- Tradita që po kthehet në tragjedi, 43 djem kanë humbur jetën në ceremonitë e rrethprerjes në Afrikën e Jugut
- Jim Curtis rrëfehet për lidhjen me Jennifer Aniston, zbulon se si i zgjidhin konfliktet në raportin e tyre
- Gara kundër kohës në Nepal, qindra punëtorë mund të jenë të bllokuar në tunele
- Raphinha e Yamal ‘show’, Barcelona përmbys Rayo Vallecanon në ndeshjen e shtatë golave
- Trump po rishikon qëndrimin e SHBA-së për Ishujt Falkland
- A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit
- “Kutia e Kujtesës”, ekspozita e Burim Myftiut që rikthen në vëmendje kujtesën e luftës
- Kryeministri kroat: Nëse Serbia organizon një funeral për Mladiqin, do t’ia mbyllë vetes dyert në Bashkimin Evropian
Author: korrektpress
Drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë gjetur pasuesin e Jules Kounde, nëse ky i fundit shitet gjatë afatit kalimtar të verës.Sipas gazetarit Gerard Romero, Barcelona ka kontaktuar me ekipin e mbrojtësit të krahut të djathtë të Tottenham Hotspur, Pedro Porro, ditët e fundit për të diskutuar një transferim të mundshëm.Pavarësisht se kohët e fundit nënshkroi një zgjatje kontrate deri në vitin 2031, Barca është e interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin spanjoll, i cili është rritur në status pas një fushate mbresëlënëse në Kupën e Botës 2026, ku luajti një rol kyç në triumfin e titullit të La Rojas. Porro është identifikuar…
MPB Maqedoni njofton se gjatë dy ditëve të fundit (10 /11.08.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që realizohen nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve të punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, janë konstatuar gjithsej 1.322 kundërvajtje rrugore. Nga gjithsej 1.322 urdhërpagesa të lëshuara, 400 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.”Janë privuar nga liria 32 persona, nga të cilët tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 15 për vozitje pa patentë shoferi dhe një për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit. Gjatë…
Rihanna ka vizituar së fundmi rrugën në Barbados ku është rritur, këtë herë e shoqëruar nga tre fëmijët e saj. Këngëtarja 38-vjeçare ka pozuar së bashku me djemtë e saj, RZA, 4 vjeç, dhe Riot, 3 vjeç, si dhe vajzën 10-muajshe, Rocki Irish.Familja është fotografuar në Westbury New Road, rruga që sot mban emrin Rihanna Drive, në nder të artistes.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rihanna ka kujtuar fëmijërinë e saj në këtë vend, duke shprehur emocionet për faktin se dikur luante aty si vajzë, ndërsa sot po rikthehet në të njëjtën rrugë me fëmijët e saj.“Është e pabesueshme të…
Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me deklaratat për ndryshimin e rrjedhjes së lumit Ibër.Rama në një postim në platformën X, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Vuçiqit kishte thënë se Kosova është republikë sovrane dhe se burimet natyrore që ndodhen në të nuk janë burime të Serbisë.Rama ka kritikuar përmendjen e vazhdueshme të konceptit të “Shqipërisë së Madhe” sa herë që Shqipëria flet për Kosovën, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë dhe se nuk ka nevojë për një koncept të tillë për të mbështetur…
Blerjet që bëhen çdo ditë janë pjesë e pandashme e rutinës së familjeve, por këtë periudhë ato mund të sjellin edhe mundësi për të fituar shpërblime me vlerë. Interex ka rikthyer lojën shpërblyese “Ëndrra Vazhdon me Aplikacion”, duke u ofruar konsumatorëve mundësinë që përmes blerjeve të produkteve pjesëmarrëse të bëhen pjesë e një gare me një gamë të gjerë shpërblimesh. Loja shpërblyese është aktive nga 27 korriku deri më 19 tetor, duke u dhënë konsumatorëve kohë për t’u bërë pjesë e saj dhe për të garuar për shpërblimet e ofruara. Lista e shpërblimeve përfshin çmime të ndryshme, nga teknologjia dhe…
AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare, lidhur me zbatimin e Aktgjykimit KO124/25.AVONET njofton qytetarë e Republikës së Kosovës, se kërkesa është dorëzuar pas zhvillimeve të fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, të certifikuara më 8 korrik 2026, afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht 2026.“Në Aktgjykimin KO124/25, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përbën…
Banorët e rrugës “Stokholmi” në Prishtinë, e cila lidhet me Rrugën C, rrethin e vogël dhe rrugën “Ndue Përleshi”, po ankohen për gjendjen e rënduar të rrugës dhe gropat e shumta që, sipas tyre, janë të pranishme prej kohësh.Ata thonë se situata bëhet edhe më problematike gjatë reshjeve të shiut dhe motit të lig, kur gropat mbushen me ujë dhe vështirësojnë qarkullimin. Sipas banorëve, dëmtimet në rrugë kanë ndikuar edhe në veturat e tyre, duke u shkaktuar probleme.Banorët që kanë raportuar rastin në Telegrafi Prishtinë, bëjnë të ditur se shqetësimin e tyre e kanë adresuar edhe në Komunën e Prishtinës.Ata…
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare, duke vlerësuar se vazhdimi i seancave pa rezultat nuk i shërben zgjidhjes së ngërçit institucional.Dehari përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vitin e kaluar, me 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese kishte ritheksuar nevojën që Kuvendi të konstituohej brenda afatit 30-ditor, me afatin që fillonte të rridhte që nga dita e shpalljes së aktgjykimit KO124/25.Sipas tij, kjo nënkuptonte që sipas aktgjykimit KO124/25, Kuvendi do duhej të konstituohej më së largu me 26 korrik 2025.“Të…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaş, ka takuar të martën, në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City”, kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, me kërkesë të këtij të fundit.Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, deputetja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Jovana Radosavljeviq, si dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.Sipas KFOR-it, gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh, përfshirë situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe zbatimin e procesit të paralajmëruar për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it.Komandanti i KFOR-it theksoi se procesi i optimizimit është nisur si rezultat i…
Nga MPB për “Sloboden Peçat” thonë se sistemi “Safe City” do të fillojë të funksionojë në Tabanoc këto ditë, së pari, dhe së shpejti në të gjitha pikat kufitare. Për momentin nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të fillojnë.”Sistemi “Safe City” do të fillojë të funksionojë në Pikën Kufitare Tabanoc këto ditë, ku të gjithë drejtuesit e automjeteve me targa të huaja që janë regjistruar nga MPB si të kenë kryer një kundërvajtje ose krim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të njoftohen se kanë kryer një kundërvajtje, do t’u lëshohet një Raport për…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari