- Shqipe Selimi nga Haga: Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë
- Dalin në dritë detaje të reja rreth rrahjes në zhveshtoren e Real Madridit
- Gjendet një person pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetohet
- Gashi: Vendi ynë përballet me plakje të popullsisë, rënie të natalitetit dhe migrim të të rinjve – sfidat demografike kërkojnë politika afatgjate
- PDK-ja në Malishevë kundër listës me Limajn? Mazreku: Na ka dëmtuar në nivel të përgjithshëm
- Lewandowski paraqet kërkesat për pagë për dy gjigantët e Serie A
- Erëra të forta në Vlorë, rrëzohen disa pemë
- Mbaroi epoka e diskursit racional
Author: korrektpress
Sot në orën 04:05 në Departamentin e Policisë së Mateçit, D.E. (25) nga Shkupi, ka raportuar se para një shtëpie në fshatin Ropalce, Komuna e Likovës, dy persona me lëng të ndezshëm kanë shkaktuar zjarr në automjetin e tij BMW me targa të Shkupit.Ai e ka shuar zjarrin, në të cilin nuk ka pasur të lënduar.”Një ekip nga SPB-ja e Kumanovës ka kryer një inspektim dhe po punohet për sqarimin e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.
Llapi ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligë, teksa ka mposhtur Ballkanin 2-0.Pas 17 minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi kur pas asistimit nga Edon Sadriu, Muhamet Hyseni goditi me kokë dhe topi u devijua nga Batarelo për epërsinë e Llapit 1-0.Ballkani kërkonte golin e barazimit, megjithatë ishin vendasit që shënuan të dytin.Arbnor Ramadani dhuroi një asistim fantastik te Edon Sadriu, i cili pasi kaloi edhe portierin mysafirë shënoi për 2-0.Pjesa e dytë ishte më e qetë, me vendasit që mbroheshin dhe mysafirët që sulmonin, por pa sukses.Në fund Llapi arriti të menaxhoj mirë epërsinë e krijuar…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet B.B. dhe E.K., nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 25 shkurt 2026, rreth orës 14:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, përkatësisht në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS.Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., në cilësinë e koordinatorit të njësisë së kontrollit në Departamentin për humbje të energjisë elektrike, dhe i pandehuri E.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së koordinatorit për lidhje të reja, gjatë ushtrimit…
Gjilani ka marrë fitoren e tretë radhazi, teksa ka triumfuar në udhëtim te Ferizaj 1-2.Gjilani e nisi më mirë ndeshjen, ku pas 22 minutash lojë kaluan në epërsi 0-1.Kapiteni i ‘Skifterave’, Armend Thaqi realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për të kaluar Gjilanin në epërsi.Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 22 minuta, pasi vendasit barazuan gjithçka me Oguns që shënoi për 1-1.Gjilani në pjesën e dytë u fut në lojë edhe më fuqishëm, teksa kur kaluan një orë lojë gjetën golin e dytë.Armend Thaqi asistoi bukur te Senad Jarovic i cili shënoi nga afërsia për…
Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të fituar me rezultat 3-0, sfidë ku Prishtina ishte edhe me një lojtar më pak shkaku i kartonit të kuq të Ardian Limanit.Etnik Brruti realizoi nga pika e bardhë për ta zhbllokuar epërsinë pas 27 minutave lojë.Situata u vështirësua kur Limani u ndëshkua me karton të kuq shkaku i një ndërhyrje brenda zonës (32’), ku gjyqtari edhe akordoi penallti.Ishte Laurent Xhylani që këtë herë realizoi nga pika e bardhë për ta dyfishuar epërsinë (33’).Malisheva vazhdoi të dominojë…
SHBA-të u kërkojnë qytetarëve të largohen nga juglindja e Turqisë, urdhërojnë stafin jo-thelbësor të largohet nga konsullata në AdanaUashingtoni ka këshilluar stafin jo-thelbësor të largohet nga konsullata e saj pranë qytetit jugor turk të Adanas, pranë një baze kyçe të NATO-s.Ata urdhëruan qytetarët amerikanë të largohen nga “Turqia Juglindore”, thotë ambasada amerikane në Ankara, transmeton Telegrafi.”Më 9 mars 2026, Departamenti i Shtetit urdhëroi punonjësit jo-emergjentë të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të punonjësve të qeverisë amerikane të largohen nga Konsullata e Përgjithshme në Adana për shkak të rreziqeve të sigurisë”, tha ajo në X, duke iu referuar një këshille…
Viruset e traktit të frymëmarrjes vazhdojnë të jenë aktive. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është rritur numri i kontrolleve por edhe fëmijëve të hospitalizuar. Një pjesë e tyre trajtohen edhe me mbështetje oksigjeni.“Për momentin pacientët më të vegjël janë në moshë shumë të hershme, që nga të sapolindurit deri rreth tre ose katër muaj. Disa prej tyre janë në mbështetje me oksigjen, megjithatë aktualisht nuk kemi pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zakonisht, rreth 20 deri në 30 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar paraqesin simptoma dominuese respiratorë,” deklaroi Vesna Micevska, mjeke.Sipas mjekëve aktualisht dominon virusi respirator…
Kim Kardashian është e njohur për format e saj trupore që tërheqin gjithmonë vëmendjen. Përveç dietës dhe stërvitjes së rregullt, një nga sekretet e figurës së saj të tonifikuar lidhet edhe me një teknikë të veçantë të nxirjes së trupit.Sipas artistit të njohur të nxirjes Jimmy Coco, i cili kujdeset prej vitesh për pamjen e Kim-it, konturimi strategjik me nxirje me sprej mund të krijojë iluzionin e një trupi më të tonifikuar dhe me forma më të theksuara, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, shkruan DailyMail. Ai shpjegon se përgatitja e lëkurës është shumë e rëndësishme përpara aplikimit të nxirjes,…
Juventusi është shumë i interesuar për transferimin e Bernardo Silva nga Manchester City, sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio.Megjithatë, klubi italian mund të jetë në gjendje ta finalizojë marrëveshjen vetëm nëse siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.Mesfushori portugez po i afrohet fundit të periudhës së tij te Manchester City dhe raportohet se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën aktuale, ndërsa kërkon një pagë të lartë për hapin e radhës në karrierë. “Bernardo Silva nuk do ta rinovojë kontratën e tij dhe Juventusi e dëshiron vërtet. Por ata duhet të kualifikohen për Ligën e Kampionëve…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari