- Ukraina është fituesja e madhe e luftës me Iranin
- Sela: Komisioni i Venecias po keqpërdoret si arbitrazh i Marrëveshjes së Ohrit
- Hiperautomobili i Red Bull RB17 shumë shpejt në treg
- Operacion i madh në Stamboll – 29 të arrestuar për manipulim të tenderëve publikë, “bashkëpunëtorë” të Imamoglut
- Nëse “rrëshqitni” me qellim – ju pret litari
- AKR nuk do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme, Abrashi: Jemi në negociata për koalicion
- Klekovski: FSSH ndodhet në 11 procedura gjyqësore me një spital në Gjermani
- Zëvendësministri Lleshi vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, rikonfirmohet partneriteti strategjik
Author: korrektpress
Llapi që këtë edicion po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar do ta presë kandidatin për titull Ballkanin, në kuadër të xhiros së 23-të.Të dy skuadrat kërkojnë vetëm fitore pavarësisht që kanë objektiva të ndryshëm.Klubi i drejtuar nga Tahir Batatina nuk di për fitore në Superligë në vitin 2026 andaj synon t’i jep fund kësaj serie negative, derisa Ballkani gjithashtu ka nevojë për tre pikë për të mos e lejuar Dritën të shkëputet në krye.Formacionet zyrtare:Llapi: Bllaca; Mulalic, Idrizi, Ajvazi, Blakçori; Aliu, peci, Ramadani; Sadriu, H.Hyseni, M.Hyseni.Ballkani: Iljazi; Jashanica, Batarelo, Smajli, Halili; Ismajlgeci, Diene, Deliu; Kryeziu, Tolaj, Giovanni.Përballja…
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë shumë shpjegime në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, që të dielën ka thënë se Kurti vendosi t’ia japë Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.Kurti pasi mori pjesë në ngjarjen ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas ka thënë shkurt se për këtë ka folur vet ministri Nenad Rashiq si dhe ka folur edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka. Deklarata për tokat e Manastirit që nxiti debat, Rashiq: Kërkoj falje për konfuzionin e krijuar “Ka folur tashmë zëdhënësi im Arlindi dhe po ashtu e ka sqaruar…
SPB Tetovë njofton se dje (08.03.2026) në Gostivar, oficerët e policisë nga e privuan nga liria B.H. nga Gostivari, për shkak se tek ai u gjet marihuanë.”Më vonë, rreth orës 23:00, me marrjen e një urdhri gjyqësor, oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë dhe lokalet ndihmëse J.K. (33) në Gostivar, i cili më parë i kishte shitur marihuanë B.H”.”Gjatë kontrollit, u gjet marihuanë, ndërsa J.K. u privua nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë raport përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Mitrovicë ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për përdorim të racionuar dhe të dedikuar të ujit të pijes, duke theksuar se shfrytëzimi i tij jashtë qëllimeve bazike familjare konsiderohet keqpërdorim.Sipas njoftimit, uji i pijes është i dedikuar ekskluzivisht për: pije dhe përgatitje të ushqimit, higjienë personale dhe familjare, si dhe nevoja themelore shtëpiake. Ndërkohë, përdorimi për ujitjen e kopshteve dhe livadheve, larjen e automjeteve, oborreve dhe trotuareve, mbushjen e pishinave apo për qëllime komerciale dhe ndërtimore pa autorizim, konsiderohet i papranueshëm.“Konsumatori që evidentohet duke keqpërdorur ujin e pijes do të përballet me masa ndëshkuese, duke…
Ferizaj është nikoqir i Gjilanit në kuadër të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë.Dy skuadrat kanë objektiva të kundërta, me Ferizajn që kërkon mbijetesën dhe Gjilani synon daljen në Evropë.Të dyja skuadrat kanë formë të mirë, me Ferizajn që ka katër pikë në dy sfidat e fundit dhe Gjilani që ka marrë dy fitore.Fitorja është opsion i vetëm si për ‘Ujqit’ ashtu edhe për ‘Skifterat’ për t’iu afruar objektivave që kanë.Formacionet zyrtare:Ferizaj: Mckenzie-Lyn, Sadriu, Neziri, Iljazi, El-Hajdi, Berisha, Ramusa, A. Shabani, K.Shabani, Silva-Richards, Oguns. Gjilani: Kolaj, Ar. Thaqi, Krivanjeva, As. Thaqi, Morina, Bilali, Rrahmani, Prapashtica, Basa, Bilalli, Jarovic./Telegrafi/
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se tani pritet që Grupimi Parlamentar i LVV ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, që sipas saj është i paligjshëm.“Pres që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes dhe të marrë shpejt masën e përkohshme sepse pasojat do të jenë të pariparueshme,” tha Haxhiu.Ajo theksoi se nëse ka dekret për shpërndarjen e Kuvendit, Kuvendi nuk mund të vazhdojë punën. “Nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë masë të përkohshme, natyrisht që rrethanat do të ndryshojnë”, u shpreh Haxhiu.Haxhiu u shpreh se vendimi i presidentes…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 30 lindje, nga të cilat 18 vajza dhe 12 djem.Përveç shërbimeve obstetrike, spitali ka ofruar edhe një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore: 3,030 vizita specialistike 220 pranime të reja pacientësh 187 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë 1,525 pacientë kanë kryer gjithsej 18,327 analiza laboratorike 74 operacione të kryera me sukses 207 seanca dialize Nga shërbimet diagnostike janë realizuar: 735 rëntgen 279 ultrazëra 81 MRI 56 mamografi 48 ekokardiografi 12 ergometri 20 gastroskopi 10 kollonoskopi Gjithashtu, janë kryer 238 shërbime fiziatrike për pacientët…
Nga: Roger Waters (albumi “The Final Cut”, Pink Floyd, 1983) Përktheu: Agron ShalaHesht dhe mos lejo mburojën të të rrëshqasë Qite në vend maskën tënde të papërshkueshme Dhe nëse përpiqen të të demaskojnë me pyetjet e tyre (Përshëndetje Kena, si je sonte?) Ti mund të fshihesh, fshihesh, fshihesh Pas syve paranojakë. E vendos fytyrën tënde të trimit dhe kalon rrugën për një pije Duke rregulluar ngërdheshjen teksa mbështetesh rehat në banak Duke u zgërdheshur zëshëm me pjesën tjetër të botës Bashkë me çunat në turmë Mund të fshihesh, të fshihesh, të fshihesh (Po të them çfarë: do të të jap…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka dhënë sqarime lidhur me deklaratën e tij për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit, pas reagimeve të shumta në publik.Rashiq ka theksuar se fjalët e tij janë marrë jashtë kontekstit. “Kjo ka ndodhur saktë lidhur me vizitën e Patriarkut atëherë kjo është mos gabofsha në fillim të 2023 dhe përmes kësaj kam folur me zotin Kurti”, ka thënë Rashiq, i cili tha se kjo u sqarua edhe nga vetë Qeveria.Rashiq ka pranuar mundësinë e konfuzionit dhe ka kërkuar falje për interpretime të gabuara.“Ashtu që unë e kam bërë një gabim teknik, krijoj…
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, ka theksuar rëndësinë e gatishmërisë dhe koordinimit institucional për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin e sigurisë për qytetarët.Ai ka bërë të ditur se fusha e mbrojtjes dhe shpëtimit kërkon profesionalizëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përkatëse, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe reagimin efikas ndaj rreziqeve të ndryshme.Shabani ka premtuar angazhim për të punuar me përkushtim, transparencë dhe koordinim të ngushtë me institucionet relevante për parandalimin e rreziqeve dhe reagim të shpejtë në çdo situatë emergjente.“Do të jem i hapur për bashkëpunim, që dëgjon, vlerëson punën në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari