Author: korrektpress

Diplomati Krum Efremov do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë në Bullgari, konfirmoi ministri i punëve të jashtme Timço Mucunski.Efremov është diplomat profesionist dhe drejtor aktual i Drejtorisë për Diplomaci Ekonomike pranë MPJ-së. Në të kaluarën ai ka ushtruar edhe funksionin e ambasadorit të Maqedonisë në Ukrainë.Mucunski theksoi se aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet për largimin e tij drejt Sofjes. Për kandidatin për ambasadorin e ri në Athinë, ministri nuk deshi të komentojë, pasi procedura ende është e klasifikuar.

Read More

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka siguruar një donacion fillestar prej më shumë se një milion eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë.Shakira vizitoi Quibdo, kryeqytetin e rajonit Choco, një nga zonat më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4. Në këtë rajon janë dëmtuar pothuajse 200 shkolla, duke vështirësuar kthimin e nxënësve në mësim. Shkollat në KolumbiGjatë vizitës, këngëtarja pa nga afër klasat e dëmtuara dhe u takua me nxënës, mësues dhe drejtues lokalë për të diskutuar nevojat e komunitetit. Ajo theksoi se rindërtimi i shkollave duhet të mbetet prioritet edhe pasi të kalojë…

Read More

E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme të trupit – por a ka vërtet arsye për shqetësim?Spërkatja e parfumit në qafë është pjesë e zakonshme e rutinës së shumë njerëzve. Kohët e fundit, megjithatë, në rrjete sociale është përhapur pretendimi se kjo zonë duhet shmangur për shkak të afërsisë me gjëndrën tiroide.Por a ekzistojnë prova se parfumi i aplikuar në qafë mund ta dëmtojë tiroiden?Sipas të dhënave shkencore të deritanishme, nuk ka dëshmi se përbërësit e parfumit depërtojnë përmes lëkurës drejtpërdrejt në gjëndrën tiroide. Po ashtu, nuk është treguar se tiroidja ekspozohet ndaj një…

Read More

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklaratave të këtij të fundit për përplasjet mes komunave dhe Qeverisë së Kosovës.Peci ka thënë se Rama nuk mund të flasë në emër të të gjithë kryetarëve të komunave, duke theksuar se nuk e përfaqëson atë dhe Mitrovicën në qëndrimet e tij.“JO në emrin tim dhe të Mitrovicës, Përparim!”, ka shkruar Peci në një reagim në Facebook.Ai ka thënë se e kupton përpjekjen e Ramës për të marrë rol opozitar ndaj Qeverisë, por ka kundërshtuar atë që e cilësoi si tendencë për të folur në emër…

Read More

Asamblisti i PDK-së në Fushë Kosovë, Valon Murseli, ka kritikuar qeverisjen komunale lidhur me situatën e transportit publik, duke thënë se disa nga premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore nuk janë realizuar.Murseli ka rikujtuar se ndër premtimet për mandatin 2025–2029 ishte krijimi i një sistemi të transportit të udhëtarëve, riorganizimi dhe shtimi i linjave, si dhe subvencionimi i autobusëve.“Në mesin e 110 premtimeve për mandatin 2025–2029 ishin krijimi i një sistemi të transportit të udhëtarëve, riorganizimi, shtimi i linjave, si dhe subvencionimi i autobusëve”, ka shkruar Murseli.Sipas tij, situata aktuale është ndryshe nga ajo që ishte premtuar, pasi operatorët e…

Read More

Ligjërata e C. P. Snowit, Dy kulturat, shkaktoi një reagim të ashpër nga kritiku F. R. Leavis. Çfarë qëndronte në thelb të gjithë kësaj?Nga: Sam Dresser / aeon.co Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.comKur Charles Percy Snow u ngrit për të mbajtur Ligjëratën e Redit [Rede Lecture] në Universitetin e Kembrixhit në vitin 1959, kishte arsye të forta për të qenë i kënaqur me veten. Me këmbëngulje të matur, kishte arritur në një pozitë të lartë në shoqërinë angleze – një pikëmbërritje e papritur për dikë të rritur në një familje e shtresës së mesme të ulët nga periferia e Lesterit.…

Read More

Oda Ekonomike e Kosovës ka lëshuar sot certifikatën e parë të Origjinës “Made in Kosova”, sipas standardeve ndërkombëtare, pas pranimit në Rrjetin Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë (ICC) për lëshimin e Certifikatave të Origjinës.Certifikata e parë iu lëshua kompanisë FLUIDI Group, ndërsa dokumenti iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë nga kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, dhe zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti.Sipas OEK-ut, ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm për bizneset kosovare, pasi certifikatat e origjinës “Made in Kosova”, të lëshuara sipas standardeve ndërkombëtare, rrisin besueshmërinë e dokumentacionit tregtar dhe lehtësojnë procedurat e eksportit në tregjet…

Read More

Lëkura e nxirë nga dielli për shumë njerëz duket e shëndetshme dhe tërheqëse, por ndryshimi i ngjyrës në të vërtetë tregon se ajo është mbrojtur nga rrezatimi UVPas kthimit nga pushimet shpesh përpiqemi t’i largojmë sa më shpejt zhveshjen e lëkurës, njollat dhe shenjat e tharjes, ndaj përdorim njëkohësisht peeling, acide, retinol dhe kremra të ndryshëm.Pikërisht në këtë moment mund të bëjmë më shumë dëm sesa mirë. Lëkura e mban mend çdo ekspozim në diell Pas pushimeve në det, lëkura shpesh është e thatë, e dehidratuar, e tendosur dhe mund të fillojë të zhvishet.Megjithatë, dëmtimet nga rrezatimi UV nuk janë…

Read More

idhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka shprehur shqetësim të thellë për zgjatjen e ngërçit institucional dhe klimën e tensionuar politike në vend, duke kërkuar veprim të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm nga liderët institucionalë.LBK thekson se, ndonëse nuk ndërhyn në proceset politike, interesimi i saj lidhet drejtpërdrejt me nevojën që Kosova të ketë institucione funksionale, stabilitet institucional, sundim të ligjit, transparencë dhe një mjedis të parashikueshëm për bizneset dhe investitorët.Sipas kësaj organizate, zgjatja e krizës institucionale po krijon pasiguri për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, ndërsa mund të ndikojë negativisht në investimet e reja, reformat ekonomike dhe qasjen e Kosovës…

Read More

Bianca Censori ka marrë rolin e regjisores për videoklipin e ri të bashkëshortit të saj, Kanye West, për këngën “OK”, duke sjellë një produksion surreal dhe mjaft të pazakontë.Në videoklip, Kanye shfaqet në një morg, ku luan rolin e një kufome pa kokë. Mjekët shihen duke operuar trupin e tij dhe duke nxjerrë objekte të fshehura nga toraksi, shkruan DailyMail. Më pas, Don Toliver ia vendos sërish kokën dhe e rikthen në jetë, duke çuar historinë drejt një skene aksioni.“OK”, e interpretuar nga Ye dhe Don Toliver, është pjesë e albumit Bully Deluxe dhe videoklipi shënon projektin e katërt të…

Read More