Author: korrektpress

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen me setin e saj të fundit fotografik për fushatën e re të Alo Yoga, ku u shfaq me disa veshje sportive në nuanca rozë dhe të zeza.Fotosesioni vjen pak ditë pas festës së saj të 29-vjetorit, e cila u zhvillua me tematikë rozë në rezidencën e saj në Beverly Hills.Në festë morën pjesë motrat e saj Kim dhe Khloe Kardashian, Kendall Jenner, si dhe miq të Kylie-t, mes tyre Hailey Bieber, Victoria Villarroel dhe Sydney e Devon Lee Carlson, shkruan DailyMail. Kylie kishte zgjedhur ngjyrën rozë edhe për ditëlindjen, duke u shfaqur me një fustan të…

Read More

KRU “Prishtina” ka njoftuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë rezulton i pijshëm dhe brenda parametrave të lejuar, pas analizave laboratorike.Lajmin e ka njoftuar KRU “Prishtina”, e cila ka bërë të ditur se ka pranuar rezultatet e analizave kimike të realizuara nga kompania.Sipas rezultateve, uji nga rrjeti i ujësjellësit është brenda standardeve të lejuara dhe nuk paraqet rrezik për konsum. “As për pije, as për ushqim”, KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin Nga verifikimet e kryera është konstatuar se kontaminimi i evidentuar më herët ka…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi Ramaj i ka bërë thirrje Albin Kurtit të mos i keqpërdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet në këtë situatë krize politike, të shkaktuar nga vetë ai.Kabashi Ramaj, në një konferencë për media kritikoi ashpër Kurtin, i cili sot mori pjesë në ceremoninë së diplomimit të kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues, duke rikujtuar se ai dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes po i ushtrojnë funksionet e tyre kundërligjshëm.“Kemi një situatë të paprecedentë edhe në Presidencë, me pasoja të drejtpërdrejta për zinxhirin kushtetues të komandimit të Forcës së Sigurisë së…

Read More

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në trafik në Ohër me çka është lëndur një i mitur”Më 13.08.2026, në orën 14:40, SPB Ohër është njoftuar se në rr. „Jabllanica“ në Ohër ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.J. (20) nga fsh. Kalishtë, rrethina e Strugës dhe një motoçiklete me targa të Ohrit, të drejtuar nga një 15-vjeçar nga Ohri.Nga ky aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Sh. Erazmo“ në Ohër. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip…

Read More

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) u bën thirrje të gjitha bizneseve prodhuese të produkteve të qumështit, marketeve dhe çdo subjekti tjetër që tregton produkte të qumështit, që menjëherë të tërheqin nga tregu të gjitha produktet e konstatuara si të papërputhshme, sipas raporteve zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), nr. 4942, datë 27.07.2026, dhe nr. 5203, datë 10.08.2026.Sipas një njoftimi për media thuhet se IQMT, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, përkatësisht nenin 9, paragrafët 5 dhe 6, nga dita e sotme do të intensifikojë kontrollet…

Read More

Startech24.com prezanton platformën e re online, të krijuar për ta bërë blerjen e teknologjisë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të informuar për klientët në Kosovë.Platforma e re sjell një eksperiencë moderne të blerjes online, me navigim më të lehtë, kategori të organizuara dhe një gamë të gjerë produktesh nga mbi 600 brende të njohura ndërkombëtare.Në Startech24.com mund të gjenden Gaming PC, laptopë, telefona, monitorë, komponentë kompjuterikë, televizorë, pajisje smart, produkte Apple, aksesorë gaming, Starlink dhe shumë prej produkteve më të reja të teknologjisë.Një prej risive kryesore është programi StarPoints, përmes të cilit klientët fitojnë pikë gjatë blerjeve…

Read More

Automobilistika, automjetet elektrike, robotika, dronët, inteligjenca artificiale, prodhimi i mençur dhe teknologjitë hapësinore nuk janë më vetëm tema të së ardhmes. Në UBT, këto fusha po bëhen pjesë e një programi bashkëkohor të Inxhinierisë Mekanike, duke u ofruar të rinjve në Kosovë mundësinë të përgatiten për profesionet dhe industritë që po ndryshojnë botën.Programi Bachelor i Shkencave në Inxhinieri e Mekanike në UBT është një program që ndërthur bazat e forta të inxhinierisë me teknologjitë moderne dhe mundësitë e specializimit në fusha që po transformojnë industrinë globale.Për herë të parë, automobilistika si një nga drejtimet e specializimitNjë nga elementet më tërheqëse…

Read More

Pas gati një muaji, qytetarët e Gostivarit mund ta përdorin sërish ujin nga ujësjellësi për pije. Nga Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave njoftuan se rezultatet më të fundit të analizave kanë konfirmuar se uji është mikrobiologjikisht dhe bakteriologjikisht i rregullt.Me këtë janë plotësuar kushtet që uji në Gostivar të përdoret përsëri për konsum. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari tha se rezultatet e fundit kanë konfirmuar sigurinë e ujit, ndërsa autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që, para se ta përdorin për pije, ta lënë ujin të rrjedhë mirë nga çezmat.“Nga sot uji në Gostivar është i sigurt për pije”,…

Read More

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se me zgjerimin e lagjes “Bajram Curri”, është rritur edhe nevoja për hapësira të reja mësimore në SHFMU “Fatmir Berisha” në Prizren.Komuna e Prizrenit, ka bërë të ditur se përmes investimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit është ndërtuar një aneks i ri dykatësh me katër dhoma mësimi.Aneksi i ri është ndërlidhur me objektin ekzistues të shkollës dhe sallën e sportit, duke krijuar hapësira shtesë për zhvillimin e procesit mësimor.Sipas komunës, salla e sportit, e cila është e dyta më e madhe në Komunën e Prizrenit pas Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, tashmë ofron kushte më të…

Read More

Qendra Administrative e Intendencës ka njoftuar kompanitë e interesuara se Forca Italiane e Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR – KOSOVA) synon të marrë me qira autobusë, minibusë dhe minivanë, me shoferë, për nevojat e udhëtimit të kontingjentit italian të vendosur në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W) në Kosovë.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procedurën e tenderit deri në orën 16:00 të datës 22 gusht 2026 duke dërguar një ftesë të shkurtër në adresën e mëposhtme të email-it: kfor.acquisti@gmail.com.“Kërkesat e pjesëmarrjes përfshijnë përshtatshmërinë profesionale, kapacitetin ekonomik…

Read More