KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dasmë e dytë në BBVA: Mateo martohet me Brikenën, banorja nuk tregon asnjë emocion

Dasmë e dytë në BBVA: Mateo martohet me Brikenën, banorja nuk tregon asnjë emocion

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania banorët morën një zarf të veçantë, të cilin e lexoi Selin.

Me entuziazëm të madh, ajo shpërtheu: “Banorë, pas një propozimi nga Mateo, ku Brikena tha ‘po’, Vëllai i Madh ju jep mundësinë të organizoni dasmën e dytë të këtij edicioni. Dasma do të zhvillohet sonte në mbrëmje!”

Megjithatë, në videon e postuar në Instagram nga BBVA, u vunë re reagime të ndryshme.

BBVA/Instagram

Brikena nuk tregoi asnjë emocion dhe nuk buzëqeshi, ndërsa Mateo dukej shumë i lumtur.

Selin, përkundrazi, shpërtheu në gëzim dhe u duk tepër e emocionuar.

Komentet e shikuesve nuk munguan; disa shkruanin se Brikena nuk po duket se dëshiron të martohet, ndërsa të tjerë shprehën me shaka se Selin u gëzua më shumë sesa vetë Brikena. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.