Author: korrektpress

Organizatat e shoqërisë civile të cilat e monitorojnë punën e Kuvendit dhe ato me ekspertizë juridike, vlerësojnë se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, rreth zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, është i qartë, i bazuar në Kushtetutë dhe duhet të zbatohet pa asnjë dilemë.Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ishte kryetar Kuvendit kur Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb, e ka kundërshtuar kategorikisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se e gjithë procedura është bërë duke e shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.Përpos procedurave, Basha e ka vënë në pikëpyetje edhe…

Read More

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit.Nga këto vota të prekura, afërsisht 40 mijë u takojnë kandidatëve të Partisë Demokratike, rreth 15 mijë Vetëvendosjes, rreth 11 mijë Lidhjes Demokratike dhe rreth 4 mijë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Por, me gjithë vjedhjet brenda partiake, mandatet e deputetëve brenda partive, janë të njëjta. Dallaveret që dolën në pah përmes vjedhjes së votave të kandidatëve brenda partive, deri tash nxorën nga parlamenti i Kosovës vetëm deputetin turk, Fikrim Damkën, vendin e të cilit e ka zënë bashkëpartiaku…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve. Gashi falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.”Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer.Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike, si dhe…

Read More

Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian kanë zbuluar se cilat punë shtëpie i bëjnë vetë.Konkretisht, ato folën në podkastin “Khloe In Wonderland”, dhe në atë rast Khloe filloi me një seri pyetjesh të quajtura “Kur ishte hera e fundit”.Ajo e pyeti Kimin se kur i kishte bërë për herë të fundit disa nga punët e saj të përditshme. Foto: Kim Kardashian/Instagram”Mbaj mend që shkova në dyqan gjashtë vjet më parë, dhe para kësaj ndoshta përsëri 12 vjet më parë. Dua të dal për një shëtitje, kështu që do të shkoj përsëri. Shkoj në qendrat tregtare gjatë gjithë kohës, më pëlqen shumë…

Read More

Trajneri i Polissya Zhytomyr, Ruslan Rotan, ka folur me fjalë shumë pozitive për dy futbollistët e Kosovës, Ilir Krasniqin dhe Lindon Emërllahun, gjatë një interviste të gjatë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit elitar të Ukrainës. Ish-futbollisti i njohur ukrainas ka theksuar se është i impresionuar me cilësitë futbollistike dhe njerëzore të dy lojtarëve, të cilët së fundmi iu bashkuan skuadrës që po garon për titullin kampion në Ukrainë.Mesfushori Lindon Emërllahu u prezantua te Polissya në muajin dhjetor, pasi u transferua nga ClujI. Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e ekipit. Pas…

Read More

Në vetëm 2 vjeç e 302 ditë, Jude Owens bëri histori duke u bërë djali më i ri që realizon një “bank shot” në bilardo dhe djali më i ri që fut një “double” në “snooker”.Babai i tij, Luke Owens, e përshkroi Juden si një “talent natyral” që u përshtat me sportet me shkop pothuajse menjëherë. Videot e tij që shpërndahen online kanë tërhequr vëmendjen e platformave të mëdha të rrjeteve sociale.Kryeredaktori i Guinness World Records, Craig Glenday, e quajti arritjen “jashtëzakonisht të veçantë”, duke theksuar se rekordet mund t’i thyejnë të gjithë, pavarësisht moshës.Ndryshe, “Bank shot” në bilardo (dhe…

Read More

Meta përfundon 2025 me rezultate të forta dhe paralajmëron vit të madh për inteligjencën personale artificiale në 2026.Mark Zuckerberg, CEO i Meta, ka ndarë raportin e fitimeve tremujore të kompanisë, duke theksuar performancën e fuqishme të biznesit në vitin 2025 dhe planet ambicioze për vitin 2026.“Ne mbyllëm 2025-n fuqishëm, me më shumë se 3.5 miliardë njerëz që përdorin të paktën një nga aplikacionet tona çdo ditë. Kjo përfshin më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë ditorë në Facebook dhe WhatsApp, dhe pothuajse aq në Instagram”, tha Zuckerberg. Ai shtoi se rritja e biznesit u ndihmua nga kërkesa rekord gjatë pushimeve…

Read More

Mbi 18 mijë persona janë paraqitur gjatë një jave në dyert e mjekëve të familjes dhe urgjencave spitalore në të gjithë vendin, si pasojë e gripit dhe virozave stinore. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) konfirmojnë se gripi ka arritur tashmë pikun e tij.Shumica e pacientëve po trajtohen në banesë, ndërsa një pjesë kanë pasur nevojë për shtrim në spital. Laboratori i Virologjisë në ISHP ka identifikuar deri më tani disa viruse gripale qarkulluese.Sipas parashikimeve, kurba e infektimeve me grip pritet të vijojë në rritje edhe në javët në vijim. Ekspertët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët,…

Read More

Fut ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të “IEM Krakow” që po zhvillohet në Poloni, për ta eliminuar skuadrën braziliane Legacy.Fut edhe pse s’ishte favorit, fitoi me rezultat 0-2 në mape, ku dominoi plotësisht nga fillimi.Fillimisht në “de_dust2”, Fut fitoi me rezultat 13-7, sfidë ku dominuan si “t-site”, pasi morën plot shtatë raunde, ku Legacy arriti vetëm një sosh meqenëse “pjesa e parë” kishte përfunduar me rezutlat 6-6.Dymtro “dem0n” Myrosnychenko ishte i pandalshëm me plot 22 eliminime.Ndërkohë, në “de_ancient”, Fut shënoi një përmbysje pasi humbën pjesën e parë me rezultat 8-4, por në fund triumfuan 10-13. Pas “dem0n” me…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri në Turqi. Sipas mediave, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa personeli është evakuuar në mënyrë të sigurt.Ende nuk është sqaruar se në cilën pjesë të rafinerisë ndodhi shpërthimi. Të gjithë punonjësit brenda ambienteve u evakuuan menjëherë sipas procedurave të sigurisë, ndërsa banorët e zonave përreth u njoftuan për rrezikun e mundshëm dhe u këshilluan të qëndrojnë larg. Forcat e sigurisë kanë izoluar zonën, duke ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve, ndërsa ambulancat qëndrojnë në gatishmëri. Operacionet e shuarjes po vazhdojnë, dhe ekipet pritet të qëndrojnë në vendngjarje…

Read More