KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasje AKK–KQZ, komunat refuzojnë të mbulojnë kosto shtesë të procesit zgjedhor

Përplasje AKK–KQZ, komunat refuzojnë të mbulojnë kosto shtesë të procesit zgjedhor

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim të thellë dhe kundërshtim të qartë ndaj kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 19 dhjetor 2025, me të cilën komunave u kërkohet që për herë të tretë brenda këtij viti të mbulojnë financiarisht angazhimin e stafit teknik gjatë vikendit për nevoja të procesit zgjedhor.

Sipas AKK-së, kjo qasje është e padrejtë dhe e paarsyeshme, pasi shpenzimet burojnë drejtpërdrejt nga një proces që administrohet nga vetë KQZ. Komunat, thuhet në reagim, tashmë po përballen me kufizime serioze buxhetore dhe procedura të ndërlikuara financiare, ndërsa pagesat për punë gjatë vikendit nuk janë as të lehta dhe as të garantuara.

AKK vlerëson se KQZ nuk ka kompetencë ligjore për t’i obliguar komunat të krijojnë shpenzime shtesë financiare dhe administrative pa bazë ligjore dhe pa marrëveshje paraprake. Përveç kostos financiare, komunat ngarkohen edhe me angazhim shtesë të administratës për procedimin e pagesave, duke krijuar, sipas AKK-së, një barrë të dyfishtë.

Në fund, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që KQZ të marrë përgjegjësinë e plotë financiare për shpenzimet që rrjedhin nga procesi zgjedhor dhe të ndalë praktikën e bartjes së këtyre kostove te pushteti lokal, në respekt të parimit të autonomisë lokale dhe funksionimit të qëndrueshëm financiar të komunave./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.