KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës & Shqipërisë

Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës & Shqipërisë

Në Prizren, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, u zhvillua një aktivitet në kuadër të Projektit të Partneritetit të Dhomave dhe Shoqatave Shqipëri & Kosovë, me mbështetjen e Dhomës së Zejeve Koblenz, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e zejeve. Projekti bazohet në bashkëpunimin mes Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në Shqipëri dhe Odës së Prizrenit, me synimin për të fuqizuar sektorët artizanalë në të dy vendet.

Dhoma e Zejeve Koblenz është prej vitesh aktive në Ballkanin Perëndimor dhe në nivel ndërkombëtar, në mbështetje të zejtarëve, bizneseve të vogla dhe të mesme dhe arsimit profesional dual. Projekti në Shqipëri dhe Kosovë synon forcimin e zejtarive si trashëgimi kulturore dhe si një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe social, duke i kushtuar vëmendje edhe përmirësimit të imazhit dhe rritjes së ndërgjegjësimit për ndikimin e tyre në ekonomi dhe punësim.

Aktiviteti iu kushtua sektorit të tekstilit, një fushë me potencial të lartë zhvillimi. Në Shqipëri janë ndërmarrë iniciativa për rigjallërimin e këtij sektori përmes takimeve me artizanë dhe përfaqësues të tekstilit, të shoqëruara me analizën e nevojave dhe përgatitjen e një studimi për masa të qëndrueshme zhvillimi.

Në të njëjtën frymë, aktiviteti në Kosovë shërbeu si një takim i parë dhe domethënës, me fokus përmirësimin e imazhit të zejtarive dhe krijimin e një platforme të përbashkët dialogu mes Shqipërisë dhe Kosovës për të diskutuar sfidat, perspektivat dhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e tekstilit.

Motoja e projektit, “Crafting a Better Future”, pasqyron vizionin për forcimin e zejtarive përmes investimit në aftësi dhe bashkëpunimit ndërkufitar, me synimin për një zhvillim më të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Programi përfshiu një panel diskutimi me artizanë dhe përfaqësues të dhomave dhe institucioneve të arsimit profesional, duke krijuar një hapësirë shkëmbimi përvojash dhe idesh konkrete. Aktiviteti u përmbyll me një ekspoze punimesh dhe sfilatë veshjesh që ndërthurën traditën me inovacionin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.