- Pse të sëmurët me skizofreni dëgjojnë zëra? Studimi zbulon nga vjen “tingulli” dhe si reagon truri
- Në shtatzëni zemra rritet – dhe jo vetëm nga dashuria: Çfarë ndodh realisht në trupin e gruas?
- Pse gjithnjë e më shumë gra në moshë të mesme po vendosin të divorcohen?
- Disa amvisa e fusin sfungjerin e enëve në ngrirës – truku i thjeshtë që zgjidh një problem të bezdisshëm
- Nga Emërllahu e Krasniqi te pretendenti ukrainas, te Sahiti në Izreal – lëvizje e Dardanëve në afatin e janarit
- Siguria e rezervave të arit në SHBA, a e do Trump arin e Gjermanisë?
- Rektori Hajrizi i ftuar në eventin global “Technogym Innovation Outlook 2026″, prezanton potencialin e UBT Smart City për t’u bërë UBT Wellness City
- Rektori Hajrizi i ftuar në eventin global “Technogym Innovation Outlook 2026″, prezanton potencialin e UBT Smart City për t’u bërë UBT Wellness City
Author: korrektpress
Flamur Bahtijari, pronari i AS Travel Club, është bërë kosovari i parë që udhëton drejt Seychellesme pasaportë të Republikës së Kosovës, duke hapur një destinacion të ri tropikal për qytetarët tanë. Nga Business Class drejt ishullit Mahé, ai publikoi pamje dhe shkroi: “Seychelles është tanii hapur për pasaportën e Kosovës, sepse dikush duhej të ishte i pari.”Udhëtimi shënon finalizimin e një procesi shumëvjeçar që Bahtijari ka zhvilluar në panairendërkombëtare të turizmit. Rruga nisi në vitin 2019 me takimin e tij të parë zyrtar me Didier Dogley, Ministrin e atëhershëm të Turizmit të Seychelles, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dhe…
Ndërsa tensionet midis fuqive botërore thellohen, udhëheqësit evropianë dhe opinioni janë gjithnjë e më të interesuar për sisteme ushtarake të reja dhe me teknologji të lartë – duke përfshirë nëndetëset me energji bërthamore, shkruan euronews.Një nëndetëse bërthamore është një teknologji e ndjeshme që aktualisht përdoret vetëm nga gjashtë vende: Franca, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe India, transmeton Telegrafi.Por kohët e fundit ato kanë tërhequr më shumë vëmendje. Javën e kaluar, forcat ushtarake franceze hapën zjarr ndaj dronëve të paidentifikuar që fluturuan mbi një strukturë nëndetësesh bërthamore në Bretanjë.Dhe në nëntor, qeveria amerikane tha se do të…
Në prag të nisjes së edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania, fituesja e sezonit të tretë, Egla Ceno, ka publikuar një mesazh të fuqishëm për vajzat që do të hyjnë këtë vit në shtëpinë më të famshme në vend. Egla, e njohur si një nga banoret më të forta, më të qëndrueshme dhe më të papërkulura që ka pasur ndonjëherë formati, thekson se ajo vetë nuk u dorëzua asnjë ditë, pavarësisht sfidave dhe presioneve.Në postimin e saj, Ceno i kujton konkurrentet femra se publiku shpesh pret prej tyre të jenë të përmbajtura, të qëndrojnë “brenda vijave të bardha”…
KRU Prishtina informon qytetarët se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime teknike dhe kontrolle në disa pjesë të rrjetit të ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.Punimet do të zhvillohen në këto lokacione: Rr. Ibrahim Pacolli Rr. Rexhep Shema Rr. Hyzri Talla Rr. Bislim Makolli Rr. Isa Kastrati Rr. Tringa Ismajli Rr. Dalip Alshiqi Rr. Vehat Mustafa Rr. Faik Ukë Hoxha Fsh. Lebane KRU Prishtina njofton se gjatë intervenimeve mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve. Punimet kanë për qëllim…
Kryetari i ri i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka nisur formimin e kabinetit të tij drejtues, duke emëruar një sërë zyrtarësh në pozita kyçe të administratës komunale.Në mesin e emërimeve të para, Prebreza ka prezantuar Shpend Bardiqin si Nënkryetar të Komunës. Bardiqi, i njohur si aktivist i hershëm dhe ish-kryetar i Qendrës së Fushë Kosovës, ka qenë edhe asamblist aktiv dhe një prej kontribuuesve kryesorë në fitoren e subjektit të tij në zgjedhje. Kryetari e uroi atë për detyrën e re, duke theksuar sfidat dhe proceset që presin komunën në ditët në vijim, raporton Telegrafi.Ndërkohë, Ylber Kelmendi ka njoftuar se…
Te Real Madridi po zhvillohet një krizë e plotë në stol dhe shkarkimi i Xabi Alonsos duket çështje ditësh. Florentino Perez ka tentuar një lëvizje të papritur duke i ofruar Zinedine Zidane një rikthim të përkohshëm deri në fund të sezonit, por francezi e ka refuzuar pasi thuhet se ka një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas Botërorit 2026.Pakënaqësia me Alonson është rritur ndjeshëm pas humbjes së fundit, ndërsa drejtuesit e akuzojnë për mungesë autoriteti në dhomën e zhveshjes, tolerim ndaj yjeve dhe ulje të intensitetit në përgatitjet taktike. Florentino Perez raportohet të jetë shumë…
Një dasmë në Bodh Gaya të Indisë është shndërruar në një përleshje masive pasi në këndin e ëmbëlsirave mbaroi një lloj i tyre. Ankesa e të afërmve të nuses thuhet se solli reagimin e ashpër të familjes së dhëndrit, dhe tensionet u rritën me shpejtësi, me pamje nga kamerat e sigurisë që tregonin të ftuarit duke goditur njëri-tjetrin e duke hedhur karrige. Babai i nuses, Suresh Prasad, tha se situata ishte përkeqësuar edhe nga pretendimet për një shtesë të dhëndrit në pajën e kërkuar gjatë riteve të dasmës. Ai u shpreh se disa persona nga ana e nuses janë lënduar…
Në Galerinë e Arteve të Gjakovës u hap ekspozita “Mbrojtja dhe parandalimi i dhunës me bazë gjinore: Njih, Reago, Mbroj!”, e organizuar nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, në kuadër të fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave.Në ekspozitë, nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të Gjakovës prezantuan punimet e tyre artistike, duke transmetuar mesazhe sensibilizuese për rëndësinë e parandalimit të dhunës gjinore.Udhëheqësi i ZKKK-së, Armend Behluli, gjatë hapjes theksoi: “Dhuna nuk është çështje private, por shoqërore; nuk është fat, por padrejtësi; nuk është e pashmangshme, por e luftueshme”.Ekspozita mblodhi nxënës, mësues, aktivistë, OJQ dhe prindër,…
Pas dorëheqjes së Zeqirija Ibrahimit nga posti si kryetar i Alternativës, me partinë do të udhëheqë Bekim Sali, i cili u bëri thirrje anëtarëve të partisë ë tij dhe VLEN-it që të qëndrojnë të bashkuar, që siç tha, puna që kanë nisur duhet të vazhdojë me energji dhe vullnet.E për Zeqirija Ibrahimin, Sali tha se do të mbetet gjithmonë mësuesi dhe udhëzuesi, ndërkohë e falënderoi për kontributin.“Të nderuar anëtarë të Alternativës dhe të VLEN-it. Ky është momenti ynë i përbashkët. Ju ftoj të gjithë të qëndrojmë të bashkuar, të vendosur dhe me bindje të thellë se puna që kemi nisur…
Mercedes-AMG ka emëruar Stefan Weckbach si CEO të ri, i cili do të marrë detyrën më 1 korrik 2026, duke drejtuar gjithashtu edhe divizionin Top End Vehicle që përfshin modelet G-Class dhe Maybach. Weckbach më parë ka udhëhequr programin Porsche Taycan dhe në vitin 2023 u bë drejtues i strategjisë në VW Group. Emërimi i tij vjen pas një periudhe të vështirë për AMG, e shënuar nga kritikat për C63 me motor katërcilindërsh dhe një “tërheqje masive” të 219 hipermakinave AMG One. Ndërkohë, AMG po përgatitet të prezantojë një motor të ri V8 dhe modele elektrike “emocionale”, përfshirë një super…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari