Author: korrektpress

Bujqit e Strumicës edhe sot protestuan dhe bllokuan qendrën e Strumicës, duke kërkuar çmime më të larta të blerjes për specin e kuq. Ata janë të revoltuar nga, siç thonë, qëndrimi injorues i Ministrisë së Bujqësisë dhe blerësve.Aktualisht, klasi ekstra i destinuar për eksport blihet me 40 denarë për kilogram, ndërsa për përpunim çmimi është 25 denarë. Bujqit thonë se me këto çmime nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e prodhimit. Protestat filluan të enjten, ndërsa bujqit paralajmërojnë se do të vazhdojnë me bllokadat. Ata kërkojnë që institucionet të reagojnë urgjentisht dhe të sigurojnë çmime më të larta të blerjes. Sezoni…

Read More

Qumështorja Vita ka reaguar pas deklarimeve të institucioneve lidhur me kontrollet dhe analizat e produkteve të saj, duke pretenduar se ndaj kompanisë është zhvilluar një fushatë politike dhe duke kërkuar që rezultatet laboratorike të bëhen publike.Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, kompania ka thënë se deklaratat e fundit nuk kanë ndryshuar qëndrimin e saj dhe se rezultatet e analizave, sipas saj, dëshmojnë se në mostrat e qumështit të VITA-s nuk është gjetur vaj palme.“Edhe sot propaganda politike kundër VITA-s dështoi, faktet folën!”, thuhet në reagimin e kompanisë.Sipas VITA-s, gjatë konferencës së sotme është konfirmuar nga ministri se në…

Read More

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.Përmes një videoje nga ambientet e Kuvendit, Tahiri tha se seanca është dashur të vazhdojë, por se deputetët nuk kanë marrë asnjë ftesë.“Po ju drejtohem nga Kuvendi. Në këtë kohë është dashur të fillojë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, e nuk kemi asnjë ftesë. Është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit, është shkelur aktvendimi i Kushtetueses”, tha Tahiri.Ky Kuvend është bërë një vend muzeal, është thatë, askush. Thonë që janë hapur zyrat për vëllezërit dhe motrat e diasporës, nuk ka…

Read More

Harry Kane pritet të vazhdojë aventurën e tij te Bayern Munichu, me sulmuesin anglez që është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me gjigantin bavarez.Marrëveshja e re pritet të jetë gati për t’u firmosur në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, pasi Kane ka vendosur të qëndrojë në “Allianz Arena” dhe të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë.Sipas raportimeve, 33-vjeçari beson se Bayerni ka mundësi reale për të luftuar për trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon, veçanërisht nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany. Ambicia për të synuar suksesin në Evropë raportohet të ketë qenë një nga…

Read More

Aktorja amerikane, Aubrey Plaza, është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, aktori Christopher Abbott, janë bërë prindër të një vajze, e cila sipas mediave amerikane ka lindur në fund të korrikut në New York.Plaza u fotografua në New York duke mbajtur foshnjën në krahë, pasi dyshohet se kishte marrë pjesë në shfaqjen e fundit të Abbott në Broadway, “Death of a Salesman”. aubrey plaza just released baby plaza pic.twitter.com/I7u41HVRCU— fefe ruindade mediana (@burninngdesire) August 10, 2026 Lajmi për shtatzëninë u bë publik në prill, derisa më vonë ajo u shfaq për herë të parë me…

Read More

Vera është periudha e pushimeve për miliona evropianë, por për një pjesë të konsiderueshme të tyre, një javë larg shtëpisë mbetet e papërballueshme.Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, në vitin 2025 pothuajse 3 në 10 qytetarë të Bashkimit Evropian mbi moshën 16 vjeç nuk kishin mundësi financiare të përballonin një javë pushime larg shtëpisë. Krahasuar me vitin 2024, kjo përqindje u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, ndërsa në raport me një dekadë më parë ka rënë me 7.7 pikë përqindjeje.Situata është më e vështirë në Rumani, Greqi, Bullgari dhe Hungari, ku u regjistruan përqindjet më të larta të…

Read More

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se me vite Filipçe dhe qeveria e udhëhequr nga partia e tij morën raporte nga institucionet shtetërore se uji në Gostivar nuk është i pijshëm, por se e kanë fshehur atë dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë.Nga OBRM-PDUKM thonë se problemi në Gostivar nuk është nga sot, por nga dekada neglizhence nga autoritetet lokale.“Filipçe, BDI dhe partia e Taravarit duhej ta kishin marrë menjëherë çështjen në duart e tyre, por për shkak se janë të paaftë, qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM siguroi ujë teknik për përdorim në kohë rekord, dhe ne gjithashtu marrim ujë të pijshëm në…

Read More

Për herë të katërt radhazi, Prishtina do të jetë nikoqire e turneut ndërkombëtar të pingpongut “Prishtina Open 2026”, i cili do të mbahet nga 28 deri më 30 gusht 2026.Edicioni i sivjetmë pritet të sjellë një pjesëmarrje të madhe, me mbi 300 pingpongistë që do të garojnë në kryeqytetin e Kosovës.Turneu tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme për pingpongun në Kosovë, duke ofruar mundësi për sportistët që të matin forcat me garues nga vende të ndryshme.“Prishtina Open 2026” do të zhvillohet për tri ditë, nga 28 deri më 30 gusht, ndërsa aktiviteti është i regjistruar edhe në kalendarin…

Read More

Aprilia Racing ka përmbyllur në mënyrën më të mirë fundjavën në Silverstone, duke siguruar një tjetër podium tërësisht të dominuar nga pilotët e saj në garën e gjatë të MotoGP-së.Raul Fernandez i ekipit SuperFile Trackhouse MotoGP triumfoi në mënyrë bindëse, pasi e mori kryesimin që nga kthesa e parë dhe nuk e lëshoi atë deri në vijën e finishit.Spanjolli e mbylli garën përpara bashkëkombësit të tij, Jorge Martin, dhe Marco Bezzecchit, duke i dhënë Aprilias një triumf të trefishtë në podium.Martin e nisi garën nga pole position, por një nisje jo e mirë bëri që të humbte disa pozita. Megjithatë,…

Read More

Një hajdut është arrestuar pasi dyshohet se hyri në shtëpinë e Kim Kardashian në Hidden Hills dhe vodhi një makinë, të cilën më pas e përdori për të bërë xhiro nëpër lagje.Policia mbërriti në rezidencën e Kardashian, me vlerë mbi 51 milionë euro, pas një telefonate për një person që kishte hyrë në pronë dhe po merrte sende. Policët gjetën dhe arrestuan një të dyshuar, i cili përballet me akuza për vjedhje të banesës dhe vjedhje automjeti. Foto: Splash NewsSipas një burimi pranë Kardashian, makina i përkiste një prej punonjësve të saj. Policia ka bërë të ditur se hetimi është…

Read More