Author: korrektpress

Presidenca e Kosovës po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, para se të nënshkruaj dekretin për zgjedhjet e reja. Kështu ka bërë të ditur, Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Vjosa Osmani.“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur…

Read More

Një mundësi e re udhëtimi për klientët e Prime Travel vjen përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me Beond Airlines, një kompani ajrore e fokusuar ekskluzivisht në fluturimet Business Class.Në këtë kompani ajrore, i gjithë avioni është i dedikuar për këtë kategori, çka do të thotë se çdo pasagjer udhëton me të njëjtin standard shërbimi dhe komoditeti gjatë gjithë fluturimit. Përmes këtij bashkëpunimi, Prime Travel synon të ofrojë alternativa të reja udhëtimi për klientët që kërkojnë një nivel të lartë shërbimi gjatë udhëtimit.Çfarë është Beond Airlines?Beond Airlines është një kompani ajrore e fokusuar në fluturime në Business Class dhe në organizimin e…

Read More

Kylian Mbappe u pa sërish në fushën stërvitore në Valdebebas, teksa Real Madrid po përgatitet për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City të mërkurën.Sulmuesi iu bashkua sërish skuadrës pasi përfundoi trajtimin konservativ në Paris javën e kaluar, por ai nuk u stërvit me pjesën tjetër të grupit. Në vend të kësaj, Mbappe bëri vetëm vrapime të lehta së bashku me trajnerin francez Sebastien Devillez, duke e lënë pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e ardhshme ende në dyshim serioz. Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për trajnerin Alvaro Arbeloa, i cili po përballet…

Read More

Projekti për nënkalimin në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është refuzuar për të dytën herë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), me arsyetimin se rrezikon trashëgiminë kulturore të Qendrës Historike të qytetit.Ky projekt ishte njëri nga premtimet kryesore të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, por ka hasur pengesa, pasi lokacioni cenon shtatë monumente që gjenden përreth. Komuna e Prishtinës jep tender rreth 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani”Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në IKMM, Rrezarta Loxha-Vitaku, ka shpjeguar për Telegrafin mangësitë profesionale dhe teknike që, sipas vlerësimit të institucionit, e…

Read More

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci ka thënë se sot kanë dorëzuar kërkesën e nënshkruar nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2026, të datës 06.03.2026, të Presidentes së Republikës së Kosovës, lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Nagavci ka shkruar se njëkohësisht kanë kërkuar nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e këtij dekreti, deri në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar. Pa president të ri dhe pa zgjidhje – vazhdon kriza…

Read More

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, zhvilloi një takim me juristë dhe avokatë shqiptarë që veprojnë atje, të cilët i cilësoi si mbështetje të fuqishme në rrugën tonë për shtet të fortë ligjor.Sipas një njoftimi për media thuhet se Gërvalla vlerësoi lart profesionalizmin dhe integritetin e tyre, duke theksuar se eksperienca e tyre në sfidat dhe sukseset e sistemit juridik zviceran përbën një aset të pazëvendësueshëm për institucionet tona.“Rrjeti i tyre profesional krijon mundësi të jashtëzakonshme për koordinim, shkëmbim dijesh dhe projekte të përbashkëta me Odën e Avokatëve dhe institucionet e drejtësisë në…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon intensivisht për të evakuuar qytetarët e Maqedonisë nga zonat e krizës në Lindjen e Mesme. Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski tha se mbrëmë 14 shtetas të Maqedonisë nuk u paraqitën në Aeroport, edhe pse kishin kërkuar evakuim.“Qëllimi ynë është që të gjithë aeroplanët tanë të mbushen maksimalisht në kapacitetin e tyre. Dje në Aeroportin e Dubait, 14 persona, që kanë kërkuar deri në momentin e fundit evakuim, vendosën që mos të shfaqen. Për fat të mirë kishim të përgatitur plan për situatë të tillë, kishim listë pritjesh,…

Read More

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, është penguar fizikisht nga pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, derisa po tentonte të parashtrojë pyetje për çështje të interesit publik.Në reagimin e publikuar, AGK-ja ka dënuar sjelljen e pjesëtarëve të sigurisë, duke theksuar se pengimi i gazetares përbën cenim të punës së mediave.Sipas njoftimit, gazetarja kishte tentuar të bënte pyetje lidhur me krizën rreth zgjedhjeve të reja pas një ngjarjeje, kur njëri nga pjesëtarët e Policisë e ka shtyrë fizikisht.“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe…

Read More

Pas reagimit të Presidenca e Kosovës ndaj deklaratave të tij, Halil Geci ka publikuar një reagim publik duke sqaruar qëndrimin e tij lidhur me shkrimin ku kishte komentuar veprimet e presidentes Vjosa Osmani.Në reagimin e tij, Geci thotë se në shkrimin e publikuar kishte shprehur vetëm një mendim kritik mbi respektimin e Kushtetutës dhe se deklaratat e tij janë interpretuar gabimisht.“Kam theksuar se, sipas vlerësimit tim dhe duke u mbështetur edhe në opinionet e disa njohësve të së drejtës kushtetuese, veprimet e Presidentes mund të konsiderohen si shkelje e Kushtetutës. Kjo çështje nuk është ngritur vetëm nga unë, por është…

Read More

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur organizimin e Samitit të Katërt të Diasporës, i cili pritet të zhvillohet më 14-15 prill 2026. Si çdo njoftim i ngjashëm në 13-vjeçarin e fundit, edhe ky aktivitet paraqitet në mënyrë pompoze si një moment i rëndësishëm për të forcuar lidhjet e Shqipërisë me diasporën, për të mobilizuar kapitalin njerëzor të shqiptarëve jashtë vendit dhe për të tërhequr investimet e emigrantëve të suksesshëm. Megjithatë, për këdo që e ndjek këtë temë prej kohësh, njoftimi i një tjetër samiti të diasporës krijon një ndjesi déjà vu. Në epokën e qeverisjes socialiste, janë prodhuar një numër i…

Read More