Author: korrektpress

Poezi nga: József Attila Përktheu: Aurel PlasariAtë grua të bukur sërish ta shikoj unë dua, përralloren, të hijshmen, të bukurën fort atë grua, tek shëtisnim të tre ndër kodrina, korije, bregore, përmbi baltë e lehtë tek shkelte, serioze, gazmore, kur si gjeth unë dridhesha tek më vështronte veç mua, atë grua të bukur sërish ta shikoj unë dua, ta shikoj dhe një herë, vetëm kaq, asgjë tjetër: ëndërruese, në diell, te kopshti nën tendën e vjetër, me një libër në duar të mbyllur si zemra e saj ndërsa dridhet gjethnaja e dendur e vjeshtës, pastaj me ngadalë të ngrihet ajo…

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (09.03.2026) në orën 21:25 në fshatin Bogorodicë, rrethina e Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gjevgjeli e privuan nga liria I.D. (43) nga Gjevgjelia.”Më parë, rreth orës 21:00 në fsh. Bogorodicë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë i kanë dhënë shenjë për ndalim një automjeti udhëtarësh “Alfa Romeo” me targa të Vallandovës, të cilin e drejtonte, por ai nuk ka ndaluar automjetin dhe menjëherë më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjet në një monument në qendër të fshatit. Në këtë rast, ai ka pësuar lëndime dhe…

Read More

Drejtori operativ i Kupës së Botës në FIFA, Heimo Schirgi ka thënë se turneu ishte “shumë i madh” për t’u shtyrë për shkak të trazirave globale të shkaktuara nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit. Schirgi i bëri këto komente të hënën në Dallas, ku do të vendoset Qendra Ndërkombëtare e Medias për turneun, i cili fillon më 11 qershor.Schirgi theksoi se FIFA po monitoron luftën në Iran dhe pasojat e saj. “Nëse do të kisha një top kristali, do t’ju thosha se çfarë do të ndodhë, por është e qartë se situata po evoluon. Po ndryshon dita-ditës dhe ne po e…

Read More

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeveria e Kosovës.Sipas vendimit, masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars 2026.E lidhur me këtë, juristi Korab Sejdiu ka reaguar, duke thënë se për një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e dy degëve të pushtetit – dhe në fakt, edhe të tretës – kjo është një kohë tmerrësisht e gjatë. Sejdiu tutje…

Read More

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar fermerët e kryeqytetit për hapjen e thirrjes për aplikim për subvencione – pagesa direkte në fushat e blegtorisë, bletarisë dhe shpezëtarisë për vitin 2026.Në njoftim bëhet e ditur se fermerët mund të aplikojnë për mbështetje financiare që synon zhvillimin dhe përmirësimin e sektorit bujqësor në komunë.“Fermerë të nderuar, ju njoftojmë që Kryeqyteti Prishtina përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione – pagesa direkte në blegtori, bletari dhe shpeztari për vitin 2026”, thuhet në njoftim.Detajet për aplikim dhe formularët përkatës mund të…

Read More

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.Për javën e njëzet e tretë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Laurent Xhylani, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Prishtina, e cila përfundoi me rezultat 3:0.Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Pasi mori këtë çmim, Xhylani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.”Ka qenë…

Read More

Ndërmarrja Publike Lokale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë pagesën e detyrimeve për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave deri më 20 mars, në mënyrë që të shmangin ndëshkimet dhe shpenzimet shtesë.Nga kjo ndërmarrje është theksuar se përmbushja me kohë e obligimeve financiare ndikon drejtpërdrejt në funksionimin më të mirë të shërbimeve dhe në mirëmbajtjen e një ambienti më të pastër.“Ju ftojmë që obligimet tuaja t’i përmbushni me kohë, duke kontribuar në funksionimin më të mirë të shërbimeve dhe në mbajtjen e një ambienti më të pastër për të gjithë”, thuhet në njoftimin…

Read More

Vedat Muriqi është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në La Liga për xhiron e 27-të.Kjo pas paraqitjes së tij fantastike vikendin që lamë pas, me sulmuesin dardan që ishte autor i dy golave të realizuar ndaj Osasunas.Mallorca luajti baras me rezultat 2-2 në udhëtim, në një ndeshje të cilën e lëshoi nga duart vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.Muriqi në atë përballje ishte vlerësuar si ‘Lojtari më i Mirë’ duke marrë notën 8.6 nga Sofascore dhe tashmë është bërë pjesë edhe e 11-shes më të mirë të javës. 31-vjeçari rreshtohet në fazën ofanzive së bashku…

Read More

Republika Islamike zgjedh një udhëheqës të ri suprem dhe e kthen veten në një biznes familjar.Nga: Reuel Marc Gerecht dhe Ray Takeyh / The Wall Street Journal Përkthimi: Telegrafi.comPër herë të tretë në historinë e saj, Republika Islamike e Iranit ka zgjedhur një rahbar, ose udhëheqës suprem. Babai i revolucionit, Ajatollahu i Madh Ruhollah Khomeini (1979-89), njihej për erudicionin e tij provokues teologjik dhe autoritetin karizmatik. Pasardhësi i tij, Ajatollah Ali Khamenei (1989-2026), e kompensoi pozitën e tij të dobët fetare me një përvojë në qeverisje dhe me një mjeshtëri në detaje.Djali dhe pasardhësi i Khameneit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, 56…

Read More

Hailey Bieber në një intervistë për ‘Vogue Australia’ foli për jetën nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut dhe për mbështetjen që merr nga bashkëshorti i saj, Justin Bieber. Ajo tha se të jetosh nën presionin e mediave dhe opinionit publik nuk bëhet kurrë plotësisht më e lehtë, edhe pse me kohën mëson ta përballosh më mirë. Sipas saj, fakti që është e martuar me dikë që e kupton këtë presion është një burim i madh ngushëllimi. View this post on Instagram A post shared by Hailey Rhode Bieber (@haileybieber)Hailey theksoi gjithashtu se i ndihmon shumë të flasë me miq që…

Read More