Author: korrektpress

Këngëtarja Tayna ka zgjedhur heshtjen si strategji për të tërhequr vëmendjen e publikut. Së fundmi, ajo publikoi një story nga studioja muzikore, ku shihet duke punuar intensivisht, pa zbuluar detaje mbi projektin që po përgatit.Megjithatë, mbishkrimi i saj ka ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve: “E dini ju çka ndodh kur unë jam n’heshtje”.Pa data, pa paralajmërime dhe pa shpjegime shtesë, ky postim ka nxitur spekulime të shumta në rrjetet sociale. Fansat sugjerojnë se Tayna mund të jetë duke punuar për një këngë të re ose ndonjë projekt surprizë.Nga fillimet në rep deri sot, ajo ka ndërtuar një identitet të fortë…

Read More

Pas katër ditësh ndërprerje, transporti ndërkufitar i mallrave po kthehet gradualisht në normalitet pasi operatorët e transportit të Maqedonisë hoqën bllokadat.]Vendimi u mor në një takim të Shtabit të Krizave të MAKAM-Trans, pas njoftimit të Komisionit Evropian se strategjia e re e vizave do të zgjidhë problemin e shoferëve profesionistë që qëndrojnë në zonën Shengen.Ministrat e transportit nga Ballkani Perëndimor do të takohen me përfaqësuesit e KE-së të martën për të gjetur një zgjidhje.Bllokadat u iniciuan për shkak të sistemit të ri të kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në BE, të cilin operatorët e transportit pretendojnë se po shkakton dëme…

Read More

Dy mësimdhënës të gjimnazit “Shaban Hashani” në Ferizaj janë përfshirë në një përleshje fizike të enjten, më 29 janar 2026, gjatë pushimit të gjatë, në prani të nxënësve.Lidhur me rastin, për Telegrafin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se policia ka shkuar në vend të ngjarjes.“Më datë 29.01.2026, rreth orës 11:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në një shkollë të mesme në Ferizaj dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike”, ka deklaruar Veseli.Ai ka sqaruar se incidenti ka ndodhur më herët gjatë ditës, në ambientet e…

Read More

Kolagjeni është një nga suplementet më të përfolura viteve të fundit, i cili reklamohet fuqishëm në rrjete sociale si TikTok dhe Instagram.Kështu tha gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, trajneri i fitnesit Arbër Peci, i cili po ashtu shtoi se marketingu shpesh e tejkalon realitetin shkencor.Sipas tij, kolagjeni ka vlerën e vet, por nuk është suplement universal për të gjithë.”Ai është veçanërisht i dobishëm për personat që kanë probleme me nyjet – qoftë në gjunjë, duar apo pjesë të tjera të trupit ku ka ngarkesë të madhe fizike. Te këta persona, ndikimi i kolagjenit…

Read More

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë blen diçka, më shtrenjtë se dje.Çdo mbrëmje e sheh faturën dhe thua: “Qysh bre kaq shumë?”Kjo është përditshmëria e shumicës sot.Në një treg ku shumica rrisin çmimet, Petrol Company zgjedh të kursejë për ty.Në Petrol Company, njëri ndër stacionet më të njohura të derivateve në Kosovë, që ka ndërtuar një rrjet të gjerë me shumë pika shërbimi të shpërndara në të gjithë territorin evendit, po bën diçka që sot duket e veçantë.Konsumatorët gjejnë atë që sot është bërë gjithnjë e më e rrallë: çmime të ulëta dhe tëqëndrueshme të derivateve.Në një…

Read More

Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin francez Eduardo Camavinga, me një çmim të vlerësuar rreth 70 milionë euro.Vera e vitit 2026 pritet të jetë shumë e ngarkuar për drejtuesit e klubit madrilen, për shkak të interesimit serioz që po vjen nga Liga Premier.Arsenali dhe Liverpooli e shohin Camavingën si një përforcim kyç, ndërsa lojtari mund të kërkojë një rol më të rëndësishëm jashtë Madridit. Kjo lëvizje e mundshme lidhet me strategjinë financiare dhe sportive të Real Madridit, i cili synon të balancojë buxhetin përpara afrimeve të mëdha. Drejtuesit janë të hapur për oferta konkrete që arrijnë…

Read More

Istogu është tronditur ditën e djeshme (29/01/2026), pasi dyshohet për një rast dhunimit të një të miture.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur për Telegrafin se është ndaluar një person i moshës madhore rreth orës 14:10, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur në një motel.Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se brenda afatit ligjor do të caktohet masa e paraburgimit. Rast i rëndë në Istog, një i rritur dyshohet se dhunoi një të mitur “Është ndaluar një person me urdhër…

Read More

Trump Mobile ka njoftuar se po përgatit një model më të fuqishëm T1 Ultra edhe pse telefoni i parë T1 ende nuk ka arritur tek konsumatorët.Shumë njerëz kishin rezervuar me entuziazëm telefonin T1, por deri më tani askush nuk e ka parë atë në dorë. Megjithatë, kompania nuk është ndalur, dhe një drejtues i Trump Mobile ka thënë se në zhvillim është edhe një model më i avancuar – T1 Ultra.Në një intervistë për Wireless Dealer Magazine, drejtori ekzekutiv Don Hendrikson tha se hapi i radhës i madh do të jetë prezantimi i modelit T1 Ultra, duke e përshkruar atë…

Read More

Ky qen e adhuron rërën dhe shëtitjet në plazhet e Virginia Beach, por pasi u ndalua në një zonë me borë për shkak të shërbimit ushtarak të familjes, pronarët e tij, Kelly dhe Cai, vendosën t’i blinin çizme të vogla për ta mbrojtur nga i ftohti dhe bora.Megjithatë, sapo u përpoqën t’i vendosnin çizmet, Gill refuzoi të bënte edhe një hap – u ngrit si statujë, me bishtin pezull dhe pa lëvizur, vetëm duke fikur përpara. Videoja e shpërndarë në Instagram me mbishkrimin “përqendruam te çizmet për borë” shpejt i bëri njerëzit të qeshin, me komentet që thonin se ai…

Read More

Përfaqësues të presidentit amerikan, Donald Trump janë takuar me aktivistë që mbështesin shpërbërjen e provincës Alberta nga Kanadaja.Udhëheqësit e Alberta Prosperity Project, një grup separatist i së djathtës ekstreme që kërkon pavarësi për këtë provincë perëndimore, janë takuar tre herë me zyrtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së në Uashington që nga prilli i kaluar.Ata planifikojnë një tjetër takim në muajin shkurt, ku do të mund të diskutojnë për një linjë kredie prej 500 miliardë dollarë për të financuar provincën nëse referendumi për pavarësi miratohet.Megjithatë, sipas burimeve, Shtetet e Bashkuara nuk pritet të japin mbështetje materiale për lëvizjen separatistike. Por…

Read More