Author: korrektpress

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjten listën me 27 futbollistë për ndeshjen kundër Kosovës, në kuadër të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.Në listë janë përfshirë edhe dy lojtarët kryesorë, kapiteni Milan Skriniar dhe mesfushori me përvojë Stanislav Lobotka.Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinalen e playoffit më 26 mars, në Stadiumin Nacional në Bratislavë.Skriniar ishte lënduar në ndeshjen që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forest më 19 shkurt, në kuadër të playoffit të fazës nokaut të Ligës së Evropës. Që nga ajo kohë ai nuk ka luajtur, megjithatë, ka raportime se ekziston…

Read More

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5, DJ Gimbo, ka reaguar për herë të parë përmes rrjeteve sociale, duke falënderuar fansat dhe ndjekësit që e mbështetën gjatë gjithë qëndrimit të tij në program.Ai ka postuar në Instagram një mesazh të gjatë dhe të sinqertë, ku tregon emocionet dhe mirënjohjen e tij.“Faleminderit prej zemrës krejtve që më keni mbështet gjatë qëndrimit tem në Big Brother. Dashnia, votat dhe përkrahja juaj më kanë dhanë forcë me vazhdu edhe në momentet ma të vështira. Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim”, u shpreh ai. View this post on Instagram A post…

Read More

Administrata Trump anashkalon Kongresin për të përshpejtuar shitjen e miliarda dollarëve në armë për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe KuvajtinAdministrata Trump anashkaloi Kongresin për të përshpejtuar shitjen e miliarda dollarëve në armë për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajtin, ndërsa aleatët e Gjirit mbajnë mbi supe hakmarrjen e Iranit për veprimin ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit, transmeton Telegrafi.Administrata gjithashtu përshpejtoi shitjen multimilion dollarëshe të “mbështetjes për avionë dhe municione” për Jordaninë.Sipas njoftimeve të publikuara të enjten nga Departamenti i Shtetit, “Sekretari i Shtetit ka përcaktuar dhe ka dhënë justifikim të detajuar se ekziston një emergjencë që kërkon shitjen e menjëhershme”…

Read More

Dhurata e Krishtlindjeve e Samsung vitin e kaluar ishte një nga pajisjet e saj më ambicioze në një kohë shumë të gjatë.Kompania lansoi Galaxy Z TriFold dhe u prit ngrohtësisht fillimisht në Korenë e Jugut, e më pas në disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në fillim të këtij viti. Vetëm disa muaj më vonë, kompania mori një vendim të trishtueshëm.Samsung ka konfirmuar zyrtarisht se Galaxy Z TriFold do të ndërpritet. Pas raporteve të pakonfirmuara nga fillimi i kësaj jave, kompania tha se do të fillojë duke ndaluar shitjet në Korenë e Jugut. Kjo do të pasohet nga…

Read More

Një gazetare lajmesh televizive ishte në transmetim të drejtpërdrejt në Kaliforni kur një ari u fut në kornizën e kamerës.Erin Myers po paralajmëronte rreth takimeve me arinj në zonë, kur një ari i egër doli nga pranë një garazhi.Myers më vonë tha se ishte hera e dytë që ajo ishte ndërprerë nga një ari gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/ – YouTube www.youtube.com

Read More

Pasojat e luftës vazhdojnë të depërtojnë në të gjitha aspektet e jetës në Lindjen e Mesme.Zona më e fundit e prekur janë furnizimet me vetura luksoze në rajon.Prodhuesi italian i veturave sportive luksoze Ferrari ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht shpërndarjet në Lindjen e Mesme për shkak të luftës.”Ne po monitorojmë nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe implikimet e mundshme për biznesin tonë”, tha kompania në një deklaratë. “Në këtë fazë, ne kemi pezulluar përkohësisht dërgesat në zonë, ndërsa po menaxhojmë disa dërgesa me aeroplan”, shtoi ajo.Vitin e kaluar, prodhuesi i veturave sportive dërgoi 626 automjete në…

Read More

Profesori i studimeve të sigurisë, Gjon Culaj, hulumtues i jashtëm i Institutit Octopus, ka vlerësuar se armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk mund të shihet e ndarë nga veprimet konkrete në terren dhe qasja e saj ndaj Kosovës.Sipas tij, dilema e sigurisë në rajon bëhet edhe më e theksuar kur forcimi ushtarak shoqërohet me veprime destabilizuese në veri të Kosovës, përfshirë akte të dhunshme dhe terroriste që synojnë krijimin e pasigurisë dhe tensioneve të vazhdueshme.Culaj thekson se këto zhvillime nuk janë të izoluara, por janë në sinkron të plotë me përpjekjet e vazhdueshme për ta paraqitur Kosovën si shtet të…

Read More

Numërimi mbrapsht ka nisur për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar. Më 26 mars, Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026, në Stadiumin Nacional në Bratislavë.Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për mediumin “Kronen Zeitung”, ku ka theksuar se skuadra është përgatitur me intensitet të lartë për këtë sfidë vendimtare.“Unë dhe ndihmëstrajnerët e mi kemi udhëtuar shumë gjatë muajve të fundit, duke vëzhguar lojtarët tanë”, ka deklaruar 59-vjeçari, duke shtuar se objektivi është i qartë. Franci Foda, përzgjedhës i Kosovës telegrafi.com “Kur arrin deri këtu,…

Read More

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas zhvillimit të stërvitjeve ushtarake serbe në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si çështje me ndikim në sigurinë rajonale.Sipas tij, aktivitete të tilla, sidomos kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e sigurisë te qytetarët lokalë, në veçanti te shqiptarët në Luginën e Preshevës.“Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë. Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit…

Read More

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi takim zyrtar me Lesli Miller, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut.Në takim u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërsektorial me qëllim krijimin e politikave që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht në kontekstin e tranzicionit energjetik, sfidave klimatike dhe uljes së varfërisë energjetike.Ministrja Bozhinovska theksoi se ministria është e përkushtuar për zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kategorive të cenueshme të qytetarëve, përfshirë fëmijët, si dhe sigurimit të qasjes në energji të sigurt, të përballueshme…

Read More