KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Prishtinës organizon aktivitete përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prishtinës organizon aktivitete përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prishtinës fton qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat do të zhvillohen sipas programit të përcaktuar nga autoritetet lokale.

Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet fillojnë më 5 mars 2026 me orën ligjërate për Epopenë e UÇK-së në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda”. Ligjëratën do ta mbajnë kryetari i Komunës, Përparim Rama, udhëheqësi i Sektorit për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, Sylë Vitia, si dhe kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Prishtinë, Fatmir Sopi. Pas ligjëratës, në orën 10:00 do të mbahet seancë përkujtimore në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Më 6 mars, aktivitetet përfshijnë nderime pranë varrezave të dëshmorëve në Velani në orën 10:00, ndjekur nga homazhet pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në orën 10:30, dhe në orën 13:00 homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Programi përmbyllet më 7 mars në orën 18:00 me ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të shfaqet edhe një ekspozitë me punime të nxënësve të shkollave të qytetit.

Komuna e Prishtinës i bën thirrje qytetarëve të përfshihen në aktivitetet përkujtimore për të nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në lirinë e vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.