- Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Debuton Pllana
- “U nisëm Kosovë”, Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike
- Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që synojnë të shkruajnë historinë
- Trafiku Urban paralajmëron vonesa dhe devijime të autobusëve sonte në Prishtinë
- Guvernatori Ismaili: Investimet e huaja direkte në Kosovë mund të kalojnë rekordin prej 1 miliard eurosh të vitit 2025
- Izraeli paralajmëron zonë sigurie në jug të Libanit pas operacionit ushtarak
- Milatoviq para deputetëve: Vizioni ynë për hyrje në BE nuk është i plotë pa Maqedoninë e Veriut
- Aleanca e dezinformimit: Si u amplifikuan pretendimet e rreme të Vuçiqit për takimin Kurti-Macron nga rrjeti rus
Author: korrektpress
Shumë qytete në vend përballen me ndotje enorme të ajrit. Situata është e rëndë edhe në Tetovë. Mjekët thonë se ajri i ndotur ka rritur numrin e thirrjeve në Urgjencë. Mjekët thonë se në rastet kur ndotja është e lartë qytetarët rekomandohen të mos qëndrojnë për gjatë kohë në ambiente të hapura, sidomos në mbrëmë kur ndotja arrin kulmin.“Sikurse çdo vit, edhe sivjet numri i personave që kërkojnë ndihmë me paraqitjen e ndotjes është rritur, me ç’rast më së shpeshti janë problemet me frymëmarrjen, sëmundje të mushkërive dhe shpesh ka edhe persona që marrin edhe infeksione”, tha Igor Malldenovski, Udhëheqës…
Dy yjet e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, po kalojnë në një formë jetësore këtë sezon.Dyshja e cila aktivizohen së bashku në nivel klubi te Hoffenheimi në Gjermani, kanë shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tyre në Bundesliga, e po ashtu edhe me Kosovën në ciklin kualifikues të Botërorit.Paraqitjet e tyre të mira javë pas jave tashmë kanë bërë që përveç rritjes së interesimit për transferimin e tyre, edhe vlera e kartonit të tyre të rritet ndjeshëm.Sipas përditësimit të fundit nga Transfermarkt, vlera e kartonit të Asllanit është rritur për shtatë milionë euro. Nga 18 milionë euro sa vlente…
Franca përballet me një legjislacion të përkohshëm emergjent për të shmangur mbylljen e qeverisë, pasi ligjvënësit braktisën bisedimet për buxhetin e vitit 2026, duke mos arritur të bien dakord për një projektligj kompromisi.Anëtarët e një komiteti të përbashkët ligjvënësish nga të dyja dhomat hoqën dorë pas më pak se një ore bisedimesh për të rënë dakord për një projektligj buxhetor.Kryeministri Sebastien Lecornu tha se do të konsultohet me udhëheqësit kryesorë politikë të hënën mbi hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë, duke shtuar se nuk kishte më kohë të mjaftueshme për një votim parlamentar mbi një buxhet para fundit të vitit.Kolapsi…
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim të thellë dhe kundërshtim të qartë ndaj kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 19 dhjetor 2025, me të cilën komunave u kërkohet që për herë të tretë brenda këtij viti të mbulojnë financiarisht angazhimin e stafit teknik gjatë vikendit për nevoja të procesit zgjedhor.Sipas AKK-së, kjo qasje është e padrejtë dhe e paarsyeshme, pasi shpenzimet burojnë drejtpërdrejt nga një proces që administrohet nga vetë KQZ. Komunat, thuhet në reagim, tashmë po përballen me kufizime serioze buxhetore dhe procedura të ndërlikuara financiare, ndërsa pagesat për punë gjatë vikendit nuk…
