KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Keqpërdorimi i ujit të pijes mund të sjellë gjobë dhe ndërprerje furnizimi, paralajmëron KRU Mitrovica

Keqpërdorimi i ujit të pijes mund të sjellë gjobë dhe ndërprerje furnizimi, paralajmëron KRU Mitrovica

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Mitrovicë ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për përdorim të racionuar dhe të dedikuar të ujit të pijes, duke theksuar se shfrytëzimi i tij jashtë qëllimeve bazike familjare konsiderohet keqpërdorim.

Sipas njoftimit, uji i pijes është i dedikuar ekskluzivisht për: pije dhe përgatitje të ushqimit, higjienë personale dhe familjare, si dhe nevoja themelore shtëpiake. Ndërkohë, përdorimi për ujitjen e kopshteve dhe livadheve, larjen e automjeteve, oborreve dhe trotuareve, mbushjen e pishinave apo për qëllime komerciale dhe ndërtimore pa autorizim, konsiderohet i papranueshëm.

“Konsumatori që evidentohet duke keqpërdorur ujin e pijes do të përballet me masa ndëshkuese, duke përfshirë gjobë, ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe masa të tjera administrative e ligjore”, thuhet në njoftim.

KRU Mitrovica apelon që çdo konsumator të respektojë rregulloret dhe të përdorë ujin e pijes në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që furnizimi i qëndrueshëm dhe i rregullt të sigurohet për të gjithë qytetarët.

“Apelojmë për përdorim racional dhe të përgjegjshëm të ujit të pijes, në interes të përgjithshëm dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët”, thekson kompania. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.