- Mick Jagger u shfaq në humor të shkëlqyer krah të fejuarës Melanie Hamrick në Galanë e Baletit të NYC-së
- Milani po planifikon ndryshime të mëdha në verë – Allegri dhe Tare në rrezik
- Mickoski: E urova Radevin, pres të diskutojmë për të gjitha temat
- Komuna e Rahovecit njofton se do të mbyllet parkingu te palestra sportive dhe hapësira brenda sheshit
- Komuna e Drenasit nis rrënimin e një objekti në Komoran, thotë se një pjesë e tij kishte zënë hapësirë publike
- A po kërkon punë? Në Telegrafi Jobs i gjen mbi 20 konkurse të reja
- A po kërkon punë? Në Telegrafi Jobs i gjen mbi 20 konkurse të reja
- A po kërkon punë? Në Telegrafi Jobs i gjen mbi 20 konkurse të reja
Author: korrektpress
Real Madrid po shqyrton seriozisht ndryshime në stafin teknik për sezonin e ardhshëm dhe ka nisur kërkimin për një trajner të ri. Sipas ESPN, në listën e kandidatëve është përfshirë edhe Mauricio Pochettino.Klubi madrilen e emëroi Alvaro Arbeloa në krye të skuadrës më 12 janar, pasi zëvendësoi Xabi Alonso. Megjithatë, kontrata e tij nuk u bë publike dhe brenda klubit ai nuk shihet si një zgjidhje afatgjatë. Edhe pse Arbeloa vlerësohet për punën e tij me ekipet e të rinjve, rezultatet e para me ekipin e parë nuk kanë sjellë ndryshimin e pritur. Sipas burimeve, vetëm një sukses i madh,…
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara gjatë një fjalimi para ligjvënësve republikanë në një resort në Miami, ku u prit me duartrokitje ndërsa në sfond dëgjohej kënga e njohur “Proud To Be An American”.Në fjalimin e tij, Trump u ndal fillimisht te çështjet e brendshme, por përmendi edhe një operacion ushtarak që sipas tij ishte “afatshkurtër” dhe kishte për qëllim të “heqë qafe disa njerëz shumë të këqij”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, ai lavdëroi fuqinë e forcave të armatosura amerikane dhe rolin e tyre në konfliktet e fundit.”Sa e mirë është ushtria jonë?”, pyeti…
Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin e saj.Pas 16 vitesh, nëna e saj, Bukurie Mata, rikujtoi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, momentet e fundit para se e bija të zhdukej pa lënë gjurmë.Sipas saj, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të pasdites së 22 majit, kur Bleona po luante me bashkëmoshataret pranë një dyqani në fshat. Ajo rrëfen se vajza e xhaxhait të Bleonës, Qamilja, e mori me vete me pretekstin për të shkuar në mal.“22 maj, ditë…
Edhe programi më i butë i rrobalarëses mund të dëmtojë disa materiale si mëndafshi, leshi, viskoza apo lëkura. Ekspertët shpjegojnë pse disa rroba duhet patjetër të pastrohen kimikisht Shumë njerëz janë përballur me një dilemë të zakonshme: në etiketën e xhaketës apo fustanit të preferuar shkruan “vetëm pastrim kimik”. Tundimi për ta injoruar këtë udhëzim është i madh dhe shpesh rroba përfundon në rrobalarëse, me shpresën se programi më i butë nuk do të shkaktojë dëm.Megjithatë, ekspertët e tekstilit paralajmërojnë se një veprim i tillë mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme, sepse disa materiale dhe forma veshjesh nuk janë të…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në zonën e Sauk, Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas turk, 39-vjeç.Raportohet se i plagosuri është dërguar në një spital privat në Tiranë me plagë në shpatull.Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël, jashtë rrezikut për jetën. Ai është qëlluar po nga një shtetas tjetër turk, gjatë një konflikti.“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi…
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, theksoi një nga vendimet për të cilat ndihet më krenar gjatë debatit presidencial të së hënës me Victor Font, i organizuar në prag të zgjedhjeve të klubit më 15 mars.Laporta deklaroi se një nga arritjet më të mëdha gjatë mandatit të tij ishte refuzimi i një oferte gjigante nga Paris Saint‑Germain për yllin e madh të skuadrës katalanase, Lamine Yamal.“Është një nga arritjet për të cilat jam më krenar. PSG ofroi 250 milionë euro për ta transferuar dhe ne e refuzuam”, u shpreh Laporta. Komentet e tij i referohen interesimit të drejtuesve të PSG-së, përfshirë…
Largimi i materialeve që përmbajnë azbest në kryeqytet konsiderohet shumë i nevojshëm, por duhet të bëhet me kujdes të veçantë. “Largimi i tyre, duhet të bëhet me kujdes të veçantë, nga persona të trajnuar dhe çka është një element i rëndësishëm është që të sigurohet deponimi ose varrimi i materialit të Azbestit , ngase nga momenti i shkapërderdhjes, degradimi i tij rezulton me disa fije, të cilat janë mjaftë të rrezikshme”, ka thënë Prof. Dr. Naser Kabashi, fakulteti i i inxhinierisë dhe ndërtimitNga pulmologë thuhet se prezenca e grimcave të azbestit në ajrin që thithim, mund të ketë pasoja të…
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diamantet historike të Mbretëreshës Elizabeth
Para rreth 1800 të ftuarve në Westminster Abbey, Princesha e Uellsit tërhoqi gjithë vëmendjen me një paraqitje elegante në ceremoninë e Ditës së Commonwealth-itPrincesha e Uellsit edhe një herë konfirmoi statusin e saj si ikonë mode. Në shërbimin solemn me rastin e Ditës së Commonwealth-it në Londër, ajo u shfaq me një paraqitje elegante të frymëzuar nga estetika e viteve ’80, të plotësuar me diamante historike që Mbretëresha Elizabeth II i kishte veshur në ditën e saj të dasmës.Familja mbretërore britanike u mblodh të hënën në Westminster Abbey në shërbimin tradicional me rastin e Ditës së Commonwealth-it. Mes të pranishmëve,…
Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për të ardhmen e saj pas datës 4 prill, kur përfundon mandati i saj si presidente, duke mos konfirmuar e as mohuar një rikthim në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).Gjatë një interviste për Syri TV, Osmani theksoi se vendimet e saj do të bazohen mbi interesin e qytetarëve të Kosovës dhe mbi zhvillimet aktuale në vend. Ajo u shpreh:“Do të bëjë atë që është në interes të qytetarëve të Kosovës. E keni si opsion rikthimin në LDK? Do ta shoh se cili do të jetë interesi më i madh i Kosovës në…
Australia u ka dhënë azil pesë anëtareve të kombëtares së femrave të Iranit, të cilat ndodheshin në vend për të marrë pjesë në AFC Women’s Asian Cup 2026.Sipas mediave ndërkombëtare, futbollistet u larguan nga hoteli i tyre në Gold Coast në orët e para të mëngjesit të së martës dhe u dërguan në një vend të sigurt nga policia federale australiane. Aty ato u takuan me ministrin e Brendshëm të Australisë, Tony Burke, ku u finalizua procesi për vizat humanitare. Kombëtarja iraniane kishte mbërritur në Australi muajin e kaluar për turneun kontinental, para se të shpërthente lufta në Iran. Pas…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari