- Nisin punimet në rrjetin elektrik, pritet të përmirësohet furnizimi me ujë në Smirë, Vërban e Kabash
- OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë
- Të shtunën në Shkup do të bëhet dezinsektim ajror kundër mushkonjave
- Dyshohet se vodhi kamerën e sigurisë në xhami dhe një biçikletë, arrestohet një person në Vushtrri
- Pasardhësja e Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë
- Shkolla “31 Marsi” në Gur të Kuq të Rahovecit nisi vitin e ri shkollor vetëm në një ndërrim
- Masterklasi i shitjeve të Real Madridit këtë verë, më shumë se 200 milionë euro nga lojtarët e akademisë
- “Ja dora për dëmet”, Abdixhiku: Dje u refuzua presidenti – zgjedhjet nuk ishin agjendë e jona
Author: korrektpress
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur të hënën mbledhje, ku ka diskutuar për situatën politike dhe institucionale në vend, pas moskonstituimit të Kuvendit dhe vazhdimit të bllokadës institucionale.Në një komunikatë pas mbledhjes, PDK-ja ka vlerësuar se Kosova ndodhet përballë një “krize të thellë kushtetuese dhe institucionale”, e cila, sipas saj, nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje e zakonshme politike.Partia opozitare ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shpërfillje të Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rregullores së Kuvendit dhe afateve institucionale.“Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit. Kur shpërfillen Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja…
Ardian Nuhiu është rikthyer zyrtarisht në krye të Dritës së Gjilanit, duke marrë edhe një herë drejtimin e skuadrës bardhekaltër.Nuhiu zëvendëson Zekirija Ramadanin, i cili së fundmi u largua nga posti i trajnerit, ndërsa rikthimi i tij në Gjilan ka ngjallur pritshmëri të mëdha te tifozët e klubit.Ky nuk është një ambient i panjohur për trajnerin nga Shkupi. Nuhiu ishte emëruar trajner i Dritës në shkurt të vitit 2019 dhe në sezonin 2019/20 arriti ta udhëheqë skuadrën drejt titullit të kampionit të Kosovës.Drita e siguroi matematikisht titullin në korrik të vitit 2020, duke u shpallur kampione për herë të tretë…
“Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride” është tema e sesionit të parë të Konferencës së IX-të të Ambasadorëve, e cila ka nisur punimet.Në kuadër të këtij sesioni, një prezantim të veçantë po e mban drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.Sipas njoftimit, në prezantimin e tij po trajtohen sfidat aktuale të sigurisë, kërcënimet hibride dhe rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë këtyre rreziqeve.Konferenca e Ambasadorëve mbledh përfaqësues të institucioneve dhe diplomatët e Kosovës, me fokus në diskutimin e çështjeve të rëndësishme për politikën e jashtme dhe sigurinë e vendit.
VELN sot ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së lidhur me zhvillimin e seancave të qeverisë. Nga atje pretendimet e BDI-së i quajnë si gënjeshtra dhe trillime.”Sot paskan marrë t’i numërojnë seancat e Qeverisë. Dhe pikërisht këtu bëjnë autogol.Sa për dijeni të opinionit, përfaqësuesit e VLEN-it kanë kryesuar seanca të Qeverisë. Por, meqë insistoni t’ia varni Artan Grubit në qafë të gjitha fajet tuaja, po jua rendisim disa nga “arritjet” që ai i realizoi në emër të BDI-së.Po, Artan Grubi ka kryesuar seanca. Madje ka kryesuar edhe seancën ku u mor vendimi që kazinotë të mbinin si kërpudha në çdo mëhallë…
Marc Cucurella ka folur për transferimin e tij te Real Madridi dhe emocionet që e kanë shoqëruar mundësinë për të veshur fanellën e një prej klubeve më të mëdha në historinë e futbollit evropian.Mbrojtësi spanjoll ka rrëfyer se është rritur duke ndjekur netët më të paharrueshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, përfshirë rikthimet spektakolare në Santiago Bernabeu. “Kam parë të gjitha ato net magjike, rikthimet në Santiago Bernabeu dhe të gjithë titujt e Ligës së Kampionëve që ata kanë fituar”, ka deklaruar Cucurella.Tashmë, futbollisti spanjoll ndodhet në anën tjetër të historisë, me mundësinë për të kontribuar vetë në…
Erling Haaland po shijon pushimet në Sicili pas përfundimit të Botërorit, ku Norvegjia arriti deri në çerekfinale para se të eliminohej nga Anglia. Sulmuesi i Manchester Cityt shënoi shtatë gola gjatë turneut.Gjatë pushimeve në një jaht, Haaland u befasua kur pranë tij u afrua një varkë e mbushur me tifozë, të cilët e thërrisnin dhe e filmonin. – YouTube www.youtube.com Reagimi i tij u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.Me humor, Haaland tha se dukej sikur turistët po bënin një tur të organizuar me varkë vetëm për të parë vendin ku po qëndronte ai.“Ejani të shihni ku po qëndron Erling…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit këtë të hënë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në ujë.Sipas të dhënave paraprake, 32-vjeçari ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut të liqenit, teksa po kalonte kohë në ujë.Sipas raportimeve, kanë qenë tre persona me varkë pedalinë dhe, duke luajtur me njëri-tjetrin, 32-vjeçari ka rënë në ujë. Nga trembja dhe fakti që nuk dinte të notonte mirë, është mbytur. Shokët nuk kanë mundur t’i japin ndihmën e parë.Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat…
LSDM njoftoi sot se ka ngritur padi penale kundër Ministrit të Shëndetësisë, Sashko Klekovski, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Kiril Lazov dhe Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik – Tetovë, Shpendi Ameti, në lidhje me rastin e ujit të ndotur në Gostivar.Në një konferencë për shtyp, anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Jon Frçkoski, tha se partia po kërkon që të përcaktohet përgjegjësia për atë që ajo pretendon se janë lëshime dhe veprime të paafta nga institucionet shëndetësore dhe të inspektimit.“Ka kaluar më shumë se një muaj, i gjithë qyteti…
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është vënë nën presion të madh pas një letre të përbashkët të UEFA-s, Concacaf-ut dhe Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC), në të cilën drejtuesit e tre konfederatave e akuzojnë FIFA-n për shkelje të besimit dhe mungesë transparence.Letra, e nënshkruar nga presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të tri konfederatave, thekson se debati i fundit rreth projektit FIFA Forward Enterprise (FFE) nuk lidhet vetëm me procedurat administrative, por me “integritetin e futbollit dhe integritetin e atyre që janë zgjedhur për ta udhëhequr atë”.Projekti FFE parashikonte krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte të drejtat…
Nga Kruja e Kurbini në Tiranë e më tej në Mallakastër… zjarret e ndezura kryesisht këtë fillim-gusht kanë djegur rreth 2 400 hektarë me pyje dhe shkurre.Kjo është sipërfaqja më e vogël e djegur në dekadën e fundit, por vatrat aktive në Abazë, Priskë apo Cikalesh mund të rrisin shifrat në vijim, shkruan A2.Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në gati 15 milionë euro.Në Shqipëri ka më pak pyje. Zjarret dhe prerjet e paligjshme nga njëra anë dhe mosmbjellja e bimëve…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari