Author: korrektpress

Një pjesë e tifozëve të Schalkes në ‘Veltins Arena’ e vërshëllyen Marc Cucurellan në çdo prekje të topit, teksa ai debutoi me Real Madridin në ndeshjen e fundit miqësore të verës ndaj Schalke.Cucurella zhvilloi minutat e tij të para me Los Blancos të dielën pasdite, dy muaj pasi u largua nga Chelsea për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll, në një transferim që raportohet se kap vlerën e 60 milionë eurove.Ishte një moment për t’u mbajtur mend për 28-vjeçarin, i cili realizoi ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur për Real Madridin.Mbrojtësi i krahut zëvendësoi Alvaro Carrerasin në minutën e 61-të, por u…

Read More

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.“Rreth orës 05:42 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Kliqinë, ku janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar”, ka thënë Gashi.Sipas tij, njëri prej të lënduarve është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku më pas ka ndërruar jetë.“Njëri prej të lënduarve, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës,…

Read More

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se të hënën, më 17 gusht të këtij viti, pranë Xhamisë “Isa Beg”, ka hapur dyert Panairi i Prodhimeve dhe Produkteve Tradicionale “Konaku i Mitrovicës”.Aktiviteti është organizuar nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me fokus të veçantë në mbështetjen dhe promovimin e grave fermere dhe artizane.Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Remzije Tupella, ka vlerësuar rëndësinë e panairit, i cili synon promovimin, shitjen dhe zhvillimin e produkteve vendore, si dhe fuqizimin e grave në fushën e ndërmarrësisë.Në panair qytetarët kanë mundësi të njihen nga afër me prodhime dhe produkte tradicionale…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, derisa kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që t’i hapë rrugë rikthimit të rendit kushtetues.Të pranishëm në aksion janë edhe Rinia Demokratike.“Edhe sot, bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës, jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake”, thonë nga PDK-ja. /Telegrafi/

Read More

Brenda pak javësh, në Komunën e Vitisë janë raportuar dy raste të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e stafit gjatë ushtrimit të detyrës.Pas rastit të fundit, ku një mjek dyshohet se është sulmuar fizikisht derisa ishte në kujdestari në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan, punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Viti kanë mbajtur të martën protestë. Sulmohet mjeku gjatë kujdestarisë në QMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë Përmes protestës, punëtorët kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse rritjen e masave të sigurisë dhe mbrojtje më të madhe për personelin shëndetësor në vendet e punës.Ky është rasti i…

Read More

Marcus Rashford thuhet se ka refuzuar tre oferta të ndryshme nga klubet e Ligës Premier deri më tani në këtë afat kalimtar.Sipas gazetarit të pavarur Sam C, pavarësisht interesit nga të tjerët, fokusi i sulmuesit anglez mbetet vetëm te Manchester United.Burimet tregojnë se Rashford nuk ka ndërmend të ndjekë një transferim brenda kampionatit “siç qëndrojnë gjërat”, me Unitedin që mbetet destinacioni i tij prioritar.Ky përditësim vjen ndërsa e ardhmja e Rashford vazhdon të gjenerojë spekulime pas periudhës së tij mbresëlënëse si huazim në Spanjë. Nga largimi te qëndrimi? Man Utd merr vendim të ri për Rashfordin Rashford e ringjalli karrierën…

Read More

Filmi “Spider-Man: Brand New Day” ka ruajtur vendin e parë në kinematë amerikane, duke arkëtuar rreth 60 milionë euro gjatë fundjavës së tretë të shfaqjes. Ndërkohë, “The End of Oak Street” dhe “PAW Patrol: The Dino Movie” debutuan me të ardhura prej më shumë se 18 milionë eurosh.Filmi i Sony dhe Marvel, “Spider-Man: Brand New Day”, ku Tom Holland luan Peter Parkerin, deri tani ka arkëtuar rreth 678,5 milionë euro në tregun vendas dhe rreth 1,75 miliardë euro në mbarë botën. – YouTube www.youtube.com Kështu, ai është bërë filmi i dytë më i shpejtë që ka kaluar shifrën prej 1,73…

Read More

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrur për sot një takim me partitë parlamentare, për siç ka thënë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Presidentit.Haxhiu u ka dërguar ftesë partive më të mëdha parlamentare, por jo të gjitha i janë përgjigjur pozitivisht.Në fakt, në takim do të jetë vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga e cila parti vjen edhe vetë Haxhiu.Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë thënë jo takimit me Haxhiun. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka bërë të ditur se PDK…

Read More

Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë kthjellimet në pjesën e parë të ditës. SHMU njofton se vranësirat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në të gjithë territorin.Në zonën e veriut reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-7…

Read More

YouTube njoftoi të hënën se po ndryshon mënyrën se si numërohen shikimet në platformën e saj, me një shikim që tani llogaritet sapo fillon të luhet një video ose dikush hyn në një transmetim të drejtpërdrejtë.Edhe pse platforma në pronësi të Google nuk zbuloi kurrë se si i numëronte më parë shikimet, përgjithësisht kuptohej se një shikim llogaritej pasi një përdorues shikonte të paktën 30 sekonda të një videoje, transmeton Telegrafi.Ndryshimi vjen një vit pasi YouTube aplikoi të njëjtën qasje për numërimin e shikimeve në videot Shorts. Vlen të përmendet se rivalët TikTok dhe Instagram gjithashtu numërojnë shikimet sapo fillon…

Read More