Author: korrektpress

Sistemi i ri ATM (Air Traffic Management-Menaxhimi i Trafikut Ajror) në M-NAV është vënë në përdorim të plotë, përcjell TV21. Sipas autoriteteve, kjo mundëson rritjen e sigurisë, besueshmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e trafikut ajror.Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut janë realizuar rreth 173 mijë fluturime, 12.2 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë korrikut janë regjistruar rreth 42 mijë fluturime.“Sistemi ATM është një zgjidhje teknologjike që do të kontribuojë drejtpërdrejt në një nivel…

Read More

Komunikimi me adoleshentët ndonjëherë mund të jetë sfidues, veçanërisht kur fëmija juaj fillon të tërhiqet dhe të flasë gjithnjë e më pak me prindërit e tij. Ndërsa është e natyrshme të duash të zbulosh se çfarë po ndodh dhe të bësh më shumë pyetje, kjo qasje mund të ketë efekt të kundërt. Psikologia Jaimie Bloch ka përshkruar pesë gjëra që prindërit mund të bëjnë kur fëmija i tyre ndalon së foluri me ta.Pesë mënyra për të rivendosur komunikiminSipas Bloch, tërheqja dhe nevoja për privatësi mund të jenë një pjesë normale e zhvillimit të adoleshencës. Në vend që të këmbëngulin në…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës një zyrtar policor, të cilin e akuzon se e ka cenuar fizikisht gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës. Musliu ka kërkuar hetim për veprimet e policit, por edhe sqarim institucional se kush e ka urdhëruar ose ftuar Policinë në sallën e Kuvendit.Musliu tha se ka kërkuar hetim për policin i cili siç tha “më cenoi fizikisht në vendin tim të punës, saktësisht në sallën e seancës plenare”.“Sot, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë, Vlora Çitaku, denoncuam në Inspektoratin Policor të Kosovës…

Read More

Feronikeli 74’ do të jetë nikoqir i Gjilanit me fillim nga ora 16:30 në kuadër të ndeshjes hapëse për sezonin 2026/2027 në Superligën e Kosovës.Skuadra nga Drenasi pasi e siguroi rikthimin në elitën e futbollit kosovar, synon që ta nis sezonin e ri me fitore.Gjilani në anën tjetër me shumë ndryshime në përbërje pasi pati disa largime dhe prurje të reja, kërkon po ashtu ta nis me këmbë të mbarë kampionatin.Të dy trajnerët Elon Berisha dhe Debatik Curri kanë vendosur ta nisin ndeshjen me lojtarët më të mirë në dispozicion.Formacionet zyrtare:Feronikeli ’74: Pas pak…Gjilani: Coric; Limani, Krivanjeva, Jashari; Thaqi, Boshnjaku,…

Read More

Pas eklipsit diellor më 12 gusht, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe me disa postime të pazakonta. Disa përdorues pohuan se në ditët përreth eklipsit ata flinin më keq, zgjoheshin gjatë natës, kishin parë ëndrra të çuditshme ose ndiheshin të rraskapitur në mënyrë të pashpjegueshme.Në Instagram, nën një postim kushtuar eklipsit, një përdorues shkroi shkurt: “As unë nuk munda të flija mbrëmë”.Pretendime të ngjashme u shfaqën në Threads përpara eventit. Një përdoruese shkroi se kishte qenë “zgjuar deri në orën 5:30 gjithë javën”, ndërsa një tjetër tha: “Gjumi im është ndërprerë dhe kam parë ëndrra të…

Read More

Edhe automjetet e përdorura, të vjetra deri në 20 vjet, mund të kenë funksionin Auto Hold, i cili e lehtëson ndjeshëm drejtimin e përditshëm, veçanërisht në rrugët me pjerrësi.Edhe pse disa shoferë nuk janë të familjarizuar me të, butoni Auto Hold është një funksion shumë praktik që ofron më tepër rehati dhe siguri. Në praktikë, ai funksionon si një lloj frenimi automatik që e mban automjetin të palëvizshëm pasi të ndaloni, për shembull në semafor, në kolonë apo në një të përpjetë.Kur Auto Hold është aktivizuar, sistemi e mban automjetin të frenuar derisa shoferi të nisë lëvizjen. Ndryshe nga Hill…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin përdor një sistem të sofistikuar fshehtësie për të mbajtur të paditur vendndodhjen e tij, ndërsa aktivitetet publike kontrollohen me kujdes nga Kremlini. Gazetarët kanë arritur deri aty sa të analizojnë edhe gjendjen e bimëve në zyrën e tij për të përcaktuar se kur janë zhvilluar në të vërtetë takimet televizive.Në disa raste, takimet e Putinit janë transmetuar disa ditë ose javë pas zhvillimit të tyre. Ndryshimet në gjendjen e bimëve në zyrat ku shfaqet presidenti kanë ndihmuar gazetarët të kuptojnë se takimet nuk janë zhvilluar në ditët e deklaruara zyrtarisht, shkruan newyorktimes.Sipas gazetarëve investigativë, rezidencat e…

Read More

Vetëm pak muaj pas largimit nga Ferizaj, trajneri shqiptar, Nevil Dede ka përjetuar një kthesë spektakolare në karrierë, duke e udhëhequr Egnatian drejt titullit në Shqipëri dhe suksesit në Evropë.Historia e Nevil Dedes në muajt e fundit është një nga ato që tregojnë se në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda pak javësh.Më 19 prill, Dede u shkarkua nga Ferizaj, në një moment kur skuadra po luftonte për mbijetesë. Pavarësisht vështirësive, ai kishte arritur ta dërgonte ekipin deri në finalen e Kupës së Kosovës, duke lënë pas një aventurë me ulje-ngritje në kampionatin kosovar. Por, largimi nga Ferizaj nuk ishte…

Read More

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen me setin e saj të fundit fotografik për fushatën e re të Alo Yoga, ku u shfaq me disa veshje sportive në nuanca rozë dhe të zeza.Fotosesioni vjen pak ditë pas festës së saj të 29-vjetorit, e cila u zhvillua me tematikë rozë në rezidencën e saj në Beverly Hills.Në festë morën pjesë motrat e saj Kim dhe Khloe Kardashian, Kendall Jenner, si dhe miq të Kylie-t, mes tyre Hailey Bieber, Victoria Villarroel dhe Sydney e Devon Lee Carlson, shkruan DailyMail. Kylie kishte zgjedhur ngjyrën rozë edhe për ditëlindjen, duke u shfaqur me një fustan të…

Read More

KRU “Prishtina” ka njoftuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë rezulton i pijshëm dhe brenda parametrave të lejuar, pas analizave laboratorike.Lajmin e ka njoftuar KRU “Prishtina”, e cila ka bërë të ditur se ka pranuar rezultatet e analizave kimike të realizuara nga kompania.Sipas rezultateve, uji nga rrjeti i ujësjellësit është brenda standardeve të lejuara dhe nuk paraqet rrezik për konsum. “As për pije, as për ushqim”, KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin Nga verifikimet e kryera është konstatuar se kontaminimi i evidentuar më herët ka…

Read More