KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Llapi rikthehet te fitoret në kampionat, mposhtë Ballkanin

Llapi rikthehet te fitoret në kampionat, mposhtë Ballkanin

Llapi ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligë, teksa ka mposhtur Ballkanin 2-0.

Pas 17 minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi kur pas asistimit nga Edon Sadriu, Muhamet Hyseni goditi me kokë dhe topi u devijua nga Batarelo për epërsinë e Llapit 1-0.

Ballkani kërkonte golin e barazimit, megjithatë ishin vendasit që shënuan të dytin.

Arbnor Ramadani dhuroi një asistim fantastik te Edon Sadriu, i cili pasi kaloi edhe portierin mysafirë shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me vendasit që mbroheshin dhe mysafirët që sulmonin, por pa sukses.

Në fund Llapi arriti të menaxhoj mirë epërsinë e krijuar nga pjesa e parë dhe mori fitoren e parë në stinorin pranveror.

Me këtë fitore, Llapi ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 26 pikë, derisa Ballkani mbetet e dyta me 39 sosh.

Ndeshjen e radhës Llapi e zhvillon në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Ballkani pret liderin Dritën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.