Author: korrektpress

Një fokë e ngordhur është gjetur brenda ambienteve të Bazës Ushtarake të Pashalimanit, në Vlorë. Ndërkaq, një ditë më parë, kafsha ishte parë duke notuar pranë gadishullit të Karaburunit nga vizitorë të huaj që eksploronin zonën, ndërsa këtë të hënë u gjet e pajetë në breg.Siç raporton Top Channel dyshohet se foka mund të jetë vrarë dëmtim nga peshkimi me eksploziv (dinamit), por kjo nuk është konfirmuar ende. Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura po shqyrtojnë rastin dhe pritet të verifikojnë shkakun e ngordhjes së saj.Fokat janë shfaqur kohët e fundit në ujrat e gjirit të Vlorës; pak ditë…

Read More

Porsche po shqyrton bashkimin e Taycan dhe Panamera në një linjë të vetme modelesh të unifikuar me variante benzine, hibride plug-in dhe plotësisht elektrike.Propozimet janë pjesë e masave më të gjera për uljen e kostove nga CEO i ri i Porsche, Michael Leiters, pas një rënieje të shitjeve globale dhe kostove të mëdha që lidhen me vendimin e ish-CEO-t Oliver Blume vitin e kaluar për të zvogëluar planet e elektrifikimit të firmës.Frenimi i shpenzimeve të zhvillimit – drejt të cilit do të funksiononte ky bashkim – kuptohet të jetë një fokus kyç për Leiters, transmeton Telegrafi.Panamera me motor djegieje dhe…

Read More

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri me një ekran të palosshëm më vonë këtë vit.Përpara zbulimit, Sonny Dickson ka ndarë atë që duket si skedarë renderimi 3D CAD të dizajnit të përfolur të iPhone Fold, transmeton Telegrafi.Postimi i Dickson përfshin dy imazhe. Të dyja duket se tregojnë pjesën e pasme të iPhone Fold me një dizajn që pasqyron specifikimet e përfolura të harduerit. Dizajni përfshin një sete kamere të ngjashme me iPhone Air, përveç se ka dy kamera dhe jo vetëm një. Telefoni është gjithashtu i rrumbullakosur në dy cepa dhe i sheshtë në dy të tjerët…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryetarin e Komunës së Koçanit, Vladko Grozdanov, sot vizituan Spitalin e Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Koçan, me qëllim të shqyrtimit të gjendjes aktuale dhe nisjes së hapave konkretë për rregullimin e hapësirës përreth spitalit dhe sistemimin e sipërfaqeve të asfaltuara.“Kur qasja është mirë e menaxhuar dhe mirë e organizuar, rezultatet janë të dukshme. Sot këtu shohim rezultate të dukshme pas 30 vitesh. Qasja dhe infrastruktura në shëndetësi janë pjesë përbërëse e sistemit dhe nuk përfshijnë vetëm pjesën e brendshme, por edhe atë të jashtme. Falënderim për kryetarin e komunës, i…

Read More

Muaji mars shënon periudhën e ndërgjegjësimit për kancerin kolorektal, një nga sëmundjet që mund të parandalohet nëse zbulohet në fazat e hershme. Gjatë gjithë muajit mars, United Hospital ka lansuar një ofertë promocionale për kryerjen e kolonoskopisë me sedacion, me çmim të reduktuar nga 190€ në 129€ .Kolonoskopia në United Hospital realizohet sipas standardeve mjekësore dhe me sistem endoskopik të avancuar për imazheri me rezolucion të lartë, që mundëson verifikim të saktë të gjendjes së zorrës së trashë. Kjo ofertë kryhet vetëm me mjekun tonë të brendshëm Dr. Valon Hamza, specialist i Gastroenterologjisë. Ndërsa gjatë ekzaminimit pacienti është nën monitorim…

Read More

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe me institucionet e drejtësisë, me datën 09.03.2026 ka bërë ekstradimin e dy shqiptar, nga Shqipëria për në Kosovë.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të njëjtit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, të përfshirë në raste të ndara, njëri për veprën penale ‘kultivim i lëndëve narkotike’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.”Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në…

Read More

Kompania shtetërore e energjisë e Bahreinit shpalli forcë madhore në dërgesat e saj të naftës të hënën, pasi një sulm iranian i vuri flakën rafinerisë së saj të vetme, duke u bërë shteti i fundit i Gjirit që e përdor klauzolën, ndërsa Irani zgjeron fushatën e tij kundër infrastrukturës rajonale të energjisë.Një sulm që synonte objektin e gjerë të naftës Al-Ma’ameer të Bahreinit shkaktoi një zjarr në kompleks së bashku me dëme materiale, raportoi agjencia e lajmeve të Bahreinit, megjithëse nuk u regjistruan viktima dhe operacionet e zjarrfikësve ishin duke u zhvilluar.Videot e shpërndara gjerësisht në mediat sociale treguan tym…

Read More

Platforma e-Kosova përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është rritur siguria e profilit të qytetarëve në pamundësi të thyerjes së saj nga persona të tjerë.Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në kuadër të avancimit dhe rritjes së sigurisë në Platformën eKosova, ju rekomandojnë aktivizimin e Autentifikimit me Dy Faktorë (2FA) gjatë dy javëve të ardhshme.Sipas njoftimit thuhet se ky mekanizëm ofron një nivel shtesë mbrojtjeje për profilin tuaj, duke bërë të mundur që, përveç fjalëkalimit, gjatë hyrjes në llogari të kërkohet edhe një kod unik verifikimi që dërgohet në numrin e telefonit…

Read More

Një nga trilogjitë më të dashura filmike të të gjitha kohërave rikthehet në ekranin e madh në një edicion të veçantë, me rastin e 25-vjetorit të filmit “The Lord of the Rings: The Fellowship of the Ring”, duke premtuar të entuziazmojë të gjithë adhuruesit e zhanrit fantasy. Kinematë CineStar sjellin një përvojë ekskluzive filmike – “The Lord of the Rings” në versionin origjinal të zgjeruar (Extended Edition), me skena shtesë dhe më shumë detaje nga bota e pasur e J. R. R. Tolkien. Adhuruesit e kësaj trilogjie fantastike kanë dy mundësi: të shikojnë të tre filmat brenda një dite, në…

Read More

Malisheva është nikoqire e Prishtinës në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar, Albi Mall Superligë.Dy skuadrat nuk dinë për fitore në dy sfidat e fundit dhe synojnë të rikthehen te suksesi.Si Malisheva ashtu edhe Prishtina kanë marrë vetëm nga një pikë, derisa kërkojnë fitore në këtë përballje.Aktualisht Malisheva është e katërta në tabelë me 34 pikë, tre më pak se Prishtina që është e treta.Formacionet zyrtare:Malisheva: Pas pak…Prishtina: Gjokaj, Bytyqi, Mokono, Vitija, Limani, Karic, Bllaca, Krasniqi, Muja, Ilievski, Veliu./Telegrafi/

Read More