Author: korrektpress

Ushtria e SHBA-së kreu sulmin që fundosi një anije luftarake iraniane pranë Sri Lankës.Të paktën 140 persona mendohet se janë të zhdukur pasi anija u fundos, ndërsa zyrtarët e Sri Lankës thanë se 32 persona janë shpëtuar.Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth konfirmoi se nëndetësja amerikane fundosi anijen luftarake iraniane “që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare”. MINUTË PAS MINUTE: Gjithçka rreth sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së dhe përgjigjes së Teheranit Hegseth tha se anija luftarake “u fundos nga një silur”, shkruan skynews.“Fundosja e parë e një anijeje armike nga një silur që nga Lufta e Dytë Botërore”,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka theksuar se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për kandidaturën për presidentin e Kosovës. Ai këtë deklaratë e dha ndërsa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku do t’i bashkohej mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së.Hamza sqaroi se partia e tij nuk ka propozuar ende një kandidat konkret për postin e presidentit dhe se asnjë diskutim për emra nuk ka arritur në fazën e propozimeve. Ai theksoi se për momentin janë diskutuar vetëm parimet, duke shtuar se PDK-ja dëshiron që të ketë një president që do të jetë një…

Read More

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mblidhen sot për çështjen e presidentit të Kosovës.Siç merr vesh Telegrafi, Grupi parlamentar i LVV-së do të mblidhen në orën 13:30, ndërsa ai i PDK-së në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës. Ndryshe, Kosova ka hyrë në një periudhë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill.Sipas Kushtetutës, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda 30 ditëve para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Për zgjedhjen e presidentit, kërkohen të…

Read More

Bayern Munich raportohet se ka shtuar interesimin për Victor Osimhen, ndërsa nis planifikimet për epokën pas Harry Kane.Me kapitenin e Anglisë tashmë 32-vjeçar dhe me spekulime të shumta rreth situatës së kontratës së tij, trajneri Vincent Kompany synon të sigurojë sulmuesin nigerian, aktualisht në formë të shkëlqyer te Galatasaray, si pasardhësin afatgjatë në majën e sulmit në “Allianz Arena”.Sipas Foot Mercato, Bayern po shqyrton një lëvizje sensacionale për Osimhen. Kompany thuhet se e ka ndjekur ish-sulmuesin e Lille që nga hapat e parë të karrierës së tij te Royal Charleroi.Pavarësisht dominimit të vazhdueshëm të Kane si golashënuesi kryesor i Bayern-it,…

Read More

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj planit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për të nisur fazën e dytë të liberalizimit të tregut të energjisë, e cila parashikohet të fillojë nga muaji prill.Në një komunikatë, Dhoma thekson se “forma e zgjedhur për liberalizim është e gabuar, pa asnjë analizë paraprake, me mungesë mekanizmash kontrollues dhe me një mori shkeljesh të vërtetuara nga Gjykata Supreme e Kosovës.”Sipas Dhomës, kompanitë që dolën vitin e kaluar në tregun e hapur të energjisë u përballën me fatura trefish më të larta dhe reduktime të ashpra, duke…

Read More

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që po hynte në hapësirën ajrore turke është rrëzuar, thotë ministria turke e Mbrojtjes.Mbrojtja ajrore e NATO-s në Mesdheun lindor rrëzoi raketën, e cila kaloi përmes hapësirës ajrore të Irakut dhe Sirisë. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar.“Ndërkohë që Turqia qëndron për stabilitetin dhe paqen rajonale, ajo është plotësisht e aftë të mbrojë territorin dhe qytetarët e saj, pavarësisht nga burimi apo origjina e çdo kërcënimi. Të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur territorin dhe hapësirën tonë ajrore do të merren vendosmërisht dhe pa hezitim. Ne theksojmë se e drejta…

Read More

Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 është rritur për 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.Në tremujorin e katërt të vitit 2025, rritje më e madhe është shënuar në sektorët G – Ndërtimtari me 14,6 për qind dhe K dhe L – Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; veprimtari administrative dhe shërbime mbështetëse me 8,1 për qind. Konsumi final në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht është rritur për 6,4 për qind, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e PBB-së është 77,9 për qind.Investimet bruto në…

Read More

Në një hap të koordinuar për të luftuar trafikimin e drogës, Ekuadori dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion të përbashkët ushtarak kundër organizatave narkoterroriste të njohura si Los Lobos dhe Los Choneros.Çdo ditë, rrugët e kontrolluara nga këto grupe trafikuese dërgojnë fentanil në SHBA, duke shkaktuar vdekje të shumta. Komanda Jugore e SHBA-së e ka përshkruar ndërhyrjen si “masa vendimtare” për të goditur këto rrjete kriminale, raporton bbc. Forcat amerikane po ofrojnë mbështetje inteligjence dhe logjistike, ndërsa forcat ekuadoriane po kryejnë operacionet drejtpërdrejt në terren, duke synuar shkatërrimin e bazave të aktivitetit kriminal.Ky operacion shënon një nga përpjekjet…

Read More

Nga Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë dhe Hubert Perr, udhëheqës për bashkëpunim i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Pyjet mbulojnë gati gjysmën e territorit të Kosovës dhe ato formësojnë peizazhin, jetesën dhe zhvillimin afatgjatë të saj. Për breza të tërë, pyjet kanë mbrojtur ujërat, kanë zbutur ndikimet klimatike, kanë mbështetur biodiversitetin dhe kanë mirëmbajtur të hyrat për njerëzit e vendeve rurale. Derisa presionet mjedisore rriten, pyjet mbeten një nga pasuritë më të vlefshme të Kosovës që kërkojnë mbrojtje dhe shfrytëzim të përgjegjshëm.Pylltaria është gjithashtu një pjesë integrale e shtyllës sociale dhe ekonomike të Kosovës. Pyjet rregullojnë ujërat,…

Read More

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë.Ai edhe në ditën e sotme (e mërkurë) e ka sulmuar konkurrenten Selin Bollati.”Ti do vetëm çuna me lekë, burrë me lekë”, iu drejtua banores. Foto: InstagramRogerti në spektaklin e së martës u kritikua për gjuhën e përdorur ndaj Selin.Këto deklarata të tij kanë bërë bujë edhe jashtë, e kanë marrë reagime të shumta. Foto: InstagramRogerti u largua nga formati të martën, por u kthye sërish, pas pak kohe nga veprimi që bëri.I njëjti ka nisur një lojë të ashpër dhe…

Read More