Author: korrektpress

Në Klinikën Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rindërtuese – Shkup u realizuan konsultime të specializuara disaditore për trajtimin e mëtejshëm të pacientëve të lënduar në zjarrin tragjik në Koçan. Pas iniciativës së drejtoreshës së Klinikës, prim. dr. Jasmina Gjorgjievska Pavllovska, u organizua një vizitë ekspertësh nga ana e sub. spec. dr. Igor Malkoviq, kirurg plastik dhe rekonstruktiv me përvojë shumëvjeçare në trajtimin e rasteve më të ndërlikuara të djegieve, njoftuan nga Klinika.Gjatë vizitës, siç theksohet, u kryen ekzaminime të detajuara dhe konsultime profesionale për secilin pacient, me ç’rast u përcaktuan plane individuale për trajtim etapë pas etape. Çdo rast u…

Read More

Megan Fox i është përgjigjur shkurt një përdoruesi të rrjeteve sociale, i cili e kritikoi për publikimin e fotografive provokuese në moshën 40-vjeçare.Aktorja publikoi këtë javë në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me një bluzë të zezë pa rripa, tanga dhe getae prej gëzofi, të kombinuara me një xhaketë të gjelbër prej leshi. Postimi mblodhi më shumë se një milion pëlqime, por edhe komente negative.Një prej përdoruesve i shkroi se “askush nuk dëshiron të shohë një 40-vjeçare pothuajse të zhveshur”.Fox nuk u përfshi në një debat të gjatë, por iu përgjigj shkurt: “Atëherë mos i shiko, motër”.Përgjigjja e…

Read More

Julian Alvarez është lënë jashtë skuadrës së Atletico Madridit për miqësoren e së premtes ndaj Marseille, duke rikthyer sërish në qendër të vëmendjes të ardhmen e sulmuesit argjentinas.Sipas TyC Sports, mungesa e Alvarezit vjen vetëm pak ditë pasi ai u rikthye në stërvitje dhe në një moment kur vazhdon dëshira e tij për t’iu bashkuar Barcelonës.Sulmuesi u rikthye në stërvitjet e Atletico Madridit para pesë ditësh, pas pushimeve të tij pas Kupës së Botës. Përveç tij, jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Marseille kanë mbetur edhe Alex Baena, Marcos Llorente dhe Juan Musso, të cilët gjithashtu sapo janë rikthyer nga angazhimet…

Read More

Evropa e ka rritur ndjeshëm mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën, por armët amerikane ende luajnë rol kyç në ndihmën e vazhdueshme për Kievin, zbuloi një studim.Në raportin e saj për mbështetjen e Ukrainës të publikuar të enjten, Instituti Kiel për Ekonominë Botërore tha se Evropa i rriti ndjeshëm ndarjet e ndihmës për Ukrainën në maj dhe qershor 2026. Rritja u nxit kryesisht nga kredia mbështetëse e Ukrainës e prezantuar rishtazi, përmes së cilës institucionet evropiane ndanë gati 11 miliardë euro gjatë dy muajve, tha instituti.Përtej kredisë mbështetëse të Ukrainës, donatorët evropianë përbëjnë shumicën e ndihmës të sapo ndarë. Megjithatë,…

Read More

TV Dukagjini ka publikuar një fotografi ku shihet oficeri i Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), Zhelimir Matoviq, i cili dyshohet se ka qenë rekrutuesi i Fehim Salit, të arrestuar në Kosovë nën dyshimin për spiunazh.Në fotografi, Matoviq shihet së bashku me Salin gjatë njërit prej takimeve të tyre në Serbi.Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Fehim Salit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”. Vendimi është marrë më 14 gusht nga gjyqtari i procedurës paraprake, Kushtrim Shyti, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.Sipas aktvendimit, paraburgimi do të llogaritet…

Read More

Kenan Yildiz është shfaqur si një objektiv i mundshëm i Arsenalit gjatë kësaj vere, raporton talkSPORT.“Topçinjtë” po kërkojnë të përforcojnë krahun e majtë të sulmit, teksa përgatiten për të mbrojtur titullin e Ligës Premier.Arsenali tashmë ka transferuar anësorin grek Christos Tzolis, i cili pritet të zëvendësojë Leandro Trossardin, të larguar drejt Besiktasit. Megjithatë, londinezët mund të kenë nevojë për një tjetër përforcim ofensiv nëse Gabriel Martinelli largohet nga Emirates.Martinelli ka tërhequr interesimin e kampionit të Turqisë, Galatasaray, ndërsa Arsenali raportohet se po monitoron Yildizin si një zëvendësues të mundshëm të brazilianit. Në episodin e fundit të “The Window”, gazetari kryesor…

Read More

Jo çdo mace ka nevojë për vëmendje të pandërprerë: disa janë të qeta, të pavarura dhe përshtaten çuditërisht mirë me një pronare që mungon për orë të tëraNjë mace mund të jetë një kafshë shtëpiake ideale për një person që jeton vetëm. Megjithatë, gjatë zgjedhjes nuk duhet parë vetëm pamja e saj, por edhe karakteri, nevoja për vëmendje dhe kujdesi që kërkon.Sipas disa kritereve, këto raca konsiderohen të përshtatshme për gratë që jetojnë vetëm, pasi janë të qeta, të pavarura dhe krijojnë lidhje të forta me pronaren.1. Macja birmanezeMacja birmaneze është e përshtatshme për gratë që dëshirojnë një kafshë shoqërore…

Read More

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se janë pezulluar nga detyra zyrtarët ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.”Sot, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pezulluar nga detyra zyrtarët ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Rasti lidhet me periudhën 2017–2019 dhe me kontratën për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe regjionale. Sipas aktakuzës, aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, ndërsa pagesat e realizuara kanë arritur në mbi 5 milionë euro”,…

Read More

Një test, disa orë përqendrim dhe shumë pritshmëri për atë që vjen më pas. Për maturantët, provimi i sotëm ishte më shumë se një testim; ishte një nga hapat e fundit të arsimit të mesëm dhe një kusht për t’u bërë pjesë e botës akademike.“Shumë mirë, testi ishte pak i vështirë, por i bëra përgjigjet, kisha mësuar. Tani besoj se e kam kaluar testin. Dua të studioj këtu, në shtetin tim. Në një shtet tjetër nuk mundem”, tha maturanti Xhihad Hasani.Përveç njohurive, matura këtë vit sjell edhe një mundësi të re për nxënësit e arsimit profesional. Për herë të parë,…

Read More

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka deklaruar se klubi anglez nuk pritet të bëjë lëvizje për mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, gjatë ditës së sotme, pasi “Blutë” kanë vendosur një afat të pashkruar për transferimin e tij.Chelsea u ka bërë të ditur Manchester Cityt, si dhe çdo klubi tjetër të interesuar, se kanë kohë deri në orën 17:00 të së premtes për të arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit 25-vjeçar.Reprezentuesi argjentinas është i disponueshëm për shitje, por vetëm nëse paguhet shuma prej rreth 139 milionë eurosh, të cilën Chelsea ia ka vendosur si çmim pas dëshirës së vetë lojtarit…

Read More