Author: korrektpress

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mblidhen sot për çështjen e presidentit të Kosovës.Siç merr vesh Telegrafi, Grupi parlamentar i LVV-së do të mblidhen në orën 13:30, ndërsa ai i PDK-së në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës. Ndryshe, Kosova ka hyrë në një periudhë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill.Sipas Kushtetutës, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda 30 ditëve para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Për zgjedhjen e presidentit, kërkohen të…

Read More

Komuna e Prishtinës fton qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat do të zhvillohen sipas programit të përcaktuar nga autoritetet lokale.Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet fillojnë më 5 mars 2026 me orën ligjërate për Epopenë e UÇK-së në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda”. Ligjëratën do ta mbajnë kryetari i Komunës, Përparim Rama, udhëheqësi i Sektorit për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, Sylë Vitia, si dhe kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Prishtinë, Fatmir Sopi. Pas ligjëratës, në orën 10:00 do të mbahet seancë përkujtimore në…

Read More

Turqia neutralizon raketë iraniane drejt hapësirës së saj ajrore.Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se një municion balistik i nisur nga Irani, i cili kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë dhe më pas u drejtua drejt Turqisë, u neutralizua në kohë nga forcat ajrore dhe raketore të NATO-s në Detin Mesdhe Lindor.Sipas ministrisë, pjesa e municionit që ra në qarkun Dortyol të provincës Hatay i përkiste raketës mbrojtëse që kishte ndërhyrë dhe nuk pati asnjë viktimë ose të lënduar. MINUTË PAS MINUTE: Gjithçka rreth sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së dhe përgjigjes së Teheranit “Niveli ynë i kapacitetit dhe vendosmëria…

Read More

Filloreta Raçi – Fifi ka qenë në Big Brother VIP Albania 5 për të befasuar Shëndrit Lumin për ditëlindjen e tij të 31-të.Me këtë rast, ajo ka interpretuar disa nga hitet më të njohura, duke dhuruar performancë të jashtëzakonshme.Por në disa momente nuk ka kaluar pa ngacmuar edhe konkurrentët e këtij edicioni. Foto: InstagramArtistja nga Ferizaj ka ngacmuar Brikenën dhe Selin në lidhje me raportet që kanë krijuar brenda.”Brikenë do vish nuse në Shqipëri, dhe ti Selin në Kosovë”, iu drejtua ajo.Modelja që jeton dhe vepron në Itali dukej më në siklet, gjersa Selin nuk e ka problem këtë pjesë.Selin…

Read More

Një incident serioz ka ndodhur në ujërat territoriale të Maltës, ku një tanker i gazit natyror të lëngshëm (LNG) me emrin Arctic Metagaz, i regjistruar në Rusi, është sulmuar nga dronë detarë pranë bregut të Libisë. Sulmi ka shkaktuar zjarr në bordin e anijes, duke rrezikuar jetën e ekuipazhit dhe mjedisin detar.Të gjithë 30 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar nga autoritetet e Maltës dhe ndihma emergjente ka arritur në kohën e duhur për të evituar humbje jete. Tankeri kishte nisur udhëtimin e tij nga Murmansku, një port i rëndësishëm në veriperëndim të Rusisë, dhe po transportonte gaz natyror të lëngshëm…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Mossi, thuhet se është arrestuar nga Policia e Kosovës.Ai u arrestua bashkë me dy të tjerë të përfshirë në sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala. Mossi Foto: YouTube “Prokurori i Shtetit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kanë ndaluar tre persona, një prej tyre edhe reperi Mossi për veprat penale ‘lëndim i lehtë trupor’ sipas nenit 185 të KPRK-së, “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë…

Read More

Që nga ‘vdekja’ e gjeneratës së mëparshme, adhuruesit e Dodge kanë kërkuar një version V8 të Charger. Për fat të mirë, mund të jetë në rrugë që vitin e ardhshëm.Burime pranë MoparInsiders thonë se zhvillimi i Charger Hellcat ka filluar tashmë, transmeton Telegrafi. Megjithëse thuhet se është ende në fazat e hershme, Charger me fuqi të lartë mund të mbërrijë për vitin e modelit 2028. Kjo do të thotë se koha e mundshme e daljes në shitje diku në gjysmën e dytë të vitit 2027. Tim Kuniskis, CEO aktual i Ram dhe kreu i divizionit të riformuar SRT, deklaroi më…

Read More

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Kumanovës, Bajram Sulejmani, i cili ishte në krye të komunës nga viti 1989 deri në vitin 1991.Kreu aktual i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i shprehu ngushëllime familjes Sulejmani.”Me respektin më të madh, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së ish-kryetarit të komunës së Kumanovës, z. Bajram Sulejmani. Z. Sulejmani ishte një edukator, profesor, gazetar dhe publicist i shquar. Gjatë karrierës së tij të pasur, ai punoi si mësues në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, pastaj si gazetar në radiostacionin lokal, dhe në periudhën nga viti 1989 deri në…

Read More

Milan raportohet se është i hapur ndaj ofertave për mbrojtësin e majtë Pervis Estupinan këtë verë, pas përpjekjeve të dështuar të ekvadorianit për të bindur trajnerin Massimiliano Allegri.Sipas Sky Sports, ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të dëgjojnë propozime nga klubet e interesuara në Itali, Spanjë dhe Angli.I transferuar nga Brighton për 17 milionë euro, Estupinan ka kontratë deri në vitin 2030, por Milan do të kërkonte rreth 14 milionë euro për të shmangur një humbje në transferim.Thuhet se Allegri nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij dhe nuk e sheh si pjesë thelbësore të planeve të tij, duke hapur derën…

Read More

OpenAI po shqyrton një kontratë për të vendosur teknologjinë e saj të IA-së në rrjetet “të paklasifikuara” të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), tha të martën një person i njohur me çështjen, disa ditë pasi pronari i ChatGPT arriti një marrëveshje me Pentagonin.Wall Street Journal raportoi për herë të parë se OpenAI po shqyrtonte një marrëveshje me NATO-n, transmeton Telegrafi.Gazeta tha se drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, fillimisht kishte thënë në një takim të kompanisë se po kërkonte të vendosej në të gjitha rrjetet e klasifikuara të NATO-s, por një zëdhënëse e kompanisë më vonë sqaroi…

Read More