Author: korrektpress

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është plagosur gjatë një operacioni në qytetin e Dibrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një operacion për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.40-vjeçari, Gentjan Meda dyshohet se ka rënë nga lartësia në një banesë trekatëshe gjatë tentativës për të arrestuar autorin e dyshuar. Shkaku nuk është përcaktuar ende saktë, por nuk përjashtohet as pista që ai mund të jetë plagosur me armë zjarri pasi janë dëgjuar edhe të shtëna.Ai është dërguar në spitalin Peshkopisë për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të…

Read More

Komuna e Kamenicës ka njoftuar tatimpaguesit se Sistemi i Tatimit në Pronë aktualisht është jashtë funksionit, duke filluar nga data 02.03.2026.Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë, deri më tani nuk janë pranuar informata zyrtare nga Departamenti i Tatimit në Pronë (DTP) lidhur me kohëzgjatjen e këtij bllokimi.Autoritetet komunale bëjnë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo sistemi të rikthehet në funksion nga DTP.Komuna e Kamenicës ka kërkuar mirëkuptim nga tatimpaguesit për situatën e krijuar. /Telegrafi/

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi i njëjti ka kaluar kufirin ilegalisht.Rasti ka ndodhur të martën në ora 16:10 në Vërmicë, ndërsa i njëjti kishte tentuar të hyjë në Kosovë përmes rrugëve malore. “Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte hyrë rrugëve malore në Kosovë dhe nuk posedonte ndonjë dokument me vete”, thuhet në raport.Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read More

Blerinë Ukshini, menaxhere e projekteve në Organizatën GerminPozita e grave në sferën politike dhe ekonomike vazhdon të mbetet e brishtë në Kosovë; në politikë shpesh lidhet me kuotën gjinore të domosdoshme për pjesëmarrje në kuvende komunale, ndërsa në ndërmarrësi është e koncentruar kryesisht në biznese mikro dhe të mesme. Kjo nuk lidhet me mungesë potenciali të grave e vajzave, por me barriera strukturore dhe me modele tradicionale që ende ndikojnë në shpërndarjen e pushtetit dhe mundësive.Në anën tjetër, përtej kufijve, gratë dhe vajzat me origjinë nga Kosova e Shqipëria, në diasporë, po vazhdojnë çdo ditë e më shumë të përfshihen…

Read More

Flamengo ka shkarkuar në mënyrë tronditëse trajnerin e saj, Filipe Luis, pavarësisht se legjenda e klubit e drejtoi skuadrën drejt një fitoreje të thellë 8-0 ndaj Madureira vetëm disa orë më parë.Shkarkimi i një trajneri menjëherë pas një triumfi 11-0 në total në gjysmëfinale dukej i pashpjegueshëm për publikun. Megjithatë, detaje sensacionale të reja kanë zbuluar se pas vendimit fshihej një “tradhti” e thellë prapa skenave.Është raportuar se marrëdhënia u kris pasi drejtuesit e klubit zbuluan se Luís kishte zhvilluar bisedime të fshehta me grupin pronar të ish-klubit të tij, Chelsea.Sipas UOL, arsyeja kryesore e shkarkimit nuk lidhej vetëm me…

Read More

Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza (Skënder) Dylhasit nga Gjakova, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.Ceremonia e rivarrimit të tij është caktuar për të premten, më 6 mars. Homazhet do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ndërsa varrimi do të mbahet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat.Myrteza Dylhasi, më 27 mars 1999, së bashku me babanë e tij, Skënder Dylhasin, gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinj të familjes Jetishi dhe një anëtar…

Read More

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të bërë së fundmi në rrjetet sociale.Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ironizuar me çështjen zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke thënë se është i hapur për këtë pozitë.“Jam i hapur për pozitën e Presidentit”, ka shkruar ai. Foto: InstagramKjo vjen pasi këto ditë është diskutuar tejet shumë zgjedhja e Presidentit, ndonëse janë propozuar disa emra.Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.Mbetet…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mjete të pashpërthyera në Rahovec dhe në Gjakovë.Në raportin policor bëhet e ditur se një person ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, ndërsa rasti tjetër në Gjakovë gjatë pastrimit në një objekt, një person ka hasur në dy mjete të dyshuara. Lexoni të plotë raportin policor: Rahovec /03.03.2026-08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin…

Read More

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka njoftuar se caktimi i termineve për shërbimin e mamografisë do të realizohet çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten.Sipas njoftimit zyrtar, pacientët mund të paraqiten për caktimin e terminit në intervalin kohor nga ora 07:00 deri në ora 13:00.Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten në sportelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare brenda këtij orari, në mënyrë që të pajisen me termin për kryerjen e mamografisë.Drejtoria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Read More

Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, informoi LAMM.Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut.Nga LAMM apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjetit, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, si dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes sipas kushteve të rrugës.

Read More