Author: korrektpress

Prokuroria Themelore në Prizren ka arrestuar një person nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim, pas një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari me inicialet I.Ç., në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A.” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma për profesione të ndryshme pa u zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike, ndonëse në dokumente figuronin si të përfunduara me sukses.Hetimet kanë nisur pas informacioneve të pranuara nga një organizatë joqeveritare vendore.Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, diplomat e dyshuara janë përdorur…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku do të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar institucionale dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike.Para takimit, Kurti është shprehur optimist për zhvillimet e takimit me përfaqësuesit e LDK-së.“Në takim po shkojmë me pozitivitet”, ka deklaruar Kurti.Takimi vjen në një periudhë kur subjektet politike po zhvillojnë konsultime për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të vendit. /Telegrafi/

Read More

Mikel Arteta ka bërë një përpjekje të fundit për të bindur Julian Alvarez të zgjedhë Arsenalin në vend të Barcelonës.Sipas raportimeve të fundit, trajneri i Arsenalit e ka telefonuar personalisht sulmuesin e Atletico Madridit, në një tentativë për ta bindur që të transferohet në Ligën Premier.Megjithatë, Alvarez thuhet se ka përsëritur se dëshira e tij është të largohet nga Atletico vetëm për t’iu bashkuar Barcelonës.Atletico Madrid vazhdon të jetë kategorikisht kundër shitjes së argjentinasit te Barcelona. Klubi madrilen kishte refuzuar më herët një ofertë prej 100 milionë eurosh nga katalunasit, ndërsa drejtuesit kanë bërë të qartë se nuk duan ta…

Read More

Pep Guardiola ka pranuar se mund të mos rikthehet kurrë në pankinë, pasi i dha fund aventurës së tij legjendare dhjetëvjeçare te Manchester City. Trajneri katalanas, i konsideruar gjerësisht si një prej strategëve më të mëdhenj në historinë e futbollit, ka rrëfyer se aktualisht ndien më shumë lodhje sesa dëshirë për një sfidë të re.Trajneri 55-vjeçar, i cili revolucionarizoi futbollin anglez gjatë një dekade në “Etihad Stadium”, ka zbuluar se nuk është i sigurt nëse e ka ende motivimin për të drejtuar një skuadër.Në dokumentarin e ri të Amazon, “A Beautiful Obsession”, Guardiola ka folur hapur për ngarkesën mendore që…

Read More

Julia Fox do të realizojë filmin e saj të parë të metrazhit të gjatë si regjisore, sipas raportimeve të fundit. Filmi titullohet “Sixth Avenue Saints”, ndërsa Fox ka shkruar edhe skenarin.Historia zhvillohet në vitin 1993, në rrugët e Brooklyn-it dhe Downtown Manhattanit përpara periudhës së gentrifikimit.Filmi rrëfen historinë e Luanit, një 12-vjeçari të ndjeshëm që rritet në një familje të përçarë në Coney Island. JuliaSipas njoftimeve të publikuara në faqen e industrisë Backstage, kërkohen persona të moshave 35 deri në 79 vjeç, të cilët do të paguhen rreth 17 euro në orë, me një minimum të garantuar prej rreth 85…

Read More

Më shumë se 1.200 pacientë onkologjikë kanë aplikuar në thirrjen për mbështetje financiare, ndërsa pagesa për të gjithë ata që i kanë plotësuar kushtet është përfunduar ose do të përfundojë gjatë ditës së nesërme, informoi kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski.Ai theksoi se çdo aplikim i pranuar është shqyrtuar me kujdes dhe përkushtim, me qëllim që ndihma të arrijë tek ata që e kanë më së shumti nevojë.”Ekzistojnë momente kur fjalët nuk mjaftojnë. Momente kur njerëzillëku nuk matet me atë që themi, por me atë nëse i japim dorën dikujt kur i është më e vështirë“, tha Gjorgjievski.Thirrja për mbështetje financiare…

Read More

Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në tri aksidente të rënda trafiku të raportuara në Pejë, Malishevë dhe Podujevë.Në Kliqinë të Pejës, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 05:42 dhe në të janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar, ndërsa njëri prej tyre, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka ndërruar jetë. Një i vdekur dhe tre të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.“Rreth orës 05:42 kemi…

Read More

Luka Modric është gati për sezonin e dytë te Milani. Kroati e ka bërë të qartë ambicien e tij, që është të garojë dhe të përmbushë objektivat e klubit.“Diku thellë brenda vetes e dija se doja të vazhdoja me Milanin, por gjithashtu duhej të shqyrtoja edhe disa çështje të tjera që do të ma mundësonin një gjë të tillë. Dhe tani jam këtu dhe jam i lumtur që jam rikthyer”.“Frustrimi është fjala që do të përdorja për ta përshkruar ndeshjen e fundit, sepse po paraqiteshim mirë”, tha mesfushori.“Deri në mars ishim në garë për titullin dhe në aspektin personal më…

Read More

Hungaria dha një shembull. Klasa politike e Kosovës, ndërkaq, ka zgjedhur të qëndrojë në qorrsokak – për interesa të saj dhe kundër interesit qytetar.Në Hungari kryeministri Péter Magyar ka aq shumë deputetë në parlament, një shumicë konfortable prej dy të tretave, saqë mund ta bënte edhe një saksi me lule nga zyra e tij president të vendit. Nuk e bëri. Propozoi një ish-gjyqtar të respektuar, me përvojë edhe në gjykatat europiane. Dhe parlamenti e zgjodhi. President! Në fjalimin e tij të parë si kryetar i shtetit András Baka foli kundër përçarjeve shoqërore. Pas ndryshimit të qeverisë shumë njerëz u ndjenë…

Read More

Komisioni Evropian (KE) tha të martën se pret “koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës” për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër – që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.Zëdhënësja e KE-së, Anita Hipper, tha në një konferencë për media më 18 gusht se qëndrimi i Bashkimit Evropian (BE) për urën është i qartë.“Ajo që kërkojmë, gjithashtu, është që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin…

Read More