Hapat e ardhshëm të Milan janë shqyrtuar nga eksperti i tregut të futbollit Niccolo Ceccarini, me fokus të veçantë te pozicioni i portierit për shkak të vonesës në zgjatjen e kontratës së Mike Maignan, e cila skadon në vitin 2026.Ceccarini raporton se nuk ka përparim në rinovimin e Maignan, gjë që ka nxitur drejtuesit e Milan që të eksplorojnë alternativa. Dy emra të rinj janë shfaqur: Robin Risser (2004) nga Lens dhe Berke Ozer (2000) nga Lille. Të dy këta portierë të rinj janë të konsoliduar në Ligue 1 të Francës dhe konsiderohen figura të besueshme për klubet e tyre.…
Ylli amerikan i reality show-t, Kim Kardashian, përdori rrjetet sociale për të treguar se si e dekoroi rezidencën e saj luksoze në Hidden Hills, Los Angeles, duke vendosur mbi 50 pisha të larta, të cilat tërhoqën shumë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.Në profilin e saj në Instagram, Kardashian ndau një video që tregonte një holl të bollshëm hyrjeje dhe dhomë ndenjeje të mbushur me të paktën 50 pisha të zbukuruara me borë artificiale dhe mijëra drita të bardha, duke krijuar një atmosferë luksoze festash në shtëpi.Me muzikë klasike në sfond, ylli i reality show-t komentoi në video…
Në Prizren, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, u zhvillua një aktivitet në kuadër të Projektit të Partneritetit të Dhomave dhe Shoqatave Shqipëri & Kosovë, me mbështetjen e Dhomës së Zejeve Koblenz, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e zejeve. Projekti bazohet në bashkëpunimin mes Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në Shqipëri dhe Odës së Prizrenit, me synimin për të fuqizuar sektorët artizanalë në të dy vendet. Dhoma e Zejeve Koblenz është prej vitesh aktive në Ballkanin Perëndimor dhe në nivel ndërkombëtar, në mbështetje të zejtarëve, bizneseve të vogla dhe të mesme dhe arsimit…
Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Besa Trans”, në të cilën duhej të dëshmonin përfaqësuesit e Doganës u anulua për më 29 dhjetor. Arsyeja ishte mungesa e përkthyesit gjyqësor, pasi siç shpjegoi gjykatësi Ivica Stefanovski, nga katër përkthyes sa ka gjykata, tre janë në pushim mjekësor, ndërsa njëri është i zënë.Procesi gjyqësor nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me aksidentin, respektivisht shkaqeve të tragjedisë së nëntorit të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.Lënda ka të bëjë certifikatën e licencës së autobusit të aksidentuar që sipas Prokurorisë, pronari i kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu e…
Qytetet gjermane që kanë qenë shtëpitë e industrisë më të fuqishme automobilistike në Evropë tani po shohin rënien e të ardhurave të tyre fiskale, për shkak të vështirësive me të cilat po përballet industria e veturave. Qytetet si Wolfsburg, Ingolstadt dhe Stuttgart – vendet ku gjenden përkatësisht Volkswagen, Audi dhe Mercedes – po përjetojnë rënie dramatike të taksave që grumbullojnë, pasi kompanitë kryesore të industrisë po shënojnë rezultate të dobëta në shitje. Si pasojë, këto bashki po përballen me deficite buxhetore, e zyrtarët janë detyruar të marrin masa si huamarrje, rritje tarifash dhe shkurtime shpenzimesh për të mbuluar boshllëqet, raporton…
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë, të fortë por të drejtë trajnerit Mikel Arteta dhe lojtarëve të skuadrës, duke theksuar se rruga drejt titullit nuk pranon justifikime.Në mes të debateve për mungesat në skuadër dhe kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, ish-sulmuesi francez ka nënvizuar se këto janë situata me të cilat përballet çdo ekip dhe se skuadrat kampione dallohen pikërisht nga mënyra se si reagojnë në momente të vështira. Henry, pjesë e Arsenalit të famshëm të “Invincibles”, ka bërë të qartë se ankesat vetëm largojnë vëmendjen nga rezultati dhe zgjidhjet reale.“Le të mos flasim…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari