KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Azemi: Dështimi është te shteti, kërkohet hetim për rolin e MINT-it në skandalin e njehsorëve

Azemi: Dështimi është te shteti, kërkohet hetim për rolin e MINT-it në skandalin e njehsorëve

Azemi: Dështimi është te shteti, kërkohet hetim për rolin e MINT në skandalin e njehsorëve

Çështja e dyshimeve për manipulim të njehsorëve elektrikë në Kosovë po zhvendos fokusin nga kompanitë operative drejt përgjegjësisë së institucioneve shtetërore, përkatësisht Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Në “Përballje Podcast”, Visar Azemi nga LDK ka akuzuar drejtpërdrejt institucionet shtetërore për dështim në mbikëqyrjen e sektorit dhe mosveprim përballë një problemi që, sipas tij, ka prekur mijëra qytetarë.

Sipas Azemit, përgjegjësia kryesore bie mbi mekanizmat shtetërorë të kontrollit, konkretisht Agjencinë e Metrologjisë në kuadër të MINT-it, e cila është përgjegjëse për kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve matëse.

“Institucioni, qeveria, ministria… kanë dështu me mbikëqyrë dhe me mbrojtë qytetarët. Ai institucion që duhet me i kry këto matje ka veç një njeri… me kontrollu 400 mijë njehsorë”, ka deklaruar Azemi shkruan Telegrafi.

Ai shton se mungesa e kapaciteteve dhe e mekanizmave të pavarur të verifikimit ka krijuar hapësirë për abuzime.

“Nuk kanë licencu asnjë institucion të pavarur që kish mund me i bë verifikimet. Shteti ka dështuar me reaguar me kohë”, shkruan Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Azemi thekson se institucionet kanë reaguar vetëm pasi çështja është bërë publike, duke e cilësuar këtë si neglizhencë të rëndë.

Ai kritikon edhe thirrjen e fundit të institucioneve për ankesa nga qytetarët, duke thënë se roli i shtetit është proaktiv, jo reaktiv.

Duke e konsideruar çështjen si potencialisht me pasoja të mëdha financiare, Azemi paralajmëron se rasti do të dërgohet në organet e drejtësisë.

Ai kërkon hetim të plotë për të përcaktuar shkallën e dëmit dhe përgjegjësit konkretë.

“Jo qytetari me raportu, por shteti duhet me hetu çka ka ndodhë mbrapa. Kam me iu drejtu Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore… për këtë po i mbledh dëshmitë”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.