- Tradita që po kthehet në tragjedi, 43 djem kanë humbur jetën në ceremonitë e rrethprerjes në Afrikën e Jugut
- Jim Curtis rrëfehet për lidhjen me Jennifer Aniston, zbulon se si i zgjidhin konfliktet në raportin e tyre
- Gara kundër kohës në Nepal, qindra punëtorë mund të jenë të bllokuar në tunele
- Raphinha e Yamal ‘show’, Barcelona përmbys Rayo Vallecanon në ndeshjen e shtatë golave
- Trump po rishikon qëndrimin e SHBA-së për Ishujt Falkland
- A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit
- “Kutia e Kujtesës”, ekspozita e Burim Myftiut që rikthen në vëmendje kujtesën e luftës
- Kryeministri kroat: Nëse Serbia organizon një funeral për Mladiqin, do t’ia mbyllë vetes dyert në Bashkimin Evropian
Author: korrektpress
Apple planifikon një riorganizim tërësor të linjës së orëve të saj inteligjente, por ende nuk e ka vendosur se në cilin drejtim do të shkojë, sipas Mark Gurman nga Bloomberg.Edhe pse nuk priten ndryshime të mëdha te modelet e ardhshme Apple Watch Series 12 dhe Ultra 4, kompania thuhet se po shqyrton disa mundësi për ridizajnimin e ardhshëm të orës së saj inteligjente.Për të mbetur konkurruese në tregun e pajisjeve të veshshme, ku po rritet popullariteti i pajisjeve pa ekran, si ato të kompanisë Whoop dhe markave të tjera, Gurman thotë se Apple “po shqyrton pajisje të reja pa ekran,…
Cristiano Ronaldo është martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodríguez. Ylli portugez i futbollit, 41 vjeç, dhe modelja 32-vjeçare kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni civile të zhvilluar më 11 gusht në Cascais të Portugalisë.Sipas njoftimit zyrtar, dasma ishte një ceremoni private dhe intime, ku morën pjesë edhe pesë fëmijët e çiftit.Kështu, pas vitesh lidhjeje dhe një historie dashurie të ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën, Ronaldo dhe Georgina tashmë janë zyrtarisht bashkëshortë. Nga një takim rastësor në Madrid te martesa View this post on Instagram A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) Çifti është…
Modelja braziliane Alessandra Ambrosio është fejuar me stilistin australian të bizhuterive Buck Palmer, me të cilin është në një lidhje prej gati dy vitesh, dhe çifti e ndau propozimin e tyre romantik në plazh në rrjetet sociale.Ambrosio (45) postoi foto dhe video të propozimit në plazh, të cilat tregojnë Palmer (44) të gjunjëzuar para saj dhe duke i bërë pyetjen që ndryshoi marrëdhënien e tyre.Një zemër e madhe e zbukuruar me lule tropikale të kuqe ishte vizatuar në rërë përreth çiftit. Fotot tregojnë edhe unazën e fejesës që Palmer i dha modeles, ndërsa Ambrosio nuk e fshehu habinë dhe kënaqësinë…
Java e Dizajnit të Qëndrueshëm në Prishtinë rikthehet për herën e dytë me temën “Të Ardhmet e Ardhshme”, duke sjellë për shtatë ditë një program që fokusohet në dizajnin, qëndrueshmërinë dhe mënyrën se si mund të ndërtohet një e ardhme më gjithëpërfshirëse.Nga 31 gushti deri më 6 shtator 2026, dizajnerë, artistë, arkitektë, hulumtues dhe aktivistë do të mblidhen në Prishtinë për të shkëmbyer ide, përvoja dhe qasje të reja përmes konferencave, punëtorive, ekspozitave dhe aktiviteteve të ndryshme.DetajetData: 31 gusht – 6 shtator 2026Vendndodhja: PrishtinëProgrami?Programi i Javës së Dizajnit të Qëndrueshëm përfshin:KonferencaPunëtoriEkspozitaAktivitete mbi dizajnin, qëndrueshmërinë dhe të ardhmenThirrje të hapuraAktivitete të…
Familja Srivaddhanaprabha e cila ka nën pronësi Leicester Cityn e ka nxjerrë në shitje klubin dhe të gjitha asetet e tij, me një broshurë të hartuar nga Citigroup të titulluar “Project Lineup” që tani po qarkullon tek investitorët potencialëSipas The Athletic, pronarët po kërkojnë 300 milionë dollarë (260 milionë euro) për të gjithë portofolin, përfshirë klubin simotër OH Leuven, megjithëse një marrëveshje më afër 200 milionë dollarëve (173 milionë euro) konsiderohet më e mundshme duke pasur parasysh rënien e Leicester Cityt në League One dhe humbjet e mëdha të fundit prej 61 milionë eurosh në llogaritë e fundit.Vetëm portofoli i…
Kolumbia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve, ndërsa lëkundja e fundit në rajonin Choco është cilësuar si më e fuqishmja e regjistruar në vend gjatë shekullit XXI.Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi të hënën, më 10 gusht 2026, rajonin Choco në perëndim të Kolumbisë. Epiqendra u lokalizua pranë San José del Palmar, në një thellësi prej rreth 113 kilometrash.Tërmeti ka rikthyer vëmendjen te rreziku i lartë sizmik me të cilin përballet Kolumbia, veçanërisht rajoni i Paqësorit, ku ndodhet epiqendra e lëkundjes.Kolumbia ndodhet pranë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, një zonë gjigante tektonike që rrethon Oqeanin Paqësor dhe…
Miliona njerëz në Evropë mund të përjetojnë sot eklipsin e Diellit. Por në Spanjë do të shihet më mirë spektakli i rrallë në qiellin e mbrëmjes. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e zjarreve në pyje.Për të vëzhguar një eklips diellor, mbrëmjen e së mërkurës (12.08.2026) miliona sy do të drejtohen nga horizonti perëndimor. Pak kohë para perëndimit të diellit, Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe në pjesë të mëdha të Evropës do të krijohet papritur muzgu ose madje errësirë e plotë.Në Gjermani, Hëna nuk do ta mbulojë plotësisht diskun diellor, por në pjesë të mëdha të Spanjës do të ndodhë…
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11.08.2026, në ora 00:00, pas evidentimit të disa parregullsive teknike në këtë njësi.KEK njofton se ndalja është realizuar si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike, me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për kontrollin dhe ndërhyrjet përkatëse në pajisje.“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit. Pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe konfirmimit të kushteve të sigurta për operim,…
“Kanë kaluar pesë javë dhe qytetarët e Gostivarit janë pa ujë të pastër”, thonë nga LSDM.Nga kjo parti thonë se ende nuk ka zgjidhje dhe ende nuk ka askush përgjegjës për katastrofën shëndetësore pas së cilës u helmuan rreth 5,000 qytetarë.”Edhe shpërndarja e ujit të ambalazhuar nuk funksionon, nuk është e disponueshme për njerëzit që jetojnë në zonat rurale që janë larg pikave të kontrollit. Në fillim të krizës në Gostivar, qeveria e Mickoskit u fsheh dhe vonoi reagimin e saj. Ata gënjyen dhe u përpoqën ta minimizojnë problemin”.”Gjithçka është sipas të njëjtit parim. Së pari fshihet. Pastaj shpallet. Në…
Gjatë muajit gusht, lagje të ndryshme të Prishtinës do të shndërrohen në hapësira të hapura për muzikë dhe performanca artistike, përmes një programi veror që synon ta sjellë kulturën më pranë qytetarëve dhe komuniteteve lokale.Nga Dardania dhe Ulpiana, deri te Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Hajvalia e Kalabria, programi do të zhvillohet në disa pika të kryeqytetit gjatë gjithë muajit. Në skenë do të ngjiten Nita Latifi, Florent Abrashi, Ylli & Denisi dhe String String Orchestra, duke sjellë performanca për publikun në ambiente të ndryshme të lagjeve.DetajetData: 5–29 gusht 2026Vendndodhja: Lagje të ndryshme të PrishtinësHyrja: FalasProgrami?Programi zhvillohet sipas këtij…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari