- Si u bë Boca Juniors klubi i futbollit më i rëndësishëm nga ana kulturore jashtë Evropës
- Ronaldo “ia vjedh” golin shokut të skuadrës, shënon të 978-in në karrierë
- Ish-Miss USA u rrëzua dy herë para një salle plot në ceremoninë e lamtumirës së kurorës, reagimi i saj u bë hit në internet
- Waymo në Mynih – a mund t’i bëjnë veturat autonome rrugët e Evropës më të sigurta?
- Çfarë dihet për vizitën surprizë të shefit të CIA-s në Moskë?
- BE shpreh “keqardhje të thellë” për vendimin e KGJK-së për gjyqtarët serbë
- Hamburgu nuk llogaritë në të – Emir Sahiti mund të gjejë shpëtim te klubi tjetër gjerman
- Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
Author: korrektpress
Aeroporti i Mynihut i shpëtoi mezi katastrofës gjatë ngritjes së dështuar të një aeroplani pasagjerësh Boeing, sipas një eksperti.”Mund të kishte qenë një top zjarri me qindra viktima nëse pilotët nuk do të kishin arritur ta ngrinin aeroplanin lart”, tha eksperti i aviacionit Heinrich Großbongardt për Agjencinë Gjermane të Shtypit. Njerëzit jashtë territorit të aeroportit ishin gjithashtu në rrezik, transmeton Telegrafi.Boeing 787 i Vietnam Airlines u ngrit të shtunën pasdite pasi kaloi fundin e pistës jugore. Videot e ngritjes tregojnë re të mëdha pluhuri dhe dridhjesh në kabinë. Sipas platformës Aviation Herald, të paktën frenat në anën e djathtë të…
Aktorja amerikane, Hayden Panettiere, e njohur për rolet në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Panettiere u gjet pa ndjenja të dielën, më 16 gusht, në një kompleks banimi në Greenville, Karolina e Jugut, ndërsa shërbimet emergjente u thirrën pas një raportimi për arrest kardiak. Pavarësisht përpjekjeve për ta reanimuar, u shpall e vdekur në vendngjarje. HaydenZyra e mjekut ligjor të Greenville County bëri të ditur se autopsia është kryer dhe nuk janë gjetur shenja traume që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Shkaku dhe mënyra e vdekjes ende nuk janë përcaktuar dhe pritet të bëhen teste…
Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, ndërsa tre të tjera janë në monitorim. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e situatës deri në orën 20:00 të 17 gushtit.Gjatë ditës janë regjistruar 13 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse.Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.Vatrat kryesore aktive:Mali i Dajtit, Tiranë: Operacioni vijon me forcat në terren dhe mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe dy…
Galatasaray është i gatshëm t’i ofrojë Bruno Fernandesit një pagë më shumë se dyfishin e asaj që aktualisht merr në dorë te Manchester United, por oferta joshëse pritet të refuzohet nga kapiteni portugez.E ardhmja e Fernandesit është rikthyer në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit, pasi Juventus dhe Milani kanë shfaqur interesim për mesfushorin. Në garë është përfshirë edhe Galatasaray, i cili duket se do të jetë klubi i parë që do ta testojë seriozisht qëndrimin e Manchester Unitedit.Sipas The Telegraph, klubi turk është i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro për Fernandesin. Fillimisht do të paguheshin 40…
Pas një lidhjeje 26-vjeçare dhe një tradhtie të fshehur për një kohë të gjatë, ajo nisi jetën nga e para. Sot ka një partner të ri, por frika se historia mund të përsëritet po e shtyn të mendojë edhe për ndarjenPër 26 vjet isha në një marrëdhënie. Prej tyre, 17 vjet ishim të martuar. Pastaj zbulova se bashkëshorti im kishte një lidhje tjetër.Nuk ishte diçka kalimtare. Tradhtia kishte zgjatur dhe ishte mbajtur e fshehtë. Përballë dyshimeve, ajo ishte mohuar derisa e vërteta më në fund doli në dritë.Martesa përfundoi, por as divorci nuk solli menjëherë shkëputjen që më duhej. Për…
Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka shprehur besimin e tij të madh te skuadra, duke deklaruar se “Blutë” janë të gatshëm të garojnë për trofe në të gjitha frontet këtë sezon.Megjithatë, trajneri spanjoll pranoi se skuadra ende mund të përmirësohet, pavarësisht se është i kënaqur me punën e bërë gjatë afatit kalimtar të verës.“Unë vërtet besoj në këtë skuadër. Besoj gjithashtu se skuadra mund të përmirësohet. Mendoj se kemi marrë vendime të rëndësishme dhe të mira, me ndjesinë se jemi gati. Jemi gati ta nisim Ligën Premier”. Ish-trajneri i Real Madridit vlerësoi gjithashtu punën e klubit në merkato, duke theksuar…
Aktori i njohur amerikan, Woody Harrelson, ka mbërritur në Sarajevë, ku gjatë edicionit të 32-të të Sarajevo Film Festival do të nderohet me çmimin “Zemra e Nderit e Sarajevës” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e filmit.Harrelson, 65 vjeç, ka ndërtuar një karrierë prej gati katër dekadash, duke interpretuar role të ndryshme në komedi, drama, filma aksion dhe seriale televizive. Ai u bë i njohur për publikun amerikan përmes serialit “Cheers”, ndërsa më vonë u shqua në filma si “Natural Born Killers”, “The People vs. Larry Flynt”, “Zombieland” dhe “No Country for Old Men”. WoodyPër publikun e Sarajevës,…
Lamborghini ka zbuluar detaje të reja për Revuelto SV, versionin më sportiv dhe më të orientuar drejt pistës të modelit aktual V12 të kompanisë italiane.Edhe pse makina sjell më shumë fuqi, aerodinamikë të avancuar dhe teknologji të reja në pezullim, Lamborghini ka bërë të ditur se nuk planifikon të luftojë për një rekord xhiroje në pistën legjendare Nürburgring.Revuelto SV ndjek traditën e modeleve të mëparshme të markës me emërtimin SV, të cilat janë krijuar për të ofruar performancë më të lartë dhe sjellje më agresive në pistë. Megjithatë, këtë herë Lamborghini ka zgjedhur një tjetër pistë për të demonstruar potencialin…
Instagram ka prezantuar një ndryshim të ri në identitetin e tij vizual, dhjetë vjet pas ridizajnimit të madh që ndryshoi përgjithmonë pamjen e platformës.Por, ndryshe nga sa mund të pritej, ndryshimi i fundit nuk është pritur me entuziazëm nga të gjithë përdoruesit, transmeton Telegrafi.Ridizajnimi i vitit 2016 mbetet një prej ndryshimeve më të diskutueshme në historinë e Instagramit. Në atë kohë, kompania zëvendësoi ikonën e vjetër të kamerës, e cila kishte një pamje më realiste dhe skeuomorfike, me një dizajn minimalist dhe të sheshtë.Ndryshimi shënoi edhe një transformim më të gjerë të vetë platformës. Instagrami filloi të largohej gjithnjë e…
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar kontratën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) me Maqedoninë e Veriut për shitjen e energjisë elektrike.Ymeri, përmes një reagimi në Facebook, ka deklaruar se vlera prej 73 milionë eurosh e përfituar nga kjo kontratë për një periudhë trevjeçare, sipas saj, shpenzohet nga qytetarët për import të energjisë elektrike brenda vetëm tre deri në katër muaj.“Vlera e fituar nga kontrata e KEK me Maqedoninë e Veriut për 3 vjet kohë, harxhohet përafërsisht për 3-4 muaj nga xhepat tanë në import të rrymës”, ka shkruar Ymeri.Ajo e ka përdorur këtë krahasim për të kritikuar politikat…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari