Author: korrektpress

Një nga njerëzit e parë në Mbretërinë e Bashkuar që përdori çipin e trurit të Elon Musk thotë se “ndihet magjik” dhe beson se mund të transformojë jetën e atyre me paralizë të rëndë.“Është një ndryshim masiv në jetën tënde, ku papritmas nuk mund të lëvizësh më asnjë nga gjymtyrët e tua”, tha Sebastian Gomez-Pena, vullnetar në provën e parë në Mbretërinë e Bashkuar të pajisjes së zhvilluar nga kompania Neuralink e Musk.”Kjo lloj teknologjie në një farë mënyre të jep një copë të re shprese”, shtoi ai.Sebastian sapo kishte përfunduar semestrin e tij të parë në shkollën e mjekësisë…

Read More

Thuajini lamtumirë Tesla Model S dhe Model X.Prodhuesi i automjeteve elektrike do të ndërpresë prodhimin e dy veturave për t’i bërë vend robotëve humanoidë.Drejtori ekzekutiv Elon Musk konfirmoi lajmin gjatë një konference për të ardhurat e Tesla-s të mërkurën, duke njoftuar se prodhimi i Model S dhe Model X do të ndalet në fabrikën e kompanisë në Fremont të Kalifornisë, për t’i hapur rrugë prodhimit në shkallë të gjerë të robotëve humanoidë Optimus.”Është koha që praktikisht t’i japim fund programeve Model S dhe X”, tha Musk.”Ne po shkojmë vërtet drejt një të ardhmeje që bazohet në autonomi”, shtoi ai.Musk pranoi…

Read More

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me çrregullimet në transportin ndërkombëtar rrugor, të shkaktuara nga protestat e disa kompanive transportuese në rajon.LBK thekson se këto ndërprerje po krijojnë pasoja serioze për bizneset kosovare, duke penguar eksportin dhe importin e mallrave, duke rritur koston operative dhe duke rrezikuar stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit.“Situata tashmë ka sjellë vonesa të konsiderueshme, humbje financiare, ndërprerje të kontratave dhe kërcënim për humbjen e klientëve ndërkombëtarë, duke dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e biznesit kosovar. Ndërprerjet e zgjatura nuk janë thjesht shqetësim operativ, por një kërcënim real për klimën e investimeve dhe…

Read More

Paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike te të cilat nuk ka rritje për vlerën në të cilën bazohet kërkesa për pagën minimale prej 36 mijë denarë. Vlera prej 57 për qind e pagës minimale tek ne në raport me mesataren është mbrojtja më e lartë që e ka cilido punëtor në Evropë, thotë Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë.Dimitrov përkujton se tek ne me ligj është parashikuar që paga minimale nuk mund të jetë nën 57 për qind nga paga mesatare, që, thekson, është vlerë më e lartë në krahasim me Bashkimin Evropian, ku…

Read More

Prodhuesi i dronave, Ridvan Aliu, ka reaguar publikisht ndaj asaj që ai e quan propagandë mediatike me prapavijë politike, duke theksuar se angazhimi i tij nuk ka asnjë lidhje me politikën, por me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.Aliu përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se nuk do të lejojë që askush të shuajë ëndrrat dhe vizion e mbi një mijë studentëve. “Siç po shihet qartë, propagandat mediatike kanë prapavijë politike. Unë nuk jam politikan. Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona…

Read More

Departamenti për Punë të Brendshme Kërçovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.D. (52) nga fshati Srbica në Kërçovë, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe kundër F.A. (62) nga fshati Zajas, A.N. (38) nga fshati Srbica, H.B. (37) nga fshati Crvevci dhe B.S. (36) nga fshati Strelci, për kryerjen e veprës penale “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga veprat penale”.”I kallëzuari i parë F.D., në cilësinë e kryetarit të komunës së Kërçovës, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, me vetëdije dhe…

Read More

Ka qenë shqiptari, gjermani dhe zvicerani.Gjermani e kishte rrogën 3 000 euro, shpenzonte 2 500 dhe kursente 500.Zvicerani e kishte rrogën 5 000 franga, shpenzonte 4 000 dhe kursente 1 000.Shqiptari e kishte rrogën 500 euro, shpenzimet 700 dhe shkonte në det dy herë në vit.“Qysh?” – nuk e di, ka thënë shqiptari.Kjo është një anekdotë, por nëse i shikon disa “analiza ekonomike”, disa ekonomistë të bëjnë të mendosh se kjo është krejtësisht e mundur.Një nga këto analiza është kur institutet apo ekonomistët e televizioneve flasin për balancin tregtar të Kosovës dhe thonë se është minus gjashtë miliardë euro. Çka…

Read More

Mërgim Berisha duket se ka ditët e numëruara te Hoffenheim, teksa gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të largohet dhe ofertat për të nuk mungojnë.Sipas Sky, sulmuesi 27-vjeçar është duke u kërkuar nga skuadra italiane Lecce. Klubi ku aktivizohen dy shqiptarët Medon Berisha dhe Ylber Ramadani e duan Berishën në huazim, ose transferim të përhershëm sepse janë në negociata me Hoffenheim. Kohët e fundit, interes për Berishën ishte shfaqur edhe nga skuadra austriake Sturm Graz.Berisha nuk është pjesë e planeve të Hoffenheimit këtë sezon dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje deri tani. Kontrata e tij me klubin gjerman është e…

Read More

Parku Kombëtar Mali Sharr njofton se në territorin e parkut aktualisht është e pranishme rrezikshmëri e lartë nga ortekët, veçanërisht në pjesët e malit që ndodhen në lartësi mbidetare mbi 1700 metra.Nga atje thonë se rritja e rrezikut nga ortekët është rezultat i një kombinimi specifik të kushteve të motit, duke përfshirë temperaturën e ajrit, drejtimin dhe fuqinë e erës, si dhe reshjet e borës gjatë ditëve të fundit. Këta faktorë, në kombinim me karakteristikat relievore të terrenit, krijojnë kushte për paqëndrueshmëri të shtresës së borës dhe shfaqje të ortekëve.”Pas marrjes së njoftimit nga operatori i skijimit të lirë me…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se po vazhdon me hetimet rreth manipulimit të votave në këtë komunë.Sipas njoftimit për media thuhet se pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), respektivisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, po vazhdojnë hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të dyshuarve në Prizren. “Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në Kapitullin XVIII lidhur me shkeljen e të drejtave të votimit dhe Kapitullit XXXIII Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër…

Read More