KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Mitrovica” njofton për ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit – disa zona mund të mbesin pa ujë

KRU “Mitrovica” njofton për ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit – disa zona mund të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës së sotme do të kryejnë punime të planifikuara në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet do të zhvillohen në rrjetin e ujësjellësit në këto lokacione:

  • Rruga “Kuvendi i Arbërit”
  • Rruga “Rozafa”
  • Rruga “Agim R. Ramadani”
  • Lagjja “Kodra e Minatorëve”
  • Rruga “Anke Spaiq”
  • Fshati Vidimriq

Ndërkohë, punime do të kryhen edhe në rrjetin e kanalizimit në këto zona:

  • Rruga “Ulqini”
  • Rruga “Hoxhë Hasan Tahsini”
  • Rruga “Adem Voca”
  • Rruga “Ferat Dragaj”
  • Rruga “Isa Boletini”
  • Fshati Vërnicë

KRU “Mitrovica” paralajmëron se gjatë kohës së punimeve, në disa prej zonave të lartcekura mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.