Author: korrektpress

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen dhe performancën e saj në Formula 1 Australian Grand Prix 2026. Artistja u ngjit në skenë të shtunën duke dhuruar një performancë energjike që u prit me entuziazëm nga publiku.Rita u shfaq me një veshje të guximshme dhe elegante: çorape transparente, çizme lëkure me lidhëse, të brendshme të zeza prej lëkure dhe një rrip të bardhë. Ajo e kompletoi pamjen me një xhaketë me kuadrate bardhë e zi dhe vathë të mëdhenj argjendi, duke sjellë një stil modern dhe skenik.Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën e saj…

Read More

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.Gazetari Shkumbin Pireva ka thënë se ai këtë sezon nuk e sheh Real Madridin duke triumfuar në ndonjë garë, me ç’rast e ka favorizuar Manchester Cityn për t’u kualifikuar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Pireva gjithashtu tha se pak më të favorizuar e sheh edhe Paris Saint-Germainin në duelin që do ta zhvillojnë ndaj Chelseat.“Realin këtë sezon e shoh pa trofe, domethënë do të humb…

Read More

Dy të rinj nga Manastiri u lënduan pasi një automjet pasagjerësh Mini Cooper doli nga rruga pranë fshatit Velmevci, Demirhisar.Siç raportohet nga Ministria e Brendshme, më 7 mars 2026 në orën 07:27, në Departamentin e Policisë së Manastirit është raportuar se një automjet me targa të Manastirit, i drejtuar nga M.D. (25) nga Manastiri, ka dalë nga rruga.Në aksidentin e trafikut janë lënduar shoferi dhe pasagjeri H.N. (21) nga Manastiri, të cilët më pas janë transportuar në Spitalin Klinik të Manastirit për ndihmë mjekësore. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, oficerët e policisë përcaktuan se drejtuesi i mjetit po drejtonte nën…

Read More

Polemikat mes Qeverisë dhe Presidencës janë thelluar pas publikimit të një videoje nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani, ku shfaqet ministri i Financave Hekuran Murati duke folur për afatin e zgjedhjes së presidentit dhe mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.Në deklaratën e shpërndarë të shtunën nga këshilltarët e presidentes, përfshirë Donika Kadaj dhe Egnesa Vitia, Murati dëgjohet duke thënë se nëse deri më 4 mars nuk zgjidhet presidenti ose presidentja e re, atëherë duhet të shpërndahet Kuvendi. Publikimin e ka shpërndarë edhe shefja e stafit të presidentes, Learta Hollaj.Pas publikimit të videos, Murati ka reaguar duke sqaruar se deklarata e tij…

Read More

Real Madrid po kalon një periudhë reflektimi të brendshëm lidhur me njërin prej transferimeve më të bujshme të sezonit të fundit.Emri i Dean Huijsen, një qendërmbrojtës spanjoll vetëm 20-vjeçar, po ngre dyshime brenda klubit. Ajo që fillimisht u paraqit si një investim strategjik për të ardhmen, tashmë është shndërruar në temë debati për drejtuesit e klubit.Mbrojtësi i ri erdhi nga Bournemouth për një shifër të konsiderueshme prej 62.5 milionë eurosh, një shumë e lartë për një lojtar të moshës së tij. Operacioni u drejtua drejtpërdrejt nga Florentino Perez, i bindur se qendërmbrojtësi kishte cilësitë e nevojshme për t’u bërë një…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një ceremoni të veçantë mësues shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora, me rastin e Ditës së Mësuesit, për të vlerësuar kontributin e arsimtarëve në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe ndër breza. Në këtë ceremoni morën pjesë mësues në pension nga e gjithë Shqipëria, arsimtarë nga shkollat shqipe në Kosova, Mali i Zi dhe rajoni, si dhe mësues të shkollave shqipe të diasporës nga vende të ndryshme të botës.Në fjalën e tij, Begaj theksoi rëndësinë e 7 Marsit jo vetëm si një datë simbolike, por edhe si një moment reflektimi për rolin…

Read More

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka ndezur sërish rivalitetin e zjarrtë mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, duke bërë një sulm të fortë ndaj Real Madrid pas fitores dramatike 2-1 ndaj Celta Vigos.Gjatë një eventi të fushatës, shefi i Blaugranës vuri në dyshim legjitimitetin e golit fitues të Los Blancos, duke sugjeruar se klubi i kryeqytetit vazhdon të përfitojë nga vendimet e favorshme të gjyqtarëve dhe nga fati, ndërsa ekipi i tij trajtohet me standarde të ndryshme.Kontestimi lidhet me golin e vonshëm të Federico Valverde, që vendosi rezultatin për Real Madrid të premten. Laporta insistoi se ky gol duhej të…

Read More

Më datë 06.03.2026 në orën 22:20, në rrugën Tetovë-Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga fshati Sedllarcë e Epërme i Tetovës.Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Tetovës. Pas masave të ndërmarra, u konstatua se drejtuesi ishte i mitur dhe po e drejtonte automjetin pa dhënë provimin për patentë shoferi.Me urdhër të prokurorit publik, personi është arrestuar, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Read More

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova. Pas mbylljes së këtij kapitulli televiziv, Olta mbetet shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe projektet e saj, duke mos i zhgënjyer kurrë fansat që e ndjekin prej vitesh.Së fundmi, aktorja publikoi disa fotografi që menjëherë morën vëmendjen e ndjekësve të saj. Olta Gixhari/InstagramNë imazhet e shpërndara, Olta shfaqet në një ambient elegant restoranti, e veshur me një fustan të kuq nga marka e saj, që i thekson linjat…

Read More

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kulmoi sonte në Prekaz me ceremoninë tradicionale të Natës së Zjarreve, një nga momentet më simbolike të përkujtimit të rënies heroike të familjes Jashari. Në 28-vjetorin e kësaj ngjarjeje historike, qytetarë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Kompleksin Memorial në Prekaz për të nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari që ranë për lirinë e Kosovës.Ceremonia u zhvillua në zemrën e Prekazit. Pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës ndezën flakadanin pranë Kullës së Lirisë, duke nisur kështu ritin tradicional të Natës së Zjarreve. Pas nderimit që i bënë…

Read More