- Sa fuqi ka ligji amerikan për të bllokuar Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?
- Monika Kryemadhi befason duke treguar një fakt për kushërirën Bebe Rexha: Ajo vdes për të pasur një burrë shqiptar, unë i them “Për çfarë e do”
- Parandalohet kontrabandimi me ar të padeklaruar në Han të Elezit
- SHBA synon 4 Korrikun “për të vënë në dispozicion aeroplanin presidencial” të dhuruar nga Katari
- Kvaratskhelia shkruan histori në Ligën e Kampionëve: Statistika që i mungojnë edhe Messit e Ronaldos
- Lola Young zbulon se një burrë më i vjetër në moshë me të cilin ishte në lidhje për muaj të tërë, po bënte një jetë të dyfishtë si baba i martuar
- Finalja e Ligës së Kampionëve 2026: PSG – Arsenal, ja ku luhet, kur zhvillohet dhe çfarë duhet të dini
- Pesë javë ethe: Kur Franz Kafka u zgjua në një shtet tjetër
Author: korrektpress
Zinedine Zidane ishte padyshim një nga trajnerët më të mëdhenj të Real Madridit, duke fituar tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, por edhe trofeun e La Ligës.Kur foli në një intervistë të kohëve të fundit, Zidane përmendi pesë ish-lojtarë të Real Madridit që e lanë pa fjalë në stërvitje.“Është në stërvitje që sheh lojtarët vërtet të shkëlqyer. E kisha këtë ndjesi kur isha trajner i Real Madridit”, ka thënë fillimisht Zidane.“Nuk thashë asgjë. I pashë Modricin, Kroosin, Cristianon dhe Benzeman duke u stërvitur. Nuk kishte asgjë për të thënë përveçse t’i shikoja; të gjithë ishin të talentuar dhe profesionistë”.…
Të dhënat e fundit nga studimi i Iniciativës Evropiane për Mbipeshën e Fëmijëve (COSI) tregojnë sfida serioze që lidhen me ushqyerjen dhe peshën trupore tek fëmijët e moshës 6 deri në 9 vjeç në Maqedoninë e Veriut, raportoi sot Instituti për Shëndetin Publik në Ditën Botërore të Mbipeshës, përcjell Telegrafi Maqedoni.Nga Instituti njoftojnë se 31.2 përqind e fëmijëve janë mbipeshë dhe 13.7 përqind e tyre jetojnë me obezitet, që është mbi mesataren për rajonin evropian, përkatësisht 25 përqind dhe 11 përqind.”Mbipesha dhe obeziteti janë më të zakonshëm tek djemtë krahasuar me vajzat. Vetëm 25 përqind e fëmijëve hanë fruta të…
Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se është realizuar me sukses zhvendosja e shtyllës së tensionit të lartë që ndodhej pranë objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV), hap ky që mundëson funksionalizimin e plotë të ndërtesës.Puna e pandërprerë e menaxhmentit të UP-së dhe drejtuesve të FBV-së, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Rektorit, Arben Hajrullahu, ka garantuar largimin e telave të rrymës dhe të shtyllës që pengonte shfrytëzimin e objektit. Ky veprim, pas më shumë se dhjetë vjetësh mosfunksionimi, krijon kushtet për siguri infrastrukturore dhe për pritjen e studentëve të rinj dhe ekzistues në vitin akademik…
KESCO ka njoftuar se nga 1 prilli 2026 do të nisë faza e dytë e daljes së konsumatorëve komercialë në tregun e hapur të energjisë elektrike.Në njoftim thuhet se, në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), bizneset me mbi 50 punonjës ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara në kuadër të shërbimit universal, por do të jenë të obliguar të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre.“Nga data 1 prill 2026 do të vazhdojë faza e dytë e daljes së konsumatorëve komercialë…
Futbollisti anglez, Kieran Trippier, është parë së fundmi në një dalje nate në Newcastle në shoqërinë e modeles së OnlyFans, 21-vjeçares Kehlani Webster, 14 vite më e re se ai. Mbrojtësi i Newcastle United kaloi disa orë me të në ‘Babucho’, ndërsa u pa duke i dhënë edhe bluzën e tij për ta mbajtur ngrohtë. Ata shoqëroheshin edhe nga disa vajza të tjera dhe ishin të fundit që u larguan nga lokali. Kieran TrippierKehlani punon gjithashtu në një klub privat në qytet dhe ofron përmbajtje me pagesë në platformën OnlyFans. Dalja e fundit e Trippier vjen pas ndarjes nga bashkëshortja…
Real Madrid ka vënë sërish synimet e saj tek Massimiliano Allegri, me trajnerin e Milan që po shfaqet si një kandidat serioz për stolin e klubit madrilen.Sipas Corriere dello Sport, kjo nuk është hera e parë që gjigantët spanjollë kanë tentuar të tërheqin trajnerin italian.Allegri ka qenë pranë bashkimit me ‘Los Blancos’ dy herë më pare, së pari në 2019 dhe më e famshmja në 2021.Gjatë qasjes së dytë, një marrëveshje me Real Madrid ishte pothuajse plotësisht e finalizuar, përpara se ish-presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të ndërhynte në momentin e fundit për ta bindur që të kthehej në Torino.…
Në treg ofrohet për shitje banesë me sipërfaqe 119.2m², e vendosur në lagjen Dragodan, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në një objekt të ndërtuar nga DS Construction.Banesa ka organizim funksional të hapësirave të brendshme dhe përfshin qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon. Orientimi nga perëndimi dhe veriu siguron ndriçim natyral dhe ventilim të mirë gjatë ditës.Objekti ku ndodhet banesa është i pajisur me ashensor dhe hapësirë për vendparkim, ndërsa sistemi i ngrohjes është i mundësuar me energji elektrike.Lagjja Dragodan konsiderohet ndër zonat më të kërkuara për banim në Prishtinë, falë qetësisë, ndërtimit cilësor dhe qasjes së…
Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë të rrezes së raketave iraniane, ku pretendohet se mund të “arrijnë” edhe deri në Evropë.Rreziku i një lufte në Lindjen e Mesme mori një kthesë shqetësuese. Ajo që filloi si sulme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit është shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit. MINUTË PAS MINUTE: Gjithçka rreth sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së dhe përgjigjes së Teheranit Zyrtarë izraelitë dhe perëndimorë thanë se raketat balistike iraniane kanë kapacitet që të arrijnë qëllime jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe…
Ndërtimtaria përsëri me rritje dyshifrore, publikoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Facebook, dhe shtoi se ka një dinamikë të fuqishme në ndërtimin e projekteve kapitale.”Rritje prej 14,6 për qind po shënojmë në një kohë kur po ndërtojmë projekte kapitale, autostrada, hekurudha, rrugë rajonale dhe lokale, si dhe një numër të madh projektesh komunale. Në tremujorin e katërt të vitit 2025, Sektori i Ndërtimit shënoi një rritje dyshifrore prej 14,6 për qind, gjë që vetëm sa konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë të fortë për realizimin e projekteve kapitale. Jam veçanërisht i kënaqur me faktin…
Në prag të seancës për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Albin Kurti pritet të zhvillojë edhe sot takime të reja me liderët opozitarë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike.Telegrafi ka mësuar nga burime se para se të zhvillohet seanca e Kuvendit për këtë çështje, Kurti pritet të takojë sërish kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar mundësitë e arritjes së një konsensusi politik.Të njëjtat burime kanë theksuar se nuk ka orë të caktuar deri më tani, por se takimi mund të ndodhë.Ndryshe në media është raportuar…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari