KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pas divorcit, Kieran Trippier shfaqet me një modele të OnlyFans 14 vite më të re

Pas divorcit, Kieran Trippier shfaqet me një modele të OnlyFans 14 vite më të re

Futbollisti anglez, Kieran Trippier, është parë së fundmi në një dalje nate në Newcastle në shoqërinë e modeles së OnlyFans, 21-vjeçares Kehlani Webster, 14 vite më e re se ai.

Mbrojtësi i Newcastle United kaloi disa orë me të në ‘Babucho’, ndërsa u pa duke i dhënë edhe bluzën e tij për ta mbajtur ngrohtë.

Ata shoqëroheshin edhe nga disa vajza të tjera dhe ishin të fundit që u larguan nga lokali.

Kieran Trippier

Kehlani punon gjithashtu në një klub privat në qytet dhe ofron përmbajtje me pagesë në platformën OnlyFans.

Dalja e fundit e Trippier vjen pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Charlotte, me të cilën ka edhe fëmijë.

Problemet në martesën e tyre u raportuan që në maj 2024, kur qarkulluan video ku ai shihej me një tjetër vajzë në një bar në Newcastle.

Më vonë, Charlotte u zhvendos me fëmijët në Cheshire, ndërsa shtëpia e çiftit në Morpeth u nxor në shitje.

Kehlani Webster

Çifti, i martuar që nga viti 2016, konfirmoi verën e kaluar se kishin qenë të ndarë prej më shumë se një viti dhe se po shkonin drejt divorcit.

Në një deklaratë publike, Trippier theksoi se ndarja ishte çështje private dhe kërkoi respekt për privatësinë e familjes, sidomos për hir të fëmijëve.

Kieran me ish-gruan e tij

Ai më herët ishte fotografuar edhe me yllin e ‘Geordie Shore’, Chloe Ferry, para se ndarja të bëhej publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.