Author: korrektpress

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” njofton konsumatorët e rrugës së Elbasanit se më datë 09.03.2026, duke filluar nga ora 09:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.Sipas njoftimit, ndërprerja është për shkak të punimeve teknike në terren, të cilat bëhen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.“Konsumatorët e rrugës së ‘Elbasanit’ do të furnizohen sërish me ujë duke filluar nga ora 16:00. Faleminderit për mirëkutimin tuaj”, thuhet në njoftim.KRU “Bifurkacioni” Sh.A siguron qytetarët se punimet bëhen me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe furnizimin më të qëndrueshëm me ujë…

Read More

Sindikata e Kulturës informon se të mërkurën, në një konferencë për shtyp para Zyrës së Prokurorit Publik Themelor, do të njoftojë ngritjen e kallëzimit penal kundër Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.Në konferencën për shtyp, siç thonë, do të njoftohet publikisht ngritja e kallëzimit penal kundër Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, për shkak të, siç thonë ata, ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal dhe “Shkelje e të drejtave që rrjedhin nga punësimi” sipas nenit 166 në lidhje me nenin 45…

Read More

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka dhënë sqarime lidhur me deklaratën e tij për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit, pas reagimeve të shumta në publik.Rashiq ka theksuar se fjalët e tij janë marrë jashtë kontekstit. “Kjo ka ndodhur saktë lidhur me vizitën e Patriarkut atëherë kjo është mos gabofsha në fillim të 2023 dhe përmes kësaj kam folur me zotin Kurti”, ka thënë Rashiq, i cili tha se kjo u sqarua edhe nga vetë Qeveria.Rashiq ka pranuar mundësinë e konfuzionit dhe ka kërkuar falje për interpretime të gabuara.“Ashtu që unë e kam bërë një gabim teknik, krijoj…

Read More

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, ka theksuar rëndësinë e gatishmërisë dhe koordinimit institucional për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin e sigurisë për qytetarët.Ai ka bërë të ditur se fusha e mbrojtjes dhe shpëtimit kërkon profesionalizëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përkatëse, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe reagimin efikas ndaj rreziqeve të ndryshme.Shabani ka premtuar angazhim për të punuar me përkushtim, transparencë dhe koordinim të ngushtë me institucionet relevante për parandalimin e rreziqeve dhe reagim të shpejtë në çdo situatë emergjente.“Do të jem i hapur për bashkëpunim, që dëgjon, vlerëson punën në…

Read More

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së parqeve kombëtare, duke i cilësuar ato si pasuri të çmuara natyrore që duhet të ruhen për brezat e ardhshëm.Në një reagim publik, Pacolli ka vlerësuar se këto zona luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e burimeve natyrore dhe biodiversitetit të vendit.“Parqet kombëtare janë thesarët tanë më të çmuar. Ato ruajnë ujërat, ajrin e pastër, biodiversitetin dhe bukurinë e maleve dhe pyjeve të vendit tonë”, ka shkruar Pacolli.Ajo ka shtuar se mbrojtja e tyre duhet të shihet si një përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale.“T’i mbrojmë ato…

Read More

Manchester United po e konsideron seriozisht mesfushorin Bruno Guimaraes si zëvendësues afatgjatë të Casemiros në mesfushë.Sipas “CaughtOffside”, drejtuesit e klubit anglez e shohin mesfushorin brazilian si një profil ideal për të udhëhequr repartin e mesfushës në vitet e ardhshme.“Manchester United e konsideron Guimaraes ideal për mesfushën. Ai është një lojtar i aftë ta mbajë skuadrën të balancuar për shumë vite”, raporton mediumi britanik.Braziliani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Newcastle United këtë sezon, duke kontribuar me 16 gola dhe asistime, ndërsa ka qenë dirigjenti kryesor i lojës në skuadrën e drejtuar nga Eddie Howe. Forma e tij…

Read More

Dy adoleshentë lanë gabimisht një çantë shpine me marihuanë dhe para të gatshme në një zonë dhurimesh jashtë një dyqani bamirësie në Zelandën e Re, dhe më pas u kthyen në panik për ta marrë çantën, tha policia të hënën.Një vullnetar në dyqan vuri re një aromë të fortë përpara se ta hapte çantën dhe të gjente qese plastike me marihuanë që arrinin në 43.2 gramë dhe 3,700 dollarë të Zelandës së Re në kartëmonedha, tha policia e Zelandës së Re në një deklaratë.Përdorimi i marihuanës për qëllime rekreative dhe shitja e drogës janë të paligjshme në Zelandën e Re.…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet operative gjatë javës së kaluar, duke realizuar një sërë veprimesh në zbatim të urdhëresave gjyqësore dhe në fushën e sigurisë publike.Sipas policisë, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara janë realizuar gjithsej 210 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 32 për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.“Gjatë javës së kaluar, nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës janë realizuar 210 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime…

Read More

Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga partnerë dhe vullnetarë nga Zvicra, të cilët kanë kontribuar me një donacion për këtë njësi.Në një njoftim publik, zjarrfikësit kanë falënderuar Jetmir Morina, Thalwil si dhe vullnetarët zviceranë për kontributin e tyre në sigurimin e këtij donacioni.“Falënderojmë sinqerisht Jetmir Morinën, Komunën e Thalwil-it në Zvicër, si dhe vullnetarët zviceranë për mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar”, thuhet në njoftim.Sipas tyre, realizimi i këtij donacioni është bërë i mundur falë angazhimit të Mihill Komani, zyrtar i lartë në Qendrën Operative, i cili ka organizuar dhe koordinuar ardhjen…

Read More

Apple pritet të lansojë modele të reja MacBook Pro më vonë këtë vit, të cilat do të kenë një ekran OLED me prekje dhe çipa të serisë M6.Fillimisht pritej që linja e ardhshme të zëvendësonte modelet M5 Pro dhe M5 Max MacBook Pro të lansuara së fundmi, transmeton Telegrafi.Megjithatë, sipas Mark Gurman të Bloomberg, kjo mund të mos jetë e vërtetë. Gurman sugjeron që MacBook-u i ardhshëm mund të mbajë emrin Ultra dhe të jetë mbi MacBook-ët M5 Pro dhe M5 Max.Ndërsa Gurman nuk është i sigurt nëse Apple do ta përqafojë markën Ultra apo do të qëndrojë me emrin…

Read More