KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

“Altin Çoku marrëdhënie me nënën e Sibelës”, tezja e të ndjerës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca, por e kanë shtyrë

“Altin Çoku marrëdhënie me nënën e Sibelës”, tezja e të ndjerës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca, por e kanë shtyrë

Ngjarja tragjike erdhi pas dyshimeve se ishte Çoku personi që publikoi foton intime me të ndjerën në vitin 2024.

Tezja e të ndjerës, Elona Selmani, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në Top Channel, ka hedhur dritë mbi ngjarjen, duke dhënë deklarata të forta për vdekjen e 27-vjeçares.

Ajo tha se Sibela është shtyrë nga tarraca, dhe jo hedhur siç është deklaruar, ndërsa shtoi se është e gatshme të dëshmojë në gjyq. “Gjatë debatit e kanë shtyrë Sibelën, jo me dashje besoj, por ka qenë incident. Di dhe disa gjëra të tjera. Sibela ka rënë me telefon, si ka mundësi që telefoni është gjetur lart? (tarracë)”, thotë tezja e saj.

Më tej ajo deklaroi se Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me nënën e Sibelës, dhe jo me vetë 27-vjeçaren. “Vetë Sibela më ka thënë në telefon se nëna e saj është duke u njohur me Altin Çokun”, tha më tej Elona Selmani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.