- Zjarri në Rrugën B, pamje nga vendi i ngjarjes
- Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë i ka kushtuar pothuajse 1.5 milion trupa Rusisë
- Mot me diell dhe vranët, në disa zona edhe reshje shiu
- Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup
- Tradita që po kthehet në tragjedi, 43 djem kanë humbur jetën në ceremonitë e rrethprerjes në Afrikën e Jugut
- Jim Curtis rrëfehet për lidhjen me Jennifer Aniston, zbulon se si i zgjidhin konfliktet në raportin e tyre
- Gara kundër kohës në Nepal, qindra punëtorë mund të jenë të bllokuar në tunele
- Raphinha e Yamal ‘show’, Barcelona përmbys Rayo Vallecanon në ndeshjen e shtatë golave
Author: korrektpress
Miliona njerëz në Evropë mund të përjetojnë sot eklipsin e Diellit. Por në Spanjë do të shihet më mirë spektakli i rrallë në qiellin e mbrëmjes. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e zjarreve në pyje.Për të vëzhguar një eklips diellor, mbrëmjen e së mërkurës (12.08.2026) miliona sy do të drejtohen nga horizonti perëndimor. Pak kohë para perëndimit të diellit, Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe në pjesë të mëdha të Evropës do të krijohet papritur muzgu ose madje errësirë e plotë.Në Gjermani, Hëna nuk do ta mbulojë plotësisht diskun diellor, por në pjesë të mëdha të Spanjës do të ndodhë…
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11.08.2026, në ora 00:00, pas evidentimit të disa parregullsive teknike në këtë njësi.KEK njofton se ndalja është realizuar si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike, me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për kontrollin dhe ndërhyrjet përkatëse në pajisje.“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit. Pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe konfirmimit të kushteve të sigurta për operim,…
“Kanë kaluar pesë javë dhe qytetarët e Gostivarit janë pa ujë të pastër”, thonë nga LSDM.Nga kjo parti thonë se ende nuk ka zgjidhje dhe ende nuk ka askush përgjegjës për katastrofën shëndetësore pas së cilës u helmuan rreth 5,000 qytetarë.”Edhe shpërndarja e ujit të ambalazhuar nuk funksionon, nuk është e disponueshme për njerëzit që jetojnë në zonat rurale që janë larg pikave të kontrollit. Në fillim të krizës në Gostivar, qeveria e Mickoskit u fsheh dhe vonoi reagimin e saj. Ata gënjyen dhe u përpoqën ta minimizojnë problemin”.”Gjithçka është sipas të njëjtit parim. Së pari fshihet. Pastaj shpallet. Në…
Gjatë muajit gusht, lagje të ndryshme të Prishtinës do të shndërrohen në hapësira të hapura për muzikë dhe performanca artistike, përmes një programi veror që synon ta sjellë kulturën më pranë qytetarëve dhe komuniteteve lokale.Nga Dardania dhe Ulpiana, deri te Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Hajvalia e Kalabria, programi do të zhvillohet në disa pika të kryeqytetit gjatë gjithë muajit. Në skenë do të ngjiten Nita Latifi, Florent Abrashi, Ylli & Denisi dhe String String Orchestra, duke sjellë performanca për publikun në ambiente të ndryshme të lagjeve.DetajetData: 5–29 gusht 2026Vendndodhja: Lagje të ndryshme të PrishtinësHyrja: FalasProgrami?Programi zhvillohet sipas këtij…
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 12 gusht.Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.67 euro për litër, duke u shtrenjtuar kështu për tre centë. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, për tre centë. Sot është 1.47, gjersa të martën ishte 1.44 euro.Çmimi i gazit vazhdon të jetë i njëjtë, 0.60 euro për litër.Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/
Programi javor “Akull N’Verë – Prishtina Përtej” zhvillohet nga 10 deri më 16 gusht 2026 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke sjellë shtatë mbrëmje radhazi me muzikë dhe performanca nga artistë e grupe vendore.I organizuar nga Prishtina Festive, programi synon të krijojë një hapësirë të hapur për argëtim gjatë mbrëmjeve të verës në kryeqytet. Nga performancat live të bendeve deri te artistët solo dhe DJ, çdo mbrëmje sjell një emër të ndryshëm për publikun e të gjitha moshave.DetajetData: 10–16 gusht 2026Vendndodhja: Sheshi “Skënderbeu”, PrishtinëProgrami?“Akull N’Verë” sjell nga një performancë të ndryshme çdo ditë përgjatë shtatë ditëve të programit.10 gusht –…
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon aksionin e kontrolleve të produkteve të qumështit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme janë inspektuar markete në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit.Sipas një njofitmi për media thuhet se në kuadër të këtyre inspektimeve janë konstatuar ende në treg produkte të cilat janë ndaluar për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Muja thotë se u gjetën vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim “Konkretisht, nga raftet e marketeve të inspektuara janë tërhequr këto produkte: Qumësht…
Hansi Flick ka vendosur të ndryshojë dinamikën e punës për gjashtë futbollistë të Barcelonës, të cilët ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre në klub, në fazën e fundit të afatit kalimtar.Bëhet fjalë për Marc Casado, Jofre Torrents, Hector Fort, Tommy Marques, Guille Fernandez dhe Toni Fernandez.Ky vendim i Flickut vjen pas lëndimit të Roony Bardghjit dhe në një moment kur Barcelona ende duhet të finalizojë disa largime nga skuadra.Të gjithë këta futbollistë kishin qenë pjesë e ekipit të parë gjatë fazës përgatitore. Barcelona i kishte përfshirë në skuadrën e drejtuar nga Flick që nga fillimi i…
Me ekspertizën ndërtimore të objektit “Puls” dhe marrjen në pyetje të ekspertëve që e përgatitën atë, sot në sallën e gjyqit “Idrizovë” do të vazhdojë gjyqi për zjarrin në diskotekën e Koçanit, në të cilin vdiqën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë.Në seancën e mëparshme, eksperti gjyqësor dhe profesor në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në UKIM, Goran Markovski, i cili ishte dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kohën kur u përgatit ekspertiza ndërtimore, deklaroi se ekspertiza ndërtimore tregoi pa mëdyshje se në “Pulse”, sistemi, pra institucionet dhe individët, nuk funksiononin plotësisht dhe as standardet,…
Skena të pazakonta janë parë të martën mbrëma në ndeshjen mes NEC Nijmegen dhe Olympiacosit, ku një zëvendësim u vonua për disa minuta për një arsye tejet të çuditshme.NEC u detyrua të bëjë një zëvendësim në minutën e 27-të, pasi Sami Ouaissa pësoi një problem muskulor në kofshë.Trajneri Dick Schreuder vendosi të aktivizojë Emre Morin, por futbollisti turk nuk mundi të futej menjëherë në fushë.Arsyeja ishte një vath në veshin e tij.Një pjesëtar i stafit të NEC u pa duke u marrë me veshin e Morit, me sa duket duke tentuar t’ia hiqte vathin ose ta mbulonte atë në mënyrë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari