KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kvaratskhelia shkruan histori në Ligën e Kampionëve: Statistika që i mungojnë edhe Messit e Ronaldos

Kvaratskhelia shkruan histori në Ligën e Kampionëve: Statistika që i mungojnë edhe Messit e Ronaldos

Khvicha Kvaratskhelia ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, duke u bërë lojtari i parë që arrin të shënojë ose asistojë në shtatë ndeshje radhazi në fazën eliminatore të kompeticionit.

Seria e jashtëzakonshme u zgjat edhe sonte ndaj Bayern Munich, ku gjeorgjiani regjistroi asistimin për golin e Ousmane Dembélé, duke vazhduar kështu formën e tij vendimtare në ndeshjet më të mëdha.

Ky rekord e vendos Kvaratskhelian në një nivel të rrallë në statistikat e UEFA-s dhe tregon sa i rëndësishëm është bërë ai për PSG-në në skenën më të madhe evropiane. Këso shifra nuk kishin as Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Vetëm në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ai numëron 10 gola dhe 5 asistime në 14 paraqitje me ekipin parisien.

Paraqitjet e tij kanë qenë vendimtare në rrugëtimin e fortë të PSG-së në Evropë, ku Kvaratskhelia ka dhënë kontribut në momentet kyçe, duke u shndërruar në një nga sulmuesit më të spikatur të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Tani ai do të jetë në finale ku PSG do të luajë ndaj Arsenalit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.