Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Besa Trans”, në të cilën duhej të dëshmonin përfaqësuesit e Doganës u anulua për më 29 dhjetor. Arsyeja ishte mungesa e përkthyesit gjyqësor, pasi siç shpjegoi gjykatësi Ivica Stefanovski, nga katër përkthyes sa ka gjykata, tre janë në pushim mjekësor, ndërsa njëri është i zënë.
Procesi gjyqësor nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me aksidentin, respektivisht shkaqeve të tragjedisë së nëntorit të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.
Lënda ka të bëjë certifikatën e licencës së autobusit të aksidentuar që sipas Prokurorisë, pronari i kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu e ka falsifikuar.
Megjithatë, Haxhiu është shprehur se ndjehet i pafajshëm për këtë akuzë. Procesi gjyqësor mbi 3 vite nuk po merr epilog të plotfuqishëm. Fillimisht Haxhiu u dënua me 20 muaj burg, por Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim.
LEXO:
- Banorët e Miradisë së Epërme ankohen për mungesë të energjisë elektrike mbi 20 orëshe
- Efekti anësor i valës së të nxehtit, për të cilin nuk flitet shumë, mund të shkaktojë më shumë se sa thjesht lodhje
- E pabesueshme: Goli i Kroacisë u anulua për shkak të kontaktit të flokëve me sensorin, FIFA publikoi provat dhe shpjegimet kryesore
- E pabesueshme: Goli i Kroacisë u anulua për shkak të kontaktit të flokëve me sensorin, FIFA publikoi provat dhe shpjegimet kryesore
- Çfarë po ndodh me sheshin “Xhorxh Bush” – punimet tani po zhvillohen në zonën që nga MKT konsiderohej si ‘trashëgimi kulturore’
- Dy botë paralele
- Bashkëpunimi mes rapsodit dhe shkrimtarit është i dobishëm
- Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës: Po dëmtohen fermerët dhe qytetarët
