KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama pezullon inspektorët pas rrëshqitjes së dheut në Prishtinë

Rama pezullon inspektorët pas rrëshqitjes së dheut në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rrëshqitjes së dheut në rrugën “Malush Kosova”, duke paralajmëruar masa të menjëhershme ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ka kërkuar pezullimin nga detyra të inspektorëve të përfshirë në këtë rast, deri në përfundim të hetimeve.

Ai theksoi se ekipet e Kryeqytetit dhe Policia ndodhen në terren, duke monitoruar nga afër situatën, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas tij, është kërkuar edhe fillimi i një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim apo neglizhencë të mundshme.

Rama paralajmëroi se, nëse konstatohen shkelje, do të ndërmerren masa të rënda, duke përfshirë largimin nga puna dhe ndjekjen penale.

“Kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve. Gjithashtu, kam kërkuar fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës. Nëse konstatohen shkelje, do të ketë masa të menjëhershme, nga largimi nga puna deri në ndjekje penale”, ka shkruar Rama./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.