- Komuna e Prishtinës fillon vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet
- Dimitrieska-Koçoska: Hetimet financiare destinohen në konfiksimin real të pronës dhe në mbrojtjen e interesit publik
- “Kosovarët janë përmirësuar shumë, nuk do të jetë e lehtë”, mbrojtësi i Sllovakisë flet për play-offin
- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë për vizitë zyrtare në SHBA
- Djaloshi 13-vjeç ‘i guximshëm’, notoi 4 km për të shpëtuar familjen e bllokuar në brigjet e Australisë
- “E pështirë”, Jasmin Kadriu zbulon mesazhet me Olsa Muhametin pasi doli nga Big Brother
- Mercedes S-Class i ri V12 i blinduar është rezistent ndaj plumbave
- Sony patenton kontrolluesin pa butona me ekran prekjeje
Author: korrektpress
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shadërvanit, një prej hapësirave më të frekuentuara të qytetit dhe pjesë e rëndësishme e shëtitores përgjatë Lumbardhit.Sipas njoftimit komunal, intervenimi ishte i domosdoshëm për shkak të degradimit të sipërfaqeve dhe nevojës për përmirësimin e sigurisë, funksionalitetit dhe pamjes së këtij segmenti të rëndësishëm urban. Projekti synon rikthimin e estetikës dhe gjallërisë në këtë zonë, e cila mbetet një prej pikave më atraktive për qytetarët dhe vizitorët, përcjell Telegrafi.Punimet pritet të përfshijnë sanimin e infrastrukturës ekzistuese, rregullimin e hapësirave për këmbësorë dhe shtimin…
Jessie J u rikthye fuqishëm në skenë të dielën mbrëma, pasi iu nënshtrua mastektomisë këtë verë. Këngëtarja 37-vjeçare hoqi një gungë në gjoks në qershor, pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në fazë të hershme dhe këtë javë pranoi se ekziston mundësia që sëmundja të rikthehet.Ajo performoi para 16,000 fansave në The O2, si pjesë e Capital Jingle Bell Ball, ku ndau skenën me Kylie Minogue, Louis Tomlinson, Cat Burns dhe Tinie Tempah, shkruan DailyMail. Jessie pozoi me një veshje sportive elegante përpara performancës, ndërsa Kylie mahniti me dy fustane të shkurtër të ndryshëm.Jessie ka qenë në qendër të…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës së sotme do të kryejnë punime të planifikuara në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.Sipas njoftimit, ndërhyrjet do të zhvillohen në rrjetin e ujësjellësit në këto lokacione: Rruga “Kuvendi i Arbërit” Rruga “Rozafa” Rruga “Agim R. Ramadani” Lagjja “Kodra e Minatorëve” Rruga “Anke Spaiq” Fshati Vidimriq Ndërkohë, punime do të kryhen edhe në rrjetin e kanalizimit në këto zona: Rruga “Ulqini” Rruga “Hoxhë Hasan Tahsini” Rruga “Adem Voca” Rruga “Ferat Dragaj” Rruga “Isa Boletini” Fshati Vërnicë KRU “Mitrovica” paralajmëron se gjatë kohës së punimeve, në disa…
Hysen Çekaj kandidati më i votuar nga mërgata nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kandidoi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.Këtë e bëri të ditur vet Çekaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke treguar edhe arsyen. Çekaj tha se përgjegjësia që ka për familjen e tij sidomos për nënën, bën që mos të jetë pjesë e kësaj liste zgjedhore. “Siç e keni parë, kësaj radhe nuk do të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës. Vullnetin, energjinë dhe bindjen për fitoren tonë të përbashkët i kam të plota – ato nuk më kanë munguar…
Njësitë Atikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll operacional në një barnatore në qytetin e Ferizajt.Sipas një njoftimit nga Dogana e Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit, doganierët kanë konstatuar një sasi të konsiderueshme barnash pa banderola, të cilat nuk janë futur përmes rrugëve zyrtare dhe procedurave të rregullta doganore.“Në total janë konfiskuar 153 copë artikuj medicionalë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë preparate që qarkullojnë vetëm me recetë, produkte terapeutike për sëmundje kronike, medikamente dermatologjike, antiepileptikë, antihipertensivë dhe produkte të tjera farmaceutike të ndjeshme”, thuhet në njoftim.Tutje bëhet e ditur se i gjithë malli është konfiskuar…
Nëse dëshironi një meze të lehtë për të ulur urinë, zgjidhni kombinime të shëndetshme ushqimesh që zvogëlojnë inflamacionin në trup.Por, siç pohon Health, këto ushqime jo vetëm që zvogëlojnë inflamacionin, por janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, yndyrna të shëndetshme dhe lëndë ushqyese që mbështesin shëndetin.Feta molle me gjalpë kikirikuMollët janë plot me fibra dhe antioksidantë. Fibra mbështet një mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve, e cila ndihmon në uljen e inflamacionit në trup.Antioksidantët janë komponime bimore që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave duke neutralizuar radikalet e lira. Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që mund të shkaktojnë inflamacion dhe…
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se negociatorët që aktualisht po diskutojnë një iniciativë paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-të kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e territoreve në lindje të vendit.Kreu i shtetit ukrainas e ka thënë këtë në një intervistë telefonike me Bloomberg, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.”Ekzistojnë vizione të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës – dhe ne nuk kemi një pikëpamje të unifikuar për Donbasin”, citohet të ketë thënë Zelensky.Sipas presidentit, elementët e planit të SHBA-së kërkojnë diskutim të mëtejshëm mbi një numër “çështjesh të ndjeshme”, duke përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe kontrollin mbi rajonet lindore.Ai shtoi se ende nuk…
Chelsea ka humbur një nga mundësitë më të mëdha në historinë e saj, pasi në vitin 2003 refuzoi të nënshkruante me një Cristiano Ronaldo vetëm 18-vjeçar nga Sporting Lisbona për shumën modeste prej 3 milionë funte.Këtë zbulim e ka bërë agjenti veteran Barry Silkman, i cili ka folur për The Telegraph. Sipas tij, marrëveshja ishte praktikisht e kryer me përfaqësuesin e Ronaldos, Jorge Mendes, por drejtuesit e Chelseat vendosën ta refuzonin transferimin, pavarësisht se klubi ishte në fillimet e epokës së re nën pronësinë e Roman Abramovich.“E kisha bërë marrëveshjen me Jorge Mendesin. Por Chelsea tha jo. Cristiano Ronaldo kushtonte…
Tashmë të gjitha partitë kanë publikuar listat prej 110 deputetëve që do të garojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare që mbahen më 28 dhjetor.Kosova është në krizë për gati një vit për një formimin e një Qeverie, pasi zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 9 shkurt 2025, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje – nuk ia doli të formonte ekzekutivin, madje as opozita e deritashme nuk ishte kishte numra që të krijonte në anën tjetër një marrëveshje. Kështu, mbi dhjetë muaj, Kosova ka mbetur peng e mosmarrëveshjeve mes partive politike, duke humbur shumë marrëveshje ndërkombëtare, raporton Telegrafi.Kur janë publikuar listat zyrtare,…
Drejtori i Institutit për Transfuziologji Amir Elezi, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për dhurimin e gjakut, Spitalin e Tetovës dhe shëndetësinë në përgjithësi.Elezi foli për periudhën sa ishte drejtor i Spitalit të Tetovës, ndërsa tha nuk ka qenë periudhë e gjatë, por e cilësoi si të rëndësishme. Ndërsa momentalisht ai drejton Institutin për Mjekësi të Transfuzionit të Gjakut, duke e sqaruar mënyrën se si funksionojnë si institucion. – YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: … “Instituti për Mjekësi të Transfuzionit të Gjakut…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari