- Cheryl shfaqet me shenjën e saj ikonike, ndërsa përgatitet për rikthimin e madh në televizion
- Mos e vendosni buqetën menjëherë në ujë: Ky hap mund t’ua zgjasë ndjeshëm jetën luleve
- Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë
- Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin
- Lazio synon transferimin e Edon Zhegrovës me një formulë që Juventusi mund ta pranojë
- Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë
- Norvegjia në zi, ndahet nga jeta Mbreti Harald
- I akuzuar në Norvegji, kapet në Durrës – pamje nga arrestimi i norvegjezit nga Policia e Shtetit
Author: korrektpress
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklaratave të këtij të fundit për përplasjet mes komunave dhe Qeverisë së Kosovës.Peci ka thënë se Rama nuk mund të flasë në emër të të gjithë kryetarëve të komunave, duke theksuar se nuk e përfaqëson atë dhe Mitrovicën në qëndrimet e tij.“JO në emrin tim dhe të Mitrovicës, Përparim!”, ka shkruar Peci në një reagim në Facebook.Ai ka thënë se e kupton përpjekjen e Ramës për të marrë rol opozitar ndaj Qeverisë, por ka kundërshtuar atë që e cilësoi si tendencë për të folur në emër…
Asamblisti i PDK-së në Fushë Kosovë, Valon Murseli, ka kritikuar qeverisjen komunale lidhur me situatën e transportit publik, duke thënë se disa nga premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore nuk janë realizuar.Murseli ka rikujtuar se ndër premtimet për mandatin 2025–2029 ishte krijimi i një sistemi të transportit të udhëtarëve, riorganizimi dhe shtimi i linjave, si dhe subvencionimi i autobusëve.“Në mesin e 110 premtimeve për mandatin 2025–2029 ishin krijimi i një sistemi të transportit të udhëtarëve, riorganizimi, shtimi i linjave, si dhe subvencionimi i autobusëve”, ka shkruar Murseli.Sipas tij, situata aktuale është ndryshe nga ajo që ishte premtuar, pasi operatorët e…
Ligjërata e C. P. Snowit, Dy kulturat, shkaktoi një reagim të ashpër nga kritiku F. R. Leavis. Çfarë qëndronte në thelb të gjithë kësaj?Nga: Sam Dresser / aeon.co Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.comKur Charles Percy Snow u ngrit për të mbajtur Ligjëratën e Redit [Rede Lecture] në Universitetin e Kembrixhit në vitin 1959, kishte arsye të forta për të qenë i kënaqur me veten. Me këmbëngulje të matur, kishte arritur në një pozitë të lartë në shoqërinë angleze – një pikëmbërritje e papritur për dikë të rritur në një familje e shtresës së mesme të ulët nga periferia e Lesterit.…
Oda Ekonomike e Kosovës ka lëshuar sot certifikatën e parë të Origjinës “Made in Kosova”, sipas standardeve ndërkombëtare, pas pranimit në Rrjetin Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë (ICC) për lëshimin e Certifikatave të Origjinës.Certifikata e parë iu lëshua kompanisë FLUIDI Group, ndërsa dokumenti iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë nga kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, dhe zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti.Sipas OEK-ut, ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm për bizneset kosovare, pasi certifikatat e origjinës “Made in Kosova”, të lëshuara sipas standardeve ndërkombëtare, rrisin besueshmërinë e dokumentacionit tregtar dhe lehtësojnë procedurat e eksportit në tregjet…
Lëkura e nxirë nga dielli për shumë njerëz duket e shëndetshme dhe tërheqëse, por ndryshimi i ngjyrës në të vërtetë tregon se ajo është mbrojtur nga rrezatimi UVPas kthimit nga pushimet shpesh përpiqemi t’i largojmë sa më shpejt zhveshjen e lëkurës, njollat dhe shenjat e tharjes, ndaj përdorim njëkohësisht peeling, acide, retinol dhe kremra të ndryshëm.Pikërisht në këtë moment mund të bëjmë më shumë dëm sesa mirë. Lëkura e mban mend çdo ekspozim në diell Pas pushimeve në det, lëkura shpesh është e thatë, e dehidratuar, e tendosur dhe mund të fillojë të zhvishet.Megjithatë, dëmtimet nga rrezatimi UV nuk janë…
idhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka shprehur shqetësim të thellë për zgjatjen e ngërçit institucional dhe klimën e tensionuar politike në vend, duke kërkuar veprim të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm nga liderët institucionalë.LBK thekson se, ndonëse nuk ndërhyn në proceset politike, interesimi i saj lidhet drejtpërdrejt me nevojën që Kosova të ketë institucione funksionale, stabilitet institucional, sundim të ligjit, transparencë dhe një mjedis të parashikueshëm për bizneset dhe investitorët.Sipas kësaj organizate, zgjatja e krizës institucionale po krijon pasiguri për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, ndërsa mund të ndikojë negativisht në investimet e reja, reformat ekonomike dhe qasjen e Kosovës…
Bianca Censori ka marrë rolin e regjisores për videoklipin e ri të bashkëshortit të saj, Kanye West, për këngën “OK”, duke sjellë një produksion surreal dhe mjaft të pazakontë.Në videoklip, Kanye shfaqet në një morg, ku luan rolin e një kufome pa kokë. Mjekët shihen duke operuar trupin e tij dhe duke nxjerrë objekte të fshehura nga toraksi, shkruan DailyMail. Më pas, Don Toliver ia vendos sërish kokën dhe e rikthen në jetë, duke çuar historinë drejt një skene aksioni.“OK”, e interpretuar nga Ye dhe Don Toliver, është pjesë e albumit Bully Deluxe dhe videoklipi shënon projektin e katërt të…
Dy raste të profilit të lartë kundër figurave udhëheqëse të industrisë së dronëve në Rusi kanë vënë në pah pretendimet e blogerëve pro luftës se korrupsioni po minon pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Moska.Rasti më i fundit ishte arrestimi i dy drejtorëve të një kompanie të quajtur Drone Solutions më 8 gusht. Kjo gjë pasoi arrestimin në qershor të miliarderit Valery Kustov, një figurë e fuqishme në industrinë e dronëve.Të dyja rastet lidhen me akuza për mashtrim dhe, në po të dyja rastet, dronët e zhvilluar nga kompanitë përkatëse ishin prezantuar më herët para presidentit rus, Vladimir…
Nga pantallonat elegante te xhinset, fundet apo rrobat e banjës – bluza e thurur po bëhet një nga pjesët më praktike dhe më elegante të sezonitKa disa pjesë të gardërobës që, në shikim të parë, duken krejtësisht të papërshtatshme për ditët e nxehta të verës. Megjithatë, pikërisht një prej tyre po përjeton një rikthim të fuqishëm dhe po shndërrohet në një nga trendet më interesante të sezonit.Bluza e thurur është zhvendosur nga gardëroba e stinëve të ftohta drejt kombinimeve verore, duke fituar një vend të veçantë në stilin e përditshëm.Në pamje të parë mund të duket si zgjedhje e pazakontë…
KEDS ka njoftuar se po vazhdon investimet në modernizimin e rrjetit elektrik në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit, përmes projekteve “Sllovi IV (Shkolla e re)” dhe “Sllovi IV (Shkolla e re) – TS i Ri”.Sipas KEDS-it, investimi synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për banorët e kësaj zone.“KEDS është duke investuar në modernizimin e rrjetit të tensionit të ulët dhe të mesëm, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike për banorët e kësaj zone”, thuhet në njoftim.Në kuadër të projektit, pjesa më e madhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari