahruk Iljazi – Specialist i Endokrinologjisë
  • Dr. Arton Hoti – Specialist i Pulmologjisë
  • Dr. Halit Delija – Specialist i Pulmologjisë
  • Dr. Durim Nuza – Specialist i Pulmologjisë
  • Dr. Lisa Qurdina – Specialiste e Oftalmologjisë
  • Dr. Fatbardh Kadrija – Specialist i Gastroenterologjisë

Spitali i Gjakovës thekson se angazhimi i këtyre profesionistëve do të rrisë ndjeshëm kapacitetin dhe cilësinë e kujdesit mjekësor, duke mundësuar shërbime më të specializuara për pacientët.

Me këtë përforcim, institucioni shëndetësor synon të ofrojë trajtim më të avancuar dhe të plotë, duke i shërbyer më mirë nevojave shëndetësore të komunitetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.