Një i ri ka befasuar prindërit duke u blerë një veturë BMW, si shenjë mirënjohjeje për gjithçka që ata kanë bërë për të gjatë jetës.
Në video, shihet momenti emocional kur prindërit e tij nuk mund ta besojnë surprizën dhe reagojnë me emocione të forta.
Djali shpjegon se ky gjest është mënyra e tij për t’ua kthyer sakrificat që ata kanë bërë për të ndër vite.
Ai thotë se prindërit e tij gjithmonë e kanë mbështetur, madje edhe në periudha të vështira, dhe se tani ndjeu se ishte koha të bëjë diçka të madhe për ta.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke marrë mijëra reagime pozitive nga përdoruesit, të cilët e kanë vlerësuar gjestin si shumë emocional dhe frymëzues. /Telegrafi